Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Një fund pa lavdi për Sali Berishën

08:25 / December 26, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sali Berisha5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Imer Mushkolaj

Sali Berisha ka sunduar me “dorë të fortë” dhe mban përgjegjësinë për ngjarje monstruoze që kanë ndodhur në vendin e tij. Atë po e pret një fund meritor, i braktisur nga të gjithë dhe pa keqardhje nga askush.

Lexo edhe :

Related Posts

  • 1703582568 finalprojekt.01011723.Still101
    ''Të ruhet me policë te dera'', flet avokati i Sali Berishës: Hakmarrje, nuk ka prova të ligjshme
  • berisha10
    Do të arrestohet? Shtyhet seanca në GJKKO për Sali Berishën
  • 456bc671 b102 4ca6 a9d2 f39ba0689b41 675x450 1
    Sot GJKKO vendos nëse do arrestohet, Berisha: Procesi ndaj meje pa asnjë fakt, dokument apo firmë

Sali Berishës i është hequr imuniteti i deputetit dhe pritet të arrestohet nga prokuroria e posaçme, e njohur si SPAK. Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë duket se do ta përfundojë karrierën e tij politikë në formën më të palavdishme.

Kjo situatë e krijuar në Shqipëri është me fort domethënie dhe shënon një kthesë të madhe në politikë e shoqëri. I përfshirë në listat e zeza të amerikanëve, europianëve dhe britanikëve, i izoluar ndërkombëtarisht, figura më e rëndësishme politike e pas komunizimit duket se do të përfundojë karrierën politike padenjësisht. Megjithatë, siç e ka merituar.

Ai që ka qeverisur me “dorë të fortë” ndër vite, ai që ka pasur shtetin në dorë dhe në disa raste e ka keqpërdour për qëllime të veta politike, tash është në dorë të shtetit. Tash është i braktisur thuajse nga të gjithë. Thirrjeve të tij për protesta dhe revolucion nuk po iu përgjigjet më askush, madje as të vetët.

Ai po bën përpëlitjet e fundit politike për të kundërshtuar drejtësinë, për ta sulmuar drejtësinë, ashtu siç ka bërë me vite, me dekada në të gjitha rastet kur nuk i kanë pëlqyer vendimet e marra. Veçanërisht sulmet e tij u ashpërsuan kur SPAK nisi procedimin penal për korrupsion pasiv ndaj tij dhe dhëndrrit të tij.

Por arrestimi i Berishës do të ishte sinjal serioz për të gjithë politikanët si ai, që mund të ndyejnë duart në kriminalitet e korrupsion. Po ashtu, arrestimi i tij do të jetë një ditë e zezë për opozitën shqiptare, të fragmentuar e të sakatuar, edhe me kontributin e paçmueshëm të vetë Berishës.

Nëse sot Shqipëria nuk ka opozitë të fortë, pjesën më të madhe të fajit duhet kërkuar te Berisha. Nëse sot shoqëria shqiptare është e ndarë dhe e polarizuar, prapë fajin duhet kërkuar tek ai. Për tri dekada ai nuk ka reshtur së sulmuari, etiketuari, së shari e fyeri këdo që ka mundur, majtas e djathtas, lart e poshtë. Për tridhjetë vjet ai ka dhënë shembullin më të keq se si një politikan, simbol i rënies së një regjimi, kthehet në simbol të një regjimi të ri dhe qeveris me metoda të ngjashme si në komunizëm.

Sali Berisha ka sunduar me “dorë të fortë” dhe mban përgjegjësinë për ngjarje monstruoze që kanë ndodhur në vendin e tij. Ai ishte president shteti kur falimentuan firmat piramidale, që kishin nisur të funksiononin me bekimin e tij.

Ai ishte në pushtet kur theu embargon e OKB-së për naftën dhe furnizoi Slobodan Milosheviqin, për të kryer krimet e tmerrshme në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ai ishte në pushtet kur nisi lufta civile, madje urdhëroi dërgimin e ushtrisë kundër protestuesve në jug të vendit, gjatë vitit të tmerrshëm 1997. Ai ishte në pushtet kur burgosi Fatos Nanon, kur zhduku Remzi Hoxhën.

Sali Berisha ishte në pushtet edhe kur ndodhi tragjedia e Gërdecit, ai ishte në pushtet edhe kur ndodhi 21 janari i vitit 2011, kur dha urdhër të qëllohen protestuesit në shesh dhe u vranë katër nga ta. Ai ishte në pushtet edhe kur i vodhi në mënyrë spektakolare zgjedhjet në Tiranë, për t’ia dhënë fitoren Lulzim Bashës. Bashës, të cilin më pas e bëri kryetar të partisë dhe i cili asnjëherë nuk i ka sqaruar dyshimet për keqpërdorimin e 200 milionë eurove gjatë ndërtimit të Rrugës së Kombit.

Pra, Sali Berisha ishte në pushtet në momemnet më të errëta të historisë së re shqiptare, siç ishte në pushtet edhe në ndonjë moment të ndritshëm, siç ishte anëtarësimi i Shqipërisë në NATO.

Në një mënyrë a tjetër, Sali Berisha dominoi skenën politike shqiptare për tri dekada. Por, pak ose aspak ka mbetur nga ai simboli i dikurshëm i demokracisë dhe luftës kundër diktaturës, pjesë e së cilës ishte edhe vetë. Pak ka mbetur nga Berisha i pëlqyer edhe nga kosovarët në një kohë të vështirë për ta, pa e ditur të vërtetën e plotë për bëmat e tij. Nga Berisha, i cili për pushtet bëri gjithçka.

Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Një sondazh për sharësit revolucionarë antiturizëm

11:34 / July 22, 2026

Kur mendimi opozitar “merr malet”

22:35 / July 21, 2026

Rinovimi i PD, si protesta e flamingove

21:33 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.