Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), ka shtyrë seancën për caktimin e masës së sigurisë për Sali Berishën. Seanca është shtyrë për ditën e nesërme, kjo pasi avokatët e Sali Berishës kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Po ashtu avokatët kanë kërkuar më tepër prova për kërkesën e SPAK-ut.
Nga ana tjetër, Sali Berisha në një bashkëbisedim me të rinjtë e FRPD, deklaroi se Shqipëria sot, njëlloj si në diktaturën komuniste, ka të gjitha të pushtetet e saj në dorën e një njeriu.
Lexo edhe :
Related Posts
“Nga memoria dhe eksperienca ime, Shqipëria pati dy diktatorë gjatë diktaturës komuniste, Enver Hoxhën dhe pasardhësin e tij. Enver Hoxha i kishte të gjitha në dorë, por pasaardhësi nuk i kishte të gjitha pushtetet në dorë. Pavarësisht se përpiqej, por sërish nuk i kishte. Sot Edi Rama ka në mënyrë absolute, në mënyrën më të verbër, çdo pushtet.
Ju jeni dëshmitarë, ndoshta keni ndjekur procesin e tij ndaj meje. Një proces pa asnjë fakt, pa asnjë dokument, pa asnjë firmë të Sali Berishës në privatizimin e një kompleksi me qindra pronarë, njëri prej të cilëve ishte dhëndri im, Jamarbër Malltezi. Asnjë firmë. Një proces i filluar në vitin 1995, i përfunduar në vitin 2009 në përputhje me të gjitha ligjet e vendit”, tha Berisha.





