Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sot GJKKO vendos nëse do arrestohet, Berisha: Procesi ndaj meje pa asnjë fakt, dokument apo firmë

11:14 / December 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
456bc671 b102 4ca6 a9d2 f39ba0689b41 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot GJKKO do të vendosë nëse do ta arrestojë me burg apo do ta çojë në ”arrest shtëpie”, Sali Berisha deklaroi se procesi ndaj tij është pa asnjë fakt, dokument apo firmë. Gjatë një aktiviteti me të rinjtë, ai sulmoi Ramën se ka marrë pushtetin e çdo institucioni.

”Edi Rama ka në mënyrë absolute, në mënyrën më të verbër, çdo pushtet. Ju jeni dëshmitarë, ndoshta keni ndjekur procesin e tij ndaj meje. Një proces pa asnjë fakt, pa asnjë dokument, pa asnjë firmë të Sali Berishës në privatizimin e një kompleksi me qindra pronarë, njëri prej të cilëve ishte dhëndri im, Jamarbër Malltezi. Asnjë firmë. Një proces i filluar në vitin 1995, i përfunduar në vitin 2009 në përputhje me të gjitha ligjet e vendit.

Lexo edhe :

Related Posts

  • 1703582568 finalprojekt.01011723.Still101
    ''Të ruhet me policë te dera'', flet avokati i Sali Berishës: Hakmarrje, nuk ka prova të ligjshme
  • berisha10
    Do të arrestohet? Shtyhet seanca në GJKKO për Sali Berishën
  • Sali Berisha5
    Një fund pa lavdi për Sali Berishën
  • 1703580821 gencgjokutajdhesokolmengjesi
    SPAK kërkon ''arrest në shtëpi'', Sali Berisha nuk shkon në GJKKO, çon avokatët. Pritet vendimi
  • berisha10
    Sot do të ''burgoset'' Berisha, seanca në GJKKO

Në këtë proces ka diçka shumë të veçantë, ky që ka marrë tokën e tij dhe është një i 500 mijti pronar që ka marrë trojet dhe ka marrë 400 metra nga 1 miliard e 577 milionë e 400 mijë metër katrorë tokë që qeveria, në përputhje me programin e saj, ua dorëzoi pronarëve legjitimë. Ky vihet në gjendje arresti.

Vetë Edi Rama, me firmën e tij, me 4 vendime qeverie, merr nga toka e kësaj familje, të cilët fisnikërisht e kishin dhuruar për shkollë komuniteti, 1500 metër katrorë tokë. Po si i merr? Me 4 firma. Ky që mori 400 metra nuk ka asnjë firmë të Sali Berishës. Kurse ky tjetri, për të marrë 1500 metra, vendos 4 firma njëra pas tjetrës, dhe burgos këtë, njëlloj siç burgosën në vitin 1946, paraardhësit e tij”, tha Berisha.

Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.