Author: tirana

16 artistë u ndanë nga jeta përgjatë vitit 2023, dhe lanë një trashëgimi të madhe për botën. Ndër ta kanë qenë ylli i Friends Matthew Perry, trashëgimtarja e Elvisit, Lisa Marie Presley e cila pësoi një arrest kardiak dhe Jerry Springer. Bota e muzikës humbi Harry Belafonte dhe Tony Bennett, të dy në moshën 96-vjeçare, si dhe “Mbretëreshën e Rock ‘n’ Roll” Tina Turner, Robbie Robertson nga The Band dhe David Crosby nga CSNY dhe The Birds etj. Harry Belafonte Ai ishte një këngëtar, kompozitor, aktor dhe aktivist i dashur. Ai ishte i dashur nga miliona për shumë arsye. Ai…

Read More

është një ditë e rëndësishme për PD-në, pasi do të jepet vendimi final për masën e sigurisë që do të marrë lideri historik, Sali Berisha tashmë pa imunitet, vendimi për vulën e PD-së dhe protestë nga grupi Berisha-Bardhi. Sali Berisha do të vijojë të jetë në pritje për të paktën 24 orë të tjera për të mësuar fatin e tij, pasi sot GJKKO nuk pati një vendim. Pas rreth 1 ore seancë, GJKKO vendosi që të shtyjë për ditën e nesërme në orën 11:00 vendimin për ish-kryeministrin. Gjyqi për vulën e PD-së Po ashtu nesër do të jetë gjyqi për…

Read More

Kjo e mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti pritet të jetë i kthjellët e vranësira të pakta gjatë orëve të para të ditës, por do të ketë prezencë të mjegullës dhe mjegullinës përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Era do të jetë me drejtim veri-verilindje me shpejtësi 1-5m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në bregdetin jugor në orët e mbrëmjes fiton shpejtësi deri 10-12m/s. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Read More

Dashi Dita do të nisë paksa e ndrydhur. Mund të ndiheni të lodhur nga ditët e mëparshme, më mirë ta shfrytëzoni këtë ditë për t’u çlodhur pak dhe për të rikuperuar energjinë tuaj. Mundësisht, bëni një pushim në punë. Demi Ju pret një ditë veçanërisht interesante. Do të keni energji, vitalitet, kreativitet dhe dëshirë për të qenë mes njerëzve. Do të jetë një kohë e mirë për t’u rilidhur me dikë ose për të takuar njerëz të rinj. Binjakët Mos e lini veten të ndikoheni nga disa mendime negative, ndoshta të lidhura me të kaluarën ose me një person që…

Read More

GJKKO vendosi që të shtyjë për ditën e mërkurë seancën për të shqyrtuar masën ndaj ish-kryeminsitrit Sali Berisha, pas këkesës së avokatëve. Avokatët e ish-kreut të qeverisë kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja për konflikt interesi. Pritet që ditën e nesërme GJKKO të shqyrtojë kërkesën e avokatëve të ish-kryeministrit Sali Berisha. Kërkesën për përjashtimin ose jo nga çështja të gjyqtares Irena Gjoka, do ta shqyrtojë gjyqtarja Rudina Palloi. Gjyqtarja Palloi u përcaktua përmes shortit për të shqyrtuar kërkesën e avokatëve të ish-kryeminsitrit Sali Berisha.

Read More

Sopranoja e njohur shqiptare Ramona Tullumani është një nga artistet me të cilën mirëpresim vitin e ri 2024 në atmosferën e ngrohtë të Operës së Sofjes, në koncertin tradicional gala të Vitit të Ri (29, 30 dhe 31 dhjetor 2023), biletat për të cilin u shitën një muaj më parë. Ramona adhuron të këndojë në skenën e Sofjes, sepse e vlerëson publikun bullgar dhe sepse ka rrënjë bullgare. Stërgjyshi i saj Georgi Lillov ishte një inxhinier që punonte me arkitektin Llazar Parashkevanov gjatë ndërtimit të Teatrit të Operës së Sofjes në rrugën Vrabça. Ne zhvillojmë bisedën tonë me Ramonën në ambasadën…

Read More

Një automjet tip “Benz” autobot është përplasur me një mjet bujqësor pasditen e sotme, rreth orës 17:00. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Frakull e Vogël. Policia njofton se automjeti tip “Benz” autobot, me drejtues shtetasin A. G., 36 vjeç, është përplasur me një mjet bujqësor, frezë, me drejtues shtetasin D. Rr. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi D. Rr., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit. Njoftimi i policisë: Fier Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Frakull e Vogël, automjeti…

Read More

Bieta Sulo ka rrëfyer në emisionin “Në Shtëpinë Tonë” marrëdhënien e veçantë dhe të ngushtë me Xhoelën, vajzën e Alban Dudushit. Bieta ka treguar njohjen e saj të parë me të, ndërsa ka theksuar faktin se pse asnjëherë nuk është përpjekur që në këtë raport shume të ngushtë, t’i zëvendësojë asaj rolin e mamasë. “Në marrëdhënie të tilla, ajo që bëhet gabim, është që gratë e baballarëve, ndonjëherë tentojnë të bëjnë mamatë pa dashje, ndërkohë pse duhet të tentosh këtë rol, kur fëmija i gëzon lumturisht dhe i pastë me jetë të dy prindërit. Ti je mikesha në krah kur…

Read More

Një aparat celular e ka vënë para përgjegjësisë ligjore të dënuarin më burgim të përjetshëm Indrit Shaqen. Para gjykatës së Elbasanit, ai ka treguar se telefonin e gjetur në një kuti prej druri ia ka blerë të dënuarit tjetër Sokol Mjacaj. Në këtë situatë, ai kërkon që të distancohet nga vrasjen e Arben Lleshit brenda qelisë së Peqinit Indrit Shaqja i dënuari më burgim të përjetshëm dhe së fundmi i vënë në akuzë për shkak të një telefoni të gjetur në qelinë e tij kërkon që të distancohet nga vrasja e Arben Lleshit. Shaqja ka treguar se aparatin celular ia…

Read More

Në qendrën tregtare dhe rezidenciale “Metropol” në Lushnjë ra zjarr masiv me dëme të mëdha në një godinë 12 katëshe. Katër katet e para ishin qendër tregtare ndërsa të tjerët ishin apartamente banimi. Zjarri mendohet se ka shkrumbuar rreth 300 biznese, duke shkaktuar humbje kolosale sidomos për ata që janë të pasiguruar. Zjarri ka shkrumbuar gjithçka brenda në katin e tretë dhe të katërt. Paraprakisht shkak i zjarrit masiv që ra rreth orës 14:40 të ditës së djeshme dhe u deshën 10 orë për ta shuar, dyshohet se është shkëndija elektrike. Do të jetë ekspertiza që do të përcaktojë nëse…

Read More

Orges Shehi është zyrtarisht trajneri i Partizanit. Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi i kuq, i cili ka prezantuar teknikun që shpalli kampion Tiranën përpara dy sezonesh. Ditën e nesërme në orën 11:00 do të bëhet prezantimi i durrsakut, teksa ai do të zërë vendin e Arbër Abilaliaj, i cili do të rikthehet dhe njëherë të jetë vetëm drejtori sportiv i “demave”.

Read More