Author: tirana

Kombëtarja shqiptare e futbollit me shumë gjasa përgatitjet në prag të Europianit 2024 do t’i zhvillojë në Algjeri. Bëhet fjalë për dy miqësore në muajin mars të cilat do të jenë dhe një test i mire për trajnerin Silvinjo para se të nisen për në Gjermani. Kuqezinjtë do të përballen me kombëtaren jo evropiane në një turne me 4 skuadra. Përveç Shqipërisë flitet se do të jetë Algjeria që do të presë të gjitha ndeshjet, si dhe Afrika e Jugut dhe Bolivia. Dy ndeshje për çdo kombëtare me short caktohen përballje gjysmëfinale ndërsa fituesit shkojnë në finale, ndërkohë humbësit luajnë…

Read More

Pas protestës që mbajti Sali Berisha me mbështetësit e tij, Gjykata e Lartë ka dhënë vendimin për vulën dhe logon e PD-së. Gjykata e Lartë e ka kaluar në Apel, dhe kërkon që të merret në shqyrtim nga një trup e re. Gjykata e Lartë me vendimin e sotëm prishi vendimin e Apelit që rrëzoi vendimin e Agron Zhukrit që i dha vulën Berishës dhe ktheu çështjen në Gjykatë e Shkallës së Parë për t’u rishqyrtuar. Apeli detyron Gjykatën e Apelit që të marrë vendim për vulën e PD-së me një tjetër trupë gjykuese. Njoftimi i plotë Kolegji Civil i…

Read More

Shkëlzen Berisha thotë se nuk ka ndërmend të angazhohet në polititikë. Kërkesat e SPAK për masat e sigurisë ndaj babait të tij, Sali Berisha i quan si “groteske”. SPAK ka kërkuar që zoti Berisha të mos takohet me askënd tjetër përveç atyre që jetojnë me të në banesë. A do takoni babain tuaj? Ky është një vendim grotesk, më jepni një vend jo në Europë, porn ë botë, që lideri i opozitës mbahet në arrest, pa akuzë. Donald Trump ka 34 akuza dhe vijon i lirë, qëllimi politik është jashtëzakonisht u qartë. Zonjë ju e dini më mirë se sa…

Read More

Shqiptarja Aureta Thomollari është përzgjedhur nga revista ”Forbes” si një nga Top Creators në kategorinë e Modës. Në këtë kategori, ”Forbes” ka përfshirë njerëz me ndikim në rrjete sociale, të cilët kanë formësuar shijet dhe tendencat globale. Ajo renditet mes emrave si: Emma Chamberlain, Chiara Ferragni, Charli D’Amelio, Madison Beer, Sofia Richie etj. “Aureta Thomollari u zhvendos për herë të parë në SHBA nga Shqipëria në moshën 9-vjeçare”, shkruan Forbes. “Pasi hapi një dyqan bizhuterish në Los Angeles, ajo nisi të postonte në Instagram për të treguar sipërmarrjet e saj dhe frytet e sipërmarrjes së saj, bizhuteritë luksoze, pushimet dhe…

Read More

Këtë të mërkurë një ngjarje e rëndë kriminale është shmangur në Kurbin, ku një 60-vjeçar është vënë në pranga, pasi akuzohet se qëlloi me armë në drejtim të banesës së një 60-vjeçari, pas një konflikti mes tyre. Mësohet se autori i vënë në pranga është 41-vjeçari Rasim Mihana. Njoftimi i policisë Kurbin/Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale. Mori armën e zjarrit në banesë, dhe qëlloi në drejtim të banesës së një 60-vjeçari, për shkak të një konflikti të çastit, duke iu rrezikuar seriozisht jetën familjarëve, kur pa që po mbërrinte Policia, u largua në pyll. Pas kërkimeve dhe ndjekjes…

Read More

Pas më shumë se një orë protestë tek Gjykata e Lartë dhe një marshim nga PS-ja, te sheshi ”Skënderbej” dhe në fund tek selia blu, Sali Berisha shpalli tashmë nisjen e protestave kundër institucioneve që sipas tij janë shndërruar në armë të diktaturës. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të zhdukë PD-në, teksa premtoi se protestat do të zgjerohen shumë shpejt në çdo skaj të Shqipërisë. “Sot, në betejën pa kthim kundër diktaturës çelëm një faqe të re. Sot ne nisëm protestën kundër institucioneve të shndërruara në armë të diktaturës. Kjo është protesta e parë në historinë para…

Read More

Për të dytën herë, Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e gjykatëses Irena Gjoka. Vendimi është marrë ditën e sotme, nga gjykatësja Rudina Palloi. ”Personi nën hetim Sali Berisha nëpërmjet mbrojtësve të tij ka paraqitur kërkesën për përjashtimin e trupit gjykues që shqyrton kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me objekt: zëvendësimin e masës së sigurimit. Kjo kërkesë iu kalua për shqyrtim gjyqtarit të gatshëm, i cili në përfundim të gjykimit vendosi rrëzimin e kërkesës”, thuhet në vendim. Kjo kërkesë u bë nga avokatët në seancën e djeshme, me argumentin se kjo…

Read More

Sali Berisha duket se nuk do ta njohi masën e sigurisë që Gjykata pritet të shqyrtojë sot, që është ajo e ”arrestit në shtëpi” me mbikëqyrje policore, jo kominikim me të tjerë, veç me bashkëjetuesit. I pyetur nga gazetarët gjatë protestës se si ndihet në “protestën e tij të fundit” pasi pritet të njihet me masën “arrest shtëpie”, ish-kryeministri Sali Berisha u përgjigj: “Kush e tha këtë, do jetë më madhështore”.

Read More

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka dëshmuar këtë të mërkurë në GJKKO lidhur me dosjen “Gërdeci”, teksa komentoi edhe thirrjen për të dëshmuar të djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha. “Është e domosdoshme të thirren dëshmitarët. Edhe ata që nuk ndodhen brenda vendit ka mënyra për të dëshmuar. Bëj thirrje në emër të të vërtetës që gjithsecili të flasë dhe të tregojë të vërtetën siç është. Duhet të rithirren personalitetet ushtarake. Duhet të thirren edhe ministrat që kam kërkuar të thirren. Përndryshe do të ecim me konceptin e vjetër që ushtria është partia”, tha Mediu.

Read More

Zbardhet dëshmia e djalit të ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha, teksa u thirr këtë të mërkurë si dëshmitar në seancën gjyqësore të Fatmir Mediut për çështjen “Gërdeci”. Ai ka thënë se ditën kur ndodhi shpërthimi në Gërdec, ka qenë jashtë shtetit. “Kam qenë jashtë vendit ditën e shpërthimit të Gërdecit. E kam mësuar ose nga media, ose nga bisedat me familjarët e mi ngjarjen, nuk e saktësoj dot. Me ish-ministrin e Drejtësisë, Aldo Bumcci, njihem. Kam me të marrëdhënie miqësore prej angazhimit të tij politik. Kam qenë në zyrën e tij kur ka qenë ministër. Nuk e them dot me saktësi sa…

Read More

Pasi mbajti një fjalim të gjatë para Gjykatës së Lartë ku sot do të jepet vendimi për vulën dhe logon, Sali Berisha bashkë me protestuesit demokratë kanë ndaluar tek selia e PS-së. Nuk ka fjalime, por vetëm qëndrim. Edhe sot grupi ka vijuar ”traditën”, duke hedhur tymuese teksa po marshojnë të gjithë së bashku. Berisha tha se asgjë nuk do ta ndalë, ndërsa paralajmëroi se protesta e radhës do të jetë rrëzimi i qeverisë. Më herët Berisha krah Luçiano Boçit dhe Flamur Nokës u ulën në trotuar për disa minuta në shenjë proteste para gjykatës së Lartë. Më pas në…

Read More

Djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha ka folur pas daljes nga GJKKO, ku është marrë në pyetje lidhur me tragjedinë e Gërdecit. Shkëlzen Berisha tha se ky është teatër politik. ”Të 71 dëshmitarë ndahen në tre kategori, familjarë, ose punonjës të shtetit, ose kompanisë që kanë pasur lidhej me procesin, unë jam i vetmi dëshmitar që s’kam lidhje me këto tre kategori. Kam thënë që dëshmia ime një vit më parë s’ka asnjë lidhje me akuzën. Asgjë ato që thanë s’ka lidhje me akuzën, thirrjen time në këtë proces e konsideroj, skam asnjë informacion që mund ti shërbej akuzës, teatër politik.…

Read More