Babai i një vajze 15 vjeç në Korçë denoncoi zhdukjen e vajzës së tij që prej datës 24 dhjetor. Shtetasi me iniciale M.T 56-vjeç deklaroi në polici se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihej adresa e saj. Ndërkohë që pas disa orë kërkimesh policia ka arritur ta gjejë teksa 15-vjeçarja ka deklaruar se është larguar me dëshirë nga shtëpia. “Në vijim të informacionit të mësipërm, i cili bën fjalë për largimin nga banesa të një 15-vjeçareje nga fshati Drenovë, Korçë, ju informojmë se kjo shtetase është gjetur dhe ka deklaruar se është larguar me dëshirën e…
Author: tirana
Shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë të re për të shkatërruar qelizat kanceroze. Stimulimi i molekulave të aminocianinës me rreze thuajse infra të kuqe bën që të vibrojnë njëkohësisht dhe kjo çan membranën e qelizave të kancerit. Molekulat e aminocianinës përdoren në bioimazheri si bojë sintetike. Zakonisht përdoren në doza të vogla për të dalluar kancerin, janë të qëndrueshme në ujë dhe janë shumë të afta për t’u ngjitur në pjesën e jashtme të qelizave. Janë një milion herë më të shpejta në lëvizje dhe mund të aktivizohen me rreze thuajse infra të kuqe. Këto rreze u mundësojnë shkencëtarëve që të…
Banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Edona James së fundmi ka rrëfyer një ndër historitë e saj personale. Teksa po bisedonte me konkurentët, ajo tregoi se ish-bashkëshorti e lënë atë vetëm me dy burra të tjerë dhe është larguar për të fjetur gjumë. “Bashkëshorti më la me dy burra, tha po shkoj për të fjetur”- tregoi ajo. Edona tha se ish-bashkëshorti i saj nuk ka qenë aspak fanatik, teksa shtoi se ishte edhe besnik pasi nuk i shikonte fare vajzat e tjera. “Nuk ka qenë fare fanatik dhe nuk i shikonte vajzat e tjera”– tha transgjinorja.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka njoftuar nisjen e aplikimeve për programet e strehimit social që financohen nga buxheti i shtetit, gjatë vitit të ardhshëm. Strehimi social Sipas njoftimit nga Ministria, procedurat përcaktojnë llojet e projekteve që do të financohen nga buxheti i shtetit pjesërisht apo plotësisht, kushtet që duhet të plotësojnë bashkitë për t’u kualifikuar, si edhe formatin dhe dokumentacionin e aplikimit. Ministria e Financave tregon se për financimin e projekteve të reja, në buxhetin e vitit të ardhshëm është parashikuar një fond prej 320 milionë lekësh. Tre janë llojet e programeve sipas të cilave kategorizohen projektet që do…
Në tre vitet e ardhshme, nga 2024 deri në 2027, mbi një miliard telefona celularë do të jenë në treg me teknologjinë e inteligjencës artificiale gjeneruese në stilin e ChatGpt në bord. Këto janë parashikimet e kompanisë së analizave ”Counterpoint Research”, e cila parashikon shpërndarjen e mbi 100 milionë njësive të pajisjeve GenAI, siç quhen, deri në vitin 2024, ndërsa në vitin 2027 parashikimet shkojnë në 522 milionë, me një rritje vjetore prej 83%. Analistët i përcaktojnë këta telefona si një nëngrup pajisjesh që përdorin inteligjencën artificiale gjeneruese për të krijuar përmbajtje origjinale, në vend që thjesht të japin përgjigje…
Stefano Piolin, tekniku italian ka vendosur në dyshim qëndrimin te Milani, lidhur kjo me rezultatet negative të javëve të fundit. E sigurtë është largimi në fund të sezonit, por duket se aventura e tij në krye të kuqezinjve do të përfundojë më shpejt. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, drejtuesit kanë vënë në dispozicion të Piolit tre ndeshjet e radhës, dy në kampionat ndaj Sassuolës e Empolit, si edhe ajo në Kupën e Italisë ndaj Kaljarit. Rezultatet negative të mundshme në këto takime do ndërlikonin pozitat e 58-vjeçarit, që nuk po përjetonin momentin më të qetë që prej kur mori…
Tre vjet pas Brexit-it përfundimtar, pasojat e daljes së Britanisë së Madhe nga BE vazhdojnë t’u hapin probleme bizneseve në të dy anët. “Ndër viktimat kryesore të Brexit-it janë bizneset e vogla, të cilat shpesh janë dorëzuar”, tha ambasadori gjerman në Londër Miguel Berger për agjencinë gjermane të shtypit. “Për kompanitë e mëdha, kjo përfaqëson një kosto të caktuar, por ato janë mësuar ta menaxhojnë atë.” Tregtia dypalëshe vlerësohet sa ka rënë me 10 deri në 15 për qind që nga Brexit-i. Britania e Madhe nuk është më ndër dhjetë partnerët kryesorë tregtarë të Gjermanisë. Britania e Madhe u largua…
Një tragjedi e paimagjinueshme ku përfshihet një viktimë 23-vjeçare, e cila u qëllua për vdekje nga vëllai i saj 14-vjeçar pas një sherri për dhuratat e Krishtlindjeve ndodhi në Florida, SHBA. Siç u bë e ditur, në fakt, më pas vëllai i tretë 15-vjeçar ka qëlluar me armën e tij 14-vjeçarin dhe e ka plagosur. Siç njoftoi policia, sherri që solli vrasjen ka nisur për dhuratat e Krishtlindjeve të dielën. Sipas pamjeve të policisë, teksa 14-vjeçari Damarcus Coley ishte në kuzhinë, ai ka nxjerrë pistoletën gjysmë automatike 40 dhe i ka drejtuar në kokë vëllain e tij 15-vjeçar, Darcus Coley.…
Zëdhënësja e Partisë Demokratike ka reaguar pas zhvillimeve të sotme lidhur me logon e PD-së, duke u shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha “ka dy vjet që i mban me gënjeshtra mbështetësit e tij për t’i përdorur si mburojë ndaj halleve me drejtësinë me SHBA apo me Britaninë e Madhe”. Në reagimin e saj ajo shtoi se Berisha do të duhet të përballet me akuzat për korrupsion, ndërsa është edhe në listën e zezë të SHBA dhe Britanisë së Madhe, ndërsa PD do vijojë përgatitjet për zgjedhjet. Sipas saj, sado të investojnë në mediat e tyre me paratë e krimit dhe…
Bëhuni gati për turbulenca. Bëhuni gati, sepse viti 2024 do të jetë viti më i ngarkuar i zgjedhjeve në historinë e fundit botërore. Përqendrimi është vërtet mbresëlënës. Në qershor, në 27 shtetet e Bashkimit Evropian, 427 milionë votues do të shkojnë në kutitë e votimit për të rinovuar Parlamentin e Brukselit, ndërsa në nëntor 200 milionë amerikanë do të zgjedhin pasardhësin e Joe Bidenit. Në maj do të ketë zgjedhje legjislative në Indi, Britaninë e Madhe dhe Afrikën e Jugut, tre vende të cilat së bashku kanë mbi një miliard votues. Më pas do të jetë radha e Meksikës dhe…
Gjykata do të shpallë të enjten, në orën 15:00, vendimin për masën e sigurisë të kërkuar nga prokuroria “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore për ish-kryeministrin Sali Berisha. Kuvendi të premten e shkuar vendosi me 75 vota pro heqjen e imunitetit duke vendosur kështu Sali Berishën në dorë të drejtësisë. Pas miratimit të autorizimit nga Kuvendi për heqjen e lirisë së Sali Berishës, SPAK iu drejtua Gjykatës më datë 22 dhjetor duke i kërkuar ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin, i cili po hetohet nën dyshimet për korrupsion në privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.
Aleksandar Vulin, ish-ministër në Qeverinë e Serbisë dhe ish-shef i shërbimit të inteligjencës serbe, është bërë anëtar i ri i Senatit të Republikës Sërpska, me vendim të presidentit të Bosnjë e Hercegovinës. Siç njofton agjencia Srna, Vulin “bazuar në Kushtetutën e Republikës Sërpska dhe Ligjit për Senatin” është emëruar senator nga 1 dhjetori. Ky vendim, sipas njoftimit, do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës Sërpska. Vendimi për emërimin e Vulinit nuk është publikuar ende në Gazetën Zyrtare dhe as në faqen e presidentit të Republikës Sërpska. Vulin, i cili në dekadën e fundit mbante disa pozita si drejtor i…