Author: tirana

Në një takim informal me gazetarët këtë të enjte, kreu i SPAK-ut Altin Dumani nuk dha shifra zyrtarësh kryesisht policor të dalë nga transkriptet e Encro Chat dhe Sky Ecc, por tha se pothuajse në çdo material, ka emra të tyre të përfshirë. ”Mbajtja e këtyre aplikacioneve nuk përbën vepër penale, jo çdo bisedë që kryhej aty përben shkelje, por nëse ka komunikime që i kompromentojnë atëherë është çështje tjetër që verifikohen e merren masa. Por në çdo hetim na dalin një ose më shumë polic, gjithashtu nuk kanë munguar edhe në radhët e prokurorëve, ju marr shembull rast që…

Read More

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani gjatë konferencës vjetore me gazetarët këtë të enjte, premtoi “zhvillime të reja” lidhur edhe me ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetajn, i cili ndodhet ende në arrati në shtator të këtij viti, por sot në bilancin e fundvitit, duket se nuk ka një përgjigje. Dumani u pyet lidhur me vendndodhjen e ish-ministrit në arrati Arben Ahmetaj, ndërsa përgjigja ishte “Po hetojmë”.

Read More

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se popullsia e Gazës është “në rrezik të madh”, duke theksuar urinë dhe dëshpërimin e përhapur në mbarë territorin e shkatërruar nga lufta. OBSH-ja tha se ka dërguar furnizime në dy spitale në Gaza– një në veri dhe një në jug, ndërkohë që 21 nga 36 spitale në Rripin e Gazës tashmë janë krejtësisht jashtë funksionit. Shefi i OBSH-së i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë “hapa urgjentë për të lehtësuar rrezikun e madh me të cilin po përballet popullsia në Gazë dhe se po rrezikon aftësinë e punonjësve humanitarë për të ndihmuar…

Read More

Në konferencën e fundvitit, kreu i SPAK-ut Altin Dumani po bën bilancin e një viti punë. I pyetur nga gazetarët për çështjen ”MvGonigal” ku opozita akuzon kryeministrin Edi Rama, ai tha se nuk mund të japë informacione, por pranoi se hetimet vijojnë. Gjatë këtij viti Dumani tha se janë 68 hetime proaktive të nisura nga media apo kallëzime të bëra nga institucione të ndryshme. ”Nuk ka pasur asnjë prokurori kam shumë hetime”,-tha ai ndësa iu përgjigj interesit të medias për shumë çështje. Çështja Berisha Dumani tha se tashmë çështja i takon gjykatës dhe iu përgjigj dhe pretendimit të avokatëve mbrojtës…

Read More

Imami Ahmed Kalaja, ka çuditur me komentin për ndarjen nga jeta të gazetarit nga Kosova, Arton Turkaj. Ai shkruan se gazetarit i ra infarkt sepse u tall me Zotin. Këtë deklaratë Kalaja e bëri në rrjetet sociale duke shpërndarë një postim të gazetarit në ditën e Krishtlindjes i cili shkruante “urime krishtlindjet, jau boft allahu kabull”. Kalaja në postimin e tij shkruan se Zoti komandon zemrën dhe me të nuk duhet të tallemi, duke lidhur kështu shkakun e vdekjes së gazetarit me deklaratën e tij ironizuese.

Read More

Kryeministri Edi Rama dhe drejtoresha e AKSHIT, Mirlinda Karçanaj prezantuan Shërbëtorin Publik të Inteligjencës Artificiale, Asistenti Virtual 1.0 i çdo qytetari në e-Albania. Rama prezantoi edhe krijuesin e këtij asistenti, Eno, për të cilin tha se është koka e gjithë punës të tipit të AKSH-it për Inteligjencën Artificiale”. “Ka mbaruar studimet në një nga shkollat më të mira. Ka vendosur të vijë në Shqipëri pavarësisht ofertave të shumta atje”, tha kryeministri. “Për mua vetë është një gjë e pabesueshme që jemi në këtë fazë shumë të rëndësishme të ndryshimit. Prezantojmë sot asistentin e inteligjencës artificiale, për të lehtësuar dhe shpejtuar…

Read More

Nga sot platforma dixhitale e shërbimeve qeveritare e-Albania tashmë ka një asistent virtual përmes inteligjencës artificiale për të qenë në shërbim të qytetarëve që kërkojnë shërbime. Në ceremoninë e prezantimit të asistentit virtual 1.0 ishte dhe Kryeministri Edi Rama dhe nga drejtoresha e AKSHIT, Mirlinda Karçanaj. Asistenti virtual do të jetë në shërbim të qytetarëve me shkrim 24 orë ndërsa Rama garantoi se brenda vitit 2024, asistenti virtual do të kalojë në nivelin 2.0 dhe do të jetë me zë e figurë. “Nuk do të jetë e largët dita, ne besojmë brenda vitit që po hyn kur qytetari do kërkojë…

Read More

Në Portugali, mediat i kanë bërë jehonë këtë të enjte dy “veteranëve”, Angel Di Maria dhe C.Ronaldo. Di Maria duket i rilindur te Benfika ku në 21 ndeshje këtë sezon ka shënuar 9 gola: “Superstar”, shkruan A Bola në faqen e parë. E besoni apo jo, por golashënuesi më i mirë i këtij viti nuk është as Haaland, as Harry Kane e as Mbappe, por C.Ronaldo. Pavarësisht moshës, CR7 vijon të shënojë në mënyrë të rregullt teksa mbylli këtë vit me 53 gola të shënuar në të gjithë turnet, duke qenë në këtë mënyrë golashënuesi më i mirë në botë.

Read More

Shkrumbohet banesa një-katëshe në Golaj të Bashkisë Has. Mësohet se zjarri ka rënë gjatë orëve të natës. Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të zjarrfikëses nuk është bërë e mundur shuarja e zjarrit duke shkrumbuar gjithçka brenda banesës. Fatmirësisht nga flakët nuk ka pasur të lënduar, ndonëse në shtëpi ka pasur familjar në momentin e rënies së zjarrit. Mendohet se shkaku i zjarrit të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Sakaq, grupi i punës në komisariatin e Hasit në bashkëpunim me prokurorinë e Kukësit po bëjnë verifikimin e duhur për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit në këtë banesë. Ndërkohë, familja e…

Read More

Mbrëmjen e djeshme Buci ka tentuar që puthë në buzë Santiana Malokun në “Big Brother Vip Kosova”. Mirëpo modelja menjëherë pas këtij veprimi është larguar duke qeshur, ndërsa të gjithë banorët shpërthyer në të qeshura nga veprimi i dyshes. Disa javë më parë Santiana dhe Buci ndonëse janë të fejuar jashtë kanë flirtuar me njëri-tjetrin, ndërsa ky i fundit në një moment i ka prekur të pasmet bukuroshes. Veprimi i tyre është komentuar gjerë e gjatë nga banorët e “BBVIP”, të cilët kanë aluduar se mes dyshes ka diçka më shumë se shoqëri.

Read More

Man.United pritet të jetë një nga ekipet më aktive në këtë merkato dimri, kjo dhe për vetë faktin se “djajtë e kuq” kanë nxjerr disa lojtarë në shitje, futbollistë si Sancho, Varane apo Antony, lojtarë që nuk bëjnë pjesë në planet e Ten Hag. Raphale Vare përfaqëson një okazion të vërtetë pasi për të interesohen dy klube “big”, Real Madrid dhe Bayern Munich. Ancelotti e njeh shumë mirë qendërmbrojtësin, do të ishte një rikthim për të në Madrid, por Varane pëlqehet shumë edhe nga Tuchel.

Read More