Ekziston një aeroport në botë, i vetmi që mbyllet dhe ku asnjë avion nuk ngrihet apo ulet në pistën e tij, në ditën e Krishtlindjes. Bëhet fjalë për aeroportin e Dublinit, më i ngarkuari me pasagjerë dhe fluturime në Irlandë, ku pas orës 12 të mbrëmjes në datë 24, nisin përgatitjet për ceremoninë vjetore të Ditës së Krishtlindjes, që përkon me “bekimin e avionëve”. Autoritetet e aeroportit në vend që ta marrin ditën pushim, e shfrytëzojnë atë për t’i dhënë avionëve një bekim festiv nga Zoti. Graeme McQueen, menaxher i marrëdhënieve për kompaninë që operon aeroportin e Dublinit, i tha…
Author: tirana
Zyrtarët meksikanë dhe amerikanë ranë dakord për të mbajtur të hapura pikat kufitare, tha të enjten presidenti meksikan pasi disa kalime kryesore hekurudhore u mbyllën përkohësisht për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që mbërrinin në kufirin Meksikë-SHBA. Marrëveshja sipas presidentit Lopez Obrador, u arrit gjatë takimit të sotëm mes delegacionit amerikan që udhëhiqej nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken me Presidentin meksikan në kryeqytetin e Meksikës. Shtetet e Bashkuara po bëjnë presion që Meksika të ndalojë fluksin e dhjetra mijëra migrantëve që po vazhdojnë rrugëtimin nga vendet e Amerikës Qendrore dhe Jugore drejt Shteteve të Bashkuara përmes Meksikës.…
Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë me homologun izraelit Benjamin Netanyahu për situatën në Rripin e Gazës. Macron theksoi gjatë bisedës me kryeministrin e Izraelit se lirimi i të gjithë pengjeve, përfshirë tre shtetas të vendit të tij, është prioriteti më i lartë i Francës. Ai gjithashtu i shprehu Netanyahut “shqetësimin e tij të thellë” për numrin e madh të civilëve të vrarë në Rripin e Gazës dhe situatën emergjente humanitare në rajon. Netanyahu u informua edhe për bashkëpunimin mes Francës dhe Jordanisë në lidhje me transferimin e ndihmave humanitare në Gaza. Po ashtu Macron…
Orges Shehi është prezantuar zyrtarisht dy ditë më parë si trajneri i Partizanit. Tekniku i ri i të kuqve, bën kështu një kalim të pamenduar deri pak muaj më parë, nga radhët e rivalëve historikë të Tiranës. Një kalim që ka bërë shumë bujë e që do të trazojë padyshim vijimin e Superiores me luftën e ndezur mes dy ekipeve. Megjithatë, trajneri ka treguar në një intervistë për “Sport News” në “News 24” se si e ka përjetuar këtë emërim, si është përgatitur për Partizanin dhe çfarë synimesh ka në radhët e të kuqve. Shehi, je i vetëdijshëm për zhurmën…
Juristi Romeo Kara, thotë se Sali Berisha po tenton të mitizohet mbi ligjin por në fund do të përballet me masën e sigurisë arrest në shtëpi dhe sipas tij do të trajtohet si i paraburgosur. “Berisha tani do të trajtohet normalisht si i paraburgosur. Po luhet në fushë proceduriale për t’i shërbyer mitit të tij politik. Kërkesa për përjashtimin e gjyqtares nuk zë vend. Kjo gjyqtare guxoi. Avokatët e tij tani po lozin fortë nga ana proceduriale, kjo tregon se kanë një frikë dhe për statusin e Berishës. E presin një komunikim akuze dhe mund të kalojnë pastaj në shqyrtimin…
Autoriteti transmetues RTUK vendosi të enjten të ndalojë për dy javë transmetimin e serialit të njohur televiziv në Turqi “Kizil Goncalar” pasi u konsiderua se ishte kundër “vlerave kombëtare dhe shpirtërore të shoqërisë”, tha një anëtar bordi. Ilhan Tasci, një anëtar i bordit të RTUK që përfaqëson opozitën kryesore, tha në platformën e mediave sociale X se rregullatori kishte vendosur gjithashtu një gjobë administrative prej 3 për qind ndaj transmetuesit Fox TV, në pronësi të kompanisë Walt Disney. “Kizil Goncalar”, i cili pasqyron ndarjen midis segmenteve fetare dhe laike të shoqërisë, u përball me reagime të menjëhershme pasi u transmetua…
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka shtyrë konferencën e saj të fundvitit për në 4 janar, për shkak të gjendjes jo optimale shëndetësore. Meloni ka një problem me “otolitet” që e ka detyruar të qëndrojë e shtrirë në shtrat dhe në errësirë për gati dy ditë. Mbrëmjen e së mërkurës, Meloni u vizitua në shtëpi nga një mjek ORL, i cili diagnostikoi “sindromën otolitike” dhe kreu manovra për zgjidhjen e situatës. Ajo prej disa ditësh vuante nga të përzierat dhe marrje mendsh, duke bërë që të dyshohej edhe për veshin e mesit. Në përfundim të vizitës, specialisti i ORL konstatoi se…
Të gjithë njerëzit e presin me padurim parashikimin e astrologes tonë, Meri Shehu, për vitin 2024. E ftuar ditën e sotme në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ajo ka treguar se në përgjithësi, për Shqipërinë, ky vit i ri do të jetë me sfida. Rudina Magjistari: Si do të jetë 2024-ra në përgjithësi? Meri Shehu: Duhet të kuptojmë një gjë, që Jupiteri që është planeti i zgjerimit ose i dhënies së mundësive dhe ai që i bënë të dukshme të gjitha këto zhvillime, do futet në shenjën e Binjakëve nga qershori e tutje. Kështu që të gjithë tonalitetin ne e…
Kanë kaluar 10 vjet që nga përplasja fatale e Michael Schumacher në një vendpushim skish në Alpet Franceze, që e la të shtrirë në shtrat legjendën e Formula 1. Një raport i ri pretendon se Schumacher ka hyrë sërish në një makinë të Formula 1. Sipas gazetës gjermane Bild, Schumacher ka hipur në një Mercedes AMG, me synimin për të stimuluar trurin e tij përmes tingujve që ishte mësuar të dëgjonte gjatë gjithë jetës së tij, si pilot i Formula 1. Kjo lëvizje e mjekëve që kujdesen për Schumacher është pjesë e planit mbështetës për shtatë herë kampionin gjerman të…
Genc Pollo thotë se në çështjen ndaj Sali Berishës nuk po zbatohen vlerat kushtetuese, ndërsa theksoi se kjo ka sjellë degradimin e situatës duke cenuar jetën e gjithsecilit. Për të kërkesa e kufizimit të komunikimit gjatë arrestit në shtëpi është “provë” që SPAK ka frymëzim partiako-politik lidhur me këtë rast. ”Është e tmerrshme gjykimi fshatçe. Meqë dikush, qoftë Sali Berisha, Fatos Nano apo Edi Rama, nuk duhet të burgoset vetëm sepse ka qenë. Në vitet ’90 kishim të burgosur politikë. Patëm Fatos Nanon, sepse në retrospektivë dënimi i tij për shpërdorim detyre është shumë i diskutueshëm. Kërkesa për kufizimin e…
Praga dhe Europa u trondit nga masakra më e madhe ndër vite, ku një ish-student ekselent i Universitetit të Arteve, hapi zjarr po në këtë godinë, duke lënë pas dhjetëra të plagosur dhe 14 viktima. Mediat e huaja kanë zbuluar detaje të reja lidhur me autorin 24-vjeçarit, David Kozak. Referuar këtyre mediave, së fundmi është zbuluar një ditar i tij, ku ai tregon se para masakrës në Universitet, në një pyll në Pragë, ka ekzekutuar edhe një 32-vjeçar me foshnjën e tij 2 muajsh. Deri më tani, policia çeke nuk ka dhënë një motiv të mundshëm për vrasjet teksa thotë…
81.2 milionë hua është shuma që qeveria gjermane do të ofrojë në formë granti për të financuar Projektin e Transportit të Gjelbër në Tiranë, i cili përfshin zbatimin e një sistemi tranziti të shpejtë me autobus që përdorin bateri-elektrikë. Marrëveshja u nënshkrua mes Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Drejtoreshës së KfW në Shqipëri, Brit Horschke. Kostoja totale e parashikuar e projektit është 110.37 milionë euro. Pjesa tjetër e financimit do mbulohet nga Bashkia e Tiranës, në vlerën 29.17 milionë euro. Fillimisht projekti është parashikuar të zbatohet në tre linja transporti…