Author: tirana

Shtetet e Bashkuara presin që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të përmbyllet me njohje reciproke gjatë vitit 2024. Kjo është konfirmuar nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, gjatë mesazhit për festat e fundvitit. Diplomati i presidentit Biden risolli në vëmendje marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve dhe aneksin e zbatimit duke bërë thirrje për implementimin e plotë të tyre. “Në vitin 2024, shpresojmë të shohim përparim të vërtetë, duke përfshirë Serbinë që ndërmerr hapa të rëndësishëm për përmbushjen e të gjitha detyrimeve të saj sipas kësaj marrëveshjeje, si dhe Kosovën që gjithashtu i përmbush detyrimet e saj, përfshirë që të…

Read More

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, thotë se PD-së i duhen zgjedhje të reja dhe një lidership i ri, pasi Berisha dhe Bardhi, duke përfshirë dhe të tjerët që janë rreth tyre janë karta të djegura dhe nuk ngjallin frymë opozitare. Për të aktorët e tanishëm në PD po luajnë për interesa personale dhe jo për demokratët. ”Berisha, Bardhi, dhe ata që janë rreth tyre nuk punojnë për interesin e demokratëve, por për interesin e tyre personal. Berisha nuk i mbajti premtimet që dha. Rezultati i zgjedhjeve lokale ishte katastrofë. Një grupim që është tkurrur dhe të gjithë ata që…

Read More

Qeveria ”Rama 3” shtyn qëndrimin në Shqipëri të afganëve dhe ukrainasve të strehuar në vendin tonë pas luftës së nisur në vendet e tyre. Ukrainasve u shtyhet afati i qëndrimit deri më 17 mars të vitit 2024. Me propozim të ministrit të Brendshëm Taulant Balla, dhe të ministrit të Jashtëm Igli Hasani, u shty edhe afati i qëndrimit në Shqipëri të afganëve, deri më 24 shkurt 2024. Afganët u strehuan përkohësisht në Shqipëri, në pritje të dritës së gjelbër për t’u zhvendosur në SHBA.

Read More

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Këtë herë, Beleri kërkoi përjashtimin nga trupa gjykuese e gjyqtarëve Erion Çela dhe Irena Gjoka me pretendimin se janë treguar të njëanshëm në vendimet ndaj tij. Në seancën e sotme u paraqitën në sallën e gjyqit 5 dëshmitarë, mes tyre një gazetar lokal që intervistoi Avdyl Ramën, vëllain e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Arsen Rama. Dëshmitarët e tjerë ishin banorë të Himarës, të cilët dhanë sqarime se kishin miqësi me Belerin dhe e takonin disa për shkak të fushatës zgjedhore e disa si bashkëqytetarë. Seanca e radhës…

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji, zhvilluan një bisedë me efektivët shqiptarë që kontribuojnë në misionet jashtë vendit. Teksa i uroi për festat e fundvitit, Peleshi shprehu vlerësimet për Forcat e Armatosura, të cilat sipas tij bëjnë krenarë të gjithë shqiptarët. “Jeni pjesa më e ekspozuar në angazhimet tona ndërkombëtare. Na bëni krenarë, sepse i jepni një dimension tjetër angazhimit tonë, jo vetëm në mbrojtjen e sigurisë kombëtare, por edhe në eksportin e paqes e sigurisë në mbrojtjen kolektive. Kjo na bën jo vetëm përfitues nga anëtarësia në këtë…

Read More

Sali Berisha është shprehur këtë të premte se nuk ka asnjë lloj përshtypjeje se çfarë vendimi do të marrë gjykata për të. Ai thekson se nuk ka ndërhyrë në asnjë proces gjyqësor, por ka kërkuar vetëm të mbrojë Kushtetutën. “Qëndrimi i Sali Berishës nga dita 1 deri sot është vetëm një, mbrojtja e asaj që quhet shtet ligjor, por nuk ekziston. Mbrojtja e Kushtetutës, kjo absolutisht për asnjë interes personal, por për interesin e çdo qytetari që beson se mund të gëzojë lirinë vetëm me praninë e shtetit ligjor. Ndryshe, ajo është iluzion dhe joreale. Pra, në asnjë rast dhe…

Read More

Zv/kryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar nisjen e punimeve për përmirësimin e sistemit të ujësjellësit dhe ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve në qytetin e Elbasanit. Ajo ka deklaruar se nga ky investim qytetarët do të furnizohen me ujë 24 orë në ditë. Balluku ka marrë dhe shembullin e qytetit të Korçës, i cili aktualisht prej vitesh ka ujë gjatë gjithë ditës. Ndërkohë, inxhinieri ka theksuar se janë u duke punuar në mënyrë që Elbasani te ketë një shpërndarje të rregullt. “Shpesh herë thonë që flisni për ujin ju, patjetër që do të flasim për ujin…

Read More

Ruben Saraiva i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare, si ekzekutori i dyshuar i biznesmenit Ardian Nikulaj pritet të ekstradohet këto ditë. Ekstradimi i tij nga Maroku pritet të kryhet nesër ose më 31 dhjetor. Një grup agjentësh shqiptarë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe INTERPOL prej dy ditësh kanë shkuar drejt Rabatit për të finalizuar edhe procedurat e ekstradimit të Ruben Saraivës nga Maroku drejt vendit tonë. Për të negociuar me Marokun për ekstradimin e tij në lojë ka hyrë edhe Interpol dhe vetë ministri i Brendshëm Taulant Balla. Për Prokurorinë e Lezhës, ardhja e Ruben Saraivës në…

Read More

Këshilli i Ministrave është mbledhur sot për herë të fundit për këtë vit, teksa ka miratuar një sërë vendimesh të rëndësishme, mes të cilave edhe përcaktimi i personaliteteve shtetërore, që do merren në mbrojtje nga Garda e Republikës. Sipas vendimit të qeverisë, janë vendosur mbrojtje nga trupat e Gardës të kreut të BKH-së, gjyqtarëve të GJKKO-së dhe SPAK-ut. Mbrojtja është shtuar edhe për AKSHI-n dhe Autoritetin Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.

Read More

Këtë të premte është kthyer në Shqipëri trupi i pajetë i motrës së saj, regjizorja Inis Gjoni ka reaguar në një postim prekës në rrjetet sociale. Ajo shprehet se dhimbja nga humbja e motrës, i ka ‘dërmuar zemrën’, dhe ajo do të jetë mendimi që do e zgjojë e do e ngrysë deri në fund të jetës. “Ildës, mendimi që do më zgjojë çdo ditë dhe do ngrysë çdo natë të jetës sime! Sot e shtrenjta motra jonë, Ilda bëri kthimin e fundit për në atdhe, për në familje, për në shtëpi, për tek nëna, për tek fëmijët, pa frymë…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu thotë se janë afro 2 mijë personel shëndetësor që do të jenë në gatishmëri për qytetarët gjatë ndërrimit të viteve. ”Do të jenë në gatishmëri të gjitha strukturat shëndetësore në të gjithë vendin, përfshirë këtu spitalet rajonale dhe bashkiake, por jo vetëm edhe strukturat e sistemit parësor. Janë 31 struktura të sistemit parësor që do të jenë në gatishmëri përgjatë festave të fundvitit. Janë afro 2 mijë personel shëndetësor, mjekë dhe infermierë të cilët do të jenë në gatishmëri për të shërbyer për çdo nevojë që mund të kenë qytetarët gjatë ndërrimit të viteve”. Gjatë…

Read More

Mos marrja e pagave prej dy muajsh, ka ngritur këtë të premte në protestë punonjësit e portit të Shëngjinit. Ata shprehen se kjo ndërmarrje ka shkuar drejt falimentimit nga keqmemaxhimi si dhe shtim të numrit te personelit në mënyrë fiktive. Reforma prek rreth 40 punonjës të portit Shëngjin, por te larguarit pretendojnë se këto largime po bëhen në mënyrë selektive me prapavije politike.

Read More