Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Hado: Bonus shtesë prej 5 mijë lekësh për pensionet familjare dhe të invalidit të punës

11:07 / December 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 83
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli i Ministrave miratoi dje një bonus shtesë prej 5,000 lekësh, për festat e fundvitit, për të gjitha pensionet familjare dhe për të gjithë përfituesit e pensionit si invalidë të punës.

Lajmin e bëri të ditur sot drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), Astrit Hado, i cili informoi se ky shpërblim mund të merret përgjatë gjithë vitit 2024. Projektvendimi që paraqitet për shqyrtim është në përputhje me programin politik të Këshillit të Ministrave dhe është i mbështetur në dispozitat ligjore të fushës së shpërblimeve dhe përfitimeve të tjera sociale.

Ai synon të shpërblejë në mënyrë të veçantë personat që trajtohen me pension invaliditeti dhe personat që trajtohen me pension familjar, si dy kategori të veçanta dhe shumë të ndjeshme për sa i përket mundësive për mirëqenie ekonomike, invalidët për shkak të paaftësisë së tyre për punë, dhe përfituesit e pensionit familjar për shkak të humbjes së mbajtësit të familjes.

Projektvendimi, lehtëson situatën e ndjeshme sociale, në të cilën gjenden invalidët dhe personat që kanë humbur mbajtësin e familjes. Kjo kategori krahas përfitimit të pensionit të invaliditetit dhe pensionit familjar, shpërblimit të akorduar nga Këshilli i Ministrave me vendimin e datës 30 nëntor 2023 “Për shpërblimin e pensionistëve për festat e fundvitit 2023”, së bashku me këtë shpërblim, përballon shportën e ushqimeve për muajin dhjetor 2023, që është edhe muaji i festave.

bonus
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kroçiera luksoze “Le Boréal” në portin e Sarandës, mbërrijnë 200 turistë

12:42 / May 30, 2026

Revista spanjolle: Shqipëria në qendër të udhëtimit magjepsës në Ballkan

08:44 / May 30, 2026

”El Pais”: Sharmi i përjetshëm i Shqipërisë turistike

09:17 / May 29, 2026

MSN: Shqipëria mes destinacioneve më të mira “të fshehura” në Evropë

09:28 / May 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.