Policia e Kurbinit ka reaguar në lidhje me plagosjen që u regjistrua në një lokal në fshatin Malbardhë. Një i ri mbeti i plagosur, Fajton Lika, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Sakaq, policia bënë me dije se autori, Admir Shqypi dhe dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Kurbin/Informacion paraprak Në Malbardhë në një lokal dyshohet se si pasojë e një konflikti të nisur më parë shtetasi A. Sh, ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë duke plagosur shtetasin F. L, me të cilin kishte konflikt. Shtetasi F. L, është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, i…
Author: tirana
Gjykata e Posaçme do të japë sot masën për ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa ndaj tij SPAK ka kërkuar “arrest në shtëpi” dhe ndalim komunikimi. Seanca pritet të nisë në orën 12:00.Avokatët kërkuan sërish përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, duke pretenduar se ajo ishte në konflikt interesi. SPAK kërkon për Berishën arrest në shtëpi, ruajtjen e tij me punonjës policie dhe ndalimin e komunikimit me persona të tjerë përveç atyre të deklaruar që jetojnë me të në banesë.
DashiKujdesuni për gjërat themelore sot. Mos u mundoni ta teproni në punë në mënyrë që t’i provoni dikujt tjetër se jeni më lart se të tjerët. Kjo vetëm do t’ju kthejë më mbrapa në planin afatgjatë. DemiJu jeni në një pozicion të paqëndrueshëm sot. Brenda jush ka një sasi të madhe energjie të mbyllur. Largohuni prej tij duke bërë një shëtitje të gjatë ose vrapim në vend që ta çoni në punë dhe të jeni të frustruar dhe të paduruar me njerëzit me të cilët punoni. Binjakët Ju mund të bëni përparim të jashtëzakonshëm në punën tuaj sot duke marrë…
Deri në mesditë, Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta por pas mesditës dhe në vijim vranësirat bëhen më të dukshme në të gjithë vendin, ku më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe verilindore por nuk priten reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit por mesdita do të ruajë vlera konstante të tyre duke u luhatur nga vlera minimale -2 C deri në 18°C vlera maksimale në rang territori.
Me një proces në hetim për korrupsion, me SPAK-un që kërkon arrestimin e tij, me dhëndrin në të njëjta kushte dhe me djalin nën hetim, kreu i opozitës ka diçka të qartë: gjithçka mund të ndodhë gjatë procesit të hapur nga drejtësia, por ai nuk do të tërhiqet nga politika. “Kam dhënë prova që nuk bëj hap pas. Kam dëshmuar në mënyrën më të qartë se unë hapa pas për të shkelmuar të vërtetën nuk bëj kurrë,” i tha zoti Berisha gazetares Elona Meço gjatë intervistës në emisionin “Pa censurë”. Dhe ai është i bindur në këtë rrugë të ndjekur,…
“Viti 2023 mund të quhet viti i amerikanëve,” u shpreh analisti Arjan Curi në “3D” me moderatorin Alban Dudushin. Në studion e debateve politike u diskutua fati politik i ish-kryeministrit Sali Berisha, por edhe i pasardhësit të tij, Lulzim Bashës. Sipas Curit, gurët e shahut po lëvizin në skakierën që ka organizuar vetë SHBA-ja me organizmat e saj të drejtësisë, si SPAK dhe GJKKO. “Mund ta quajmë vitin e amerikanëve. Ata e morën seriozisht këtë vit realitetin politik shqiptar. E kanë bërë në Rumani, Kroaci, në Maqedoninë e Veriut, në Itali me Andreotin: ata kanë filluar të zëvendësojnë elitat politike…
Pa shkrirjes së një sërë institutesh, duke i bashkuar ato tek Akademia e Shkencave, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin se si do të funksionojnë 6 institute. Ndërsa deri më tani kanë funksionuar si institucione të pavarura, në vendimin e Këshillit të Ministrave thuhet se njësitë e përhershme të kërkim-studimit organizohen dhe funksionojnë sipas përcaktimeve në statutin e Akademisë, në rregulloret e brendshme të tyre dhe kuadrin ligjor në fuqi. V E N D I M PËR NGRITJEN DHE ORGANIZIMIN E NJËSIVE TË PËRHERSHME TË KËRKIM-STUDIMIT NË ALBANOLOGJI PRANË AKADEMISË SË SHKENCAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Në mbështetje të nenit…
Shkon në 30 numri i të vdekurve në Ukrainë, si pasojë e bombardimeve ruse. Po ashtu kanë mbetur të plagosur më shumë se 120 persona. Vala e sulmeve filloi gjatë natës deri të premten në mbarë vendin, me shpërthime të raportuara në kryeqytetin Kiev, si dhe në një maternitet në qytetin qendror të Dnipros, qytetin lindor të Kharkiv, portin juglindor të Odesës dhe qytetin perëndimor të Lvivit, larg vijave të frontit. Rusia përdori 158 dronë dhe raketa, duke përfshirë raketa hipersonike Kinzhal, raketa lundrimi dhe dronë Shahed, për të goditur objektivat në Kiev, në lindje, jug dhe perëndim të vendit,…
Prej kohësh në rrjet po qarkullojnë lajme se marrëdhënia e Elia Zaharia dhe Princ Lekës është në krizë, ndërsa po përflitet se dyshja janë në process divorci. Megjithatë çifti nuk kanë reaguar akoma në lidhje me këto lajme, për të treguar se çfarë ka ndodhur mes tyre. Së fundmi Elia ka bërë daljen e parë në rrjetet sociale. Ka qenë kolegu i saj aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja që ka publikuar një foto në Instagram me Elian dhe nënën e sa, aktoren Yllka Muja. Lajmet për ndarjen e tyre filluan të qarkullojnë, pasi Elia publikoi disa foto nga ditëlindja…
Viktimat ishin pjesë e një grupi prej pesë personash nga e njëjta familje, të cilët kishin ardhur në Francë me një guidë që e njihnin prej vitesh. Orteku filloi pranë vendpushimit Saint-Gervais në një lartësi prej rreth 2,300 metrash, e më pas është rrotulluar rreth 400 metra. Ende nuk dihet nga se është shkaktuar orteku, teksa nuk përjashtohet as mundësia se një grup tjetër skiatorësh mund ta kenë shkaktuar. Dy viktimat u gjetën pas rreth pesë orësh kërkimi nga 20 persona, teksa në ndihmë u erdhën edhe dy helikopterë. Ky nuk është rasti i parë ku skiatorët humbin jetën për…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh sot se aleanca po monitoron situatën dhe do të mbetet vigjilente, pasi një objekt i panjohur, që besohet të jetë një raketë ruse e lëshuar nga Ukraina, ka hyrë në hapësirën ajrore polake. Stoltenberg ka shkruar në rrjetin social X se ka diskutuar për incidentin me Andrzej Duda, presidentin e Polonisë, vend anëtar i NATO-s. “Kam folur me presidentin Andrzej Duda për incidentin me raketa në Poloni. NATO shpreh solidaritetin me aleatin e saj të çmuar, po monitoron situatën dhe do të qëndrojë në kontakt derisa të vërtetohen faktet. “NATO do…
Në zona të caktuara të Mesdheut, nivelet e detit po rriten tre herë më shpejt se vlerësimet e bëra deri më tani, mbi 38,500 kilometra katrorë të vijës bregdetare së shpejti do të rrezikohen nga përmbytjet. Këtë e tregon studimi i kryer nga tre studiues italianë nga zyrat e Romës dhe Bolonjës të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë dhe Universitetit holandez të Radboud, botuar në revistën Environmental Research Letters. Për Italinë, brigjet më të rrezikuara janë ato të Friuli Venezia-Giulia, Veneto, Emilia-Romagna dhe Pulia veriore në anën e Adriatikut, së bashku me ato të Toskanës, Lacios dhe një pjesë…