Author: tirana

Me Sylvinho-n në stol, Shqipëria siguroi një biletë për në “Euro2024”. Kuqezinjtë zhvilluan një fushatë kualifikuesesh fantastike duke rritur shumë imazhin e ekipit përfaqësues. Një meritë të pa diskutuar për këtë ka tekniku brazilian, i cili në pak kohë i ndryshoi imazhin Shqipërisë, duke sjell për tifozët një ekip që luan një futboll ofensivë, një futboll të bukur.

Read More

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të fundit për këtë vit me gazetarët, u ndal te çështja ‘McGonigal’,për të cilin SPAK ka nisur një hetim. Ai tha se nuk është i shqetësuar dhe se nuk ka pse, pasi kjo çështje është hetuar në SHBA. “Pse duhet të jem i shqetësuar unë për rastin McGonigal, kur ajo çështje është hetuar në SHBA. S’ka asnjë lidhje me ato që thuhen këtu. SPAK të hetojë, s’ka asnjë problem.”, tha ai.

Read More

Në prag të ndërrimit të viteve, edektivët e Policisë Bashkiake Tiranë janë gjendur pranë fëmijëve të Qendrës Komunitare për Persona me Aftësi të Kufizuar, duke dhuruar dashuri dhe dhurata për të gjithë. “MIRËMËNGJESNga kolegët e Policisë Bashkiake 👮🏻‍♂️👮🏻‍♀️ të cilët në këto ditë festash 🎄 janë gjendur afër fëmijëve 👧🏻👦🏻 të Qendrës Komunitare për Persona me Aftësi të Kufizuar, duke dhuruar dashuri, lumturi, buzëqeshje dhe dhurata për të gjithë. Krenar për ju!”, shkruan Veliaj. Gjatë këtyre ditëve të festave, Policia Bashkiake dhe Shërbimi Zjarrfikës janë në gatishmëri të plotë për të qenë pranë qytetarëve.

Read More

Angelina Jolie me të dashur të ri? Ajo është parë në shoqërinë e një reperi britanin të quajtur Akala, por kush është ai? Ajo ka qenë gjithmonë një nga muzat e Hollivudit dhe gjithmonë në qendër të vëmendjes kudo që shkon. Që prej ndarjes me Brad Pitt, pak më pak se një dekadë më parë, i janë atribuar shumë emra, por deri më tani Jolie duket se nuk i ka dhënë dashurisë një shans tjetër… Deri tani. Situata duket se ka ndryshuar për Jolie, e cila në të kaluarën ka qenë e lidhur me personazhe të famshëm si The Weeknd,…

Read More

Pasi GJKKO vendosi masën ‘arrest shtëpie’ me mbikëqyrje policore për ish-kryeministrin Berisha, vjen reagimi i avokatit të tij. Në një prononcim për mediat Genc Gjokutaj teksa tha se vendimi do të apelohet, pohoi se ishte një vendim i pritshëm nga gjykata, ndërsa theksoi se Berisha ndodhej në banesën e tij. Ai tha se moslejimi i komunikimeve është privim i të drejtave dhe lirive për një deputet. Ai tha se duhej autorizim nga Kuvendi. “Ky ishte vendimi sot. Ajo që ishte shqetësuese është se ky vendim vjen me ndalim komunikimi për një deputet. Duhet të ishte marrë autorizim i veçantë nga…

Read More

Kryeministri Edi Rama reagoi gjatë konferencës për shtyp në lidhje me masën e re të sigurisë ndaj Sali Berishës, atë të arrestit shtëpiak. “Partitë nuk janë organizata luftarake që funksionojnë për të eliminuar kundërshtarët kështu që nuk e shoh absolutisht këtë si një fitore të PS-së apo si një fitore të Erionit apo Taulantit që kanë bërë me këmbëngulje që ta bëjnë me pasion detyrën e tyre. Kjo është diçka që nuk ka lidhje fare me dëshirën, objektivin, nevojën për të parë si fitore faktin që cilido qoftë vihet nën trysninë dhe pastaj nën masat e drejtësisë. Ashtu sikundër, nuk…

Read More

Ende pa u rikuperuar nga tronditja dhe shkatërrimi i shkaktuar nga dallgët e mëdha që goditën zonat bregdetare të Kalifornisë të enjten, banorët po përgatiten për një tjetër fenomen gjatë fundjavës. Shërbimi i motit në SHBA (NWS) ka lëshuar një paralajmërim për dallgë të larta dhe përmbytje në vijën bregdetare të Kalifornisë nga San Diego në Gjirin e San Franciskos, me valë që pritet të arrijnë deri në 12 metra në disa zona. Kjo për shkak të stuhisë që preku Paqësorin, duke shkaktuar përmbytje në pjesën më të madhe të Bregut Perëndimor të SHBA-së të premten mbrëma.

Read More

Kryeministri Edi Rama u pyet gjatë konferencës për shtyp në lidhje me qëndrimet e tij për ministra apo ish-ministra që hetohen nga SPAK, duke theksuar se Partia Socialiste kishte hapur rrugën drejtësisë për të goditur fenomenin e korrupsionit në nivele të larta. “Nuk besoj se ka ndryshuar gjë, që përgjegjësia qeverisëse patjetër është e kryeministrit, ndërsa përgjegjësia penale është individuale. Nuk ka përgjegjësi të ndarë kur është fjala për individë, të cilët abuzojnë me detyrën prapa kurrizit të të tjerëve dhe përpiqen të përfitojnë duke shfrytëzuar mundësinë që u jep detyra. Përgjegjësia e kryeministrit është përgjegjësia e pa diskutueshme për…

Read More

GJKKO ka konfirmuar masën e kërkuar nga SPAK, duke caktuar ‘arrest shtëpie’ me mbikëqyrje policore për ish-kryeministrit Sali Berisha. Kjo masë nga SPAK erdhi pasi më herët, ish-kryeministri nuk zbatoi vendimin e Gjykatës, atë të detyrimit me paraqitje para policisë gjyqësore. Me këtë masë, Berisha i lejohet të komunikojë vetëm me personat që bashkëjeton në shtëpi. Ndërkohë, Berisha ka pretenduar se kërkesa e SPAK ishte bërë në kundërshtim me Kushtetutën pasi kërkesa nuk ishte aprovuar nga Parlamentit për t’i hequr atij imunitetin. Ish-kryeministri Berisha akuzohet si i dyshuar për korrupsion në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Nën hetim për…

Read More

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama e konsideron një vit të suksesshëm në të gjitha aspektet këtë vit që po lëmë pas. “Viti më i mirë në aspektin ekonomik. Duhet pasur parasysh paranteza me vitet e shkuara dhe jo në raport se sa duhet bërë edhe më shumë në raport me zhvillimin kombëtar dhe ekonominë familjare. Viti më i mirë në aspektin e pozicionit ndërkombëtar të Shqipërisë. Faktikisht, ky vit do të mbyllet me një arritje ekonomike që e tejkalon ndjeshëm çdo parashikim të bërë qoftë nga qeveria shqiptare qoftë nga institucionet ndërkombëtare. Turizmi është një nga kanalet më të…

Read More

Një operacion ndërkombëtar i zhvilluar në SHBA, Spanjë e Holandë, ka goditur një grup kriminal të trafikut të kokainës të drejtuar nga një shtetas shqiptar. Në total janë 6 persona të arrestuar, tre në Spanjë, dy në Holandë dhe një në SHBA, për krimet e dyshuara të trafikut të drogës, pastrimit të parave dhe anëtarësimit në një organizatë kriminale. E para nga këto sekuestrime ndodhi në portin e Bilbaos në prill të vitit 2020, ku u kapën 1.1 ton kokainë në një kontejner detar nga Ekuadori, i kamufluar brenda një ngarkese të ligjshme bananesh. Ky arrestim u mundësoi agjentëve spanjollë të…

Read More

10.5 kilometra në Lotin 2 të rrugës Qukës-Qafë Plloçë kanë përfunduar. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, teksa shton se rruga është e plotësuar me të gjithë parametrat e sigurisë rurgore me sinjalistikë vertikale, horizontale, guardreil dhe bankina. “Përfundojnë 10.5 kilometra në Lotin të rrugës Qukës-Qafë Plloçë, plotësuar me të gjitha parametrat e sigurisë rrugore me sinjalistikë vertikale/horizontale, guardreil, bankina. Në të 3 lotet punimet po vijojnë me qëllim përfundimin e plotë të këtij projekti të shumëpritur”, ka shkruar Rama.

Read More