Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Një pemë në përkujtim të Artan Metohut, njeriut që kontribuoime zemër për të ndihmuar njerëzit në nevojë

14:51 / December 31, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7702
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Familjarë, miq dhe dashamirës të aktivistit të njohur ArtanMetohu, përkujtuan njeriun e tyre të dashur duke iu bashkuarnismës së Bashkisë Tiranë, “Dhuro Një Pemë” për qytetin.

Një simbolikë e vazhdimit të jetës, e cila bën që edhe pse jo fizikisht, emri i Artan Metohut të vijojë të jetë i gdhendur nëqytetin e tij.

Të pranishëm në ceremoni, familjarët dhe miqtë u shprehën se edhe pse ka vite që ka ndërruar jetë, Metohu kujtohet çdo ditëprej tyre për shpirtin e madh dhe njeriun e mrekullueshëm qëishte.

Në mbishkrimin e pemës së mbjellë në kryeqytet, u vendosdhe një pllakë përshkruese ku thuhet: “Në përkujtim të ArtanMetohut, qytetarit model të Tiranës, njeriut që kontribuoi me zemër për të ndihmuar njerëzit në nevojë”.

I pranishëm në cermoni ishte dhe nënkryetari i Bashkisë sëTiranës, Andi Seferi, i cili tha se vepra e lënë nga ArtanMetohu në aspektin human, nuk do të harrohet kurrë.

“Të gjithë ne themi në këto lloj rastesh “i përjetshëm qoftëkujtimi, e përjetshme qoftë vepra”, por Tani bën pjesë tek atolloj qytetarësh vepra e cila ka lënë, qoftë në aspektin qytetardhe intelektual, por dhe mbi të gjitha në aspektin human, ështënjë vepër që nuk do harrohet kurrë”, tha Seferi.

Pema e mbjellë do të shërbejë si një pike reference kufamiljarët dhe qytetarët e kryeqytetit do të kujtojnë mikun e tyre dhe shembullin e veprimtarisë së tij për breza me radhë, ashtu sikurse dhe pema do të shekullojë mbi dhe.

Kush ishte Artan Metohu?

I diplomuar për inxhinieri pyjore, në Institutin e LartëBujqësor Kamëz, në vazhdën e zhvillimeve politike në fillimtë viteve ’90, Metohu zgjodhi të emigronte drejt Italisëfillimisht e më pas në Angli dhe Hollandë, ku mori edheshtetësinë. 

Falë korrektesës dhe dëshirës për punë, Artan Metohu mundi të integrohej lehtësisht në jetën e emgracionit, duke rriturgradualisht rrethin e miqve dhe ambiciet e tij. Dashuria e tijpër të njohur sa më shumë vende, e çoi të ndërmerrteudhëtime të shpeshta, duke realizuar kështu një ëndërr tëvjetër. 

Me aparatin e tij fotografik, ai mundi të fiksonte mjaft çaste, duke lënë pas një trashëgimi të madhe të fotografisë.

Por emigracioni nuk ishte zgjidhja perfundimtare e jetës së tij. Pas shumë vitesh ai vendosi të kthehet në Shqipëri. 

Njohës i mirë i disa gjuhëve si anglisht, hollandisht, frëngjishtdhe italisht dhe i prirë prej ideve dhe shembujve humanistë, në fund të viteve ’90 dhe deri në vitin 2003 ai punon me “Ëithout borders”, e më pas me fondacionin “DiaconiaInternational Aid Albania”, me të cilën realizon mbi katërqindprojekte, ku më kryesoret janë: “Kompletimi i qendrës sëzhvillimit në Shkodër”, “Shtëpia e fëmijës 3-6 vjeç Shkodër”, “Shtëpia e fëmijës shkollor, Shkodër”, “Projekte të ndryshmeme qendrën e fshatit S.O.S për “fugizimin e familjes”, “Kompletimi i kuzhinës dhe ambienteve të fjetjes përinstitutin e nxënësve që nuk dëgjojne në Tiranë”, “Kompletimii kuzhinës dhe ambienteve të fjetjes të institutit të fëmijëve qënuk shikojnë në Tirane”, “Kampi veror për jetimorët e Shkodrës ndër vite”, “Kompletimi i qendrës shëndetësore, kopshtit të fëmijëve në fshatin Paktmilot (komuna KryevidhKavajë)”, “Ushqime, paisje të ndryshme për qendrën me aftësimendore e fizike të kufizuara në Fier”, “Kompletimi iambienteve të ngrënies për nënat dhe fëmijët e spitalitPediatrik në Shkodër”, “Ndihma ushqimore dhe bazëmateriale për Kishen Ungjillore”. Gjithashtu ai realizoi dheshumë projekte të tjera humanitare të cilat i kanë ardhur nëndihmë personave në nevojë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A u vranë vërtet 28 mijë shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore?! Historiani Pëllumb Xhufi tregon të vërtetën …

11:41 / November 30, 2025

Ministrja Koçiu: Koordinim ndërinstitucional mes strukturave vendore për menaxhimin e situatës nga reshjet

16:12 / November 17, 2025

Avokatja e Popullit: Meta ka pranuar që nuk është dhunuar nga policia, ka firmosur dy dokumente

18:26 / October 30, 2025

Arrestohet 27-vjeçari nga Vlora, kapet me kanabis dhe kokainë

11:00 / October 28, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.