Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

15 vjet në NATO, Blinken: Krenarë që kemi aleatë si ju

20:26 / April 2, 20242 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
blinken 750x375 1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë rolin e kontributin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s. Ky qëndrim vjen nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Entoni Blinken ne mesazhin e tij për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

“Ne nderojmë angazhimin tuaj të vazhdueshëm për të penguar dhe mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s, siç mbrojmë edhe vlerat tona të përbashkëta demokratike. Në këtë përvjetor, ne mbetemi krenarë që qëndrojmë me ju si aleatë. Ndërsa Aleanca jonë vazhdon të rritet dhe të përshtatet për të adresuar sfidat në zhvillim të së ardhmes, NATO është më e fortë dhe më e bashkuar se kurrë.”

Kryeministri Edi Rama me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ka falenderuar Sekretarin Blinken për mesazhin ndërsa shprehet se Shqiperia është e nderuar që gjendet në krah të SHBA-ve.

“Gjatë 15 viteve të fundit, Shqipëria ka kontribuar me krenari në mbrojtjen kolektive dhe sigurinë e NATO-s dhe ne mbetemi të palëkundur në përkushtimin tonë për të mbështetur paqen dhe vlerat demokratike në të gjithë rajonin tonë dhe më gjerë. Ne jemi të nderuar të qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, në radhë të parë Shtetet e Bashkuara, ndërsa vazhdojmë të përshtatemi dhe forcojmë bashkëpunimin tonë përballë sfidave globale në zhvillim. Ne presim shumë vite të tjera bashkëpunimi të frytshëm brenda familjes së NATO-s. Faleminderit për aleancën, miqësinë dhe partneritetin Shqipëri – SHBA.”

Në vizitën e fundit në Shqipëri, Sekretari Amerikan Blinken vlerësoi partneritetin e Aleancës Ushtarake me Shqipërinë, i cili u fuqizua akoma më tej me hapjen e bazës ajrore ushtarake në Kuçovë më 4 Mars, tashmë pjesë e operacioneve taktike të NATO-s.

15 vjet nato blinken
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Ndalohet sulmi me bombë në koncertin me 2.1 milionë persona të Lady Gaga-s

19:33 / May 4, 2025

Zbulohen mjete prerëse, celularë në qelitë e shqiptarëve në Greqi

11:45 / January 25, 2025

Aksident me dy të plagosur në superstradën Lezhë-Shkodër

11:00 / January 25, 2025

Erdogan pret në aeroport Antony Blinken

21:49 / December 12, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.