Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e cilësoi luftën si një konflikt global kundër një “boshti terrori” të udhëhequr nga Irani, ndërsa tha se të gjitha fuqitë e civilizuara duhet ta mbështesin Izraelin në luftë. Këtë ai e deklaroi gjatë kohës kur po fliste në një takim me ambasadorë të huaj, raporton Al Jazeera. ”Ne do ta mposhtim Hamasin, do ta çmontojmë Hamasin, do t’i ofrojmë popullit të Gazës dhe gjithë popujve të Lindjes së Mesme një të ardhme reale, një të ardhme premtimi dhe shprese, por kjo kërkon fitore”, tha Netanyahu. ”Ne besojmë se të gjitha fuqitë e qytetëruara duhet të…
Author: tirana
Ende pa patur një draft zyrtar të marrëveshjes Rama-Meloni, mediat kanë publikuar shifra të ndryshme sa i përket emigrantëve që do strehohen në Shëngjin. Marrëveshja që parashikon qëndrimin e emigrantëve përkohësisht në Shëngjin thotë se bëhet fjalë për rreth 3 mijë klandestinë. Dhe në rast të largimit të 500 prej tyre, zevendësohen me po aq.
Një avion i nisur nga aeroporti i Chanias në Kretë të Greqisë dhe me destinacion misterioz dyshohet se ngriti në alarm aleancën e NATO-s, pas disa manovrave të dyshimta që kreu mbi hapësirën ajrore shqiptare. Të dhënat e Flighradar, nuk japin më shumë detaje në lidhje me këtë fluturim. Ajo që dihet është se një helikopter ushtarak i NATO-s është ngritur në fluturim në drejtim të trajektores së avionit. Ajo që dihet është se hapësira ajrore e Shqipërisë, si vend anëtar i NATO-s mbikëqyret nga avionët ushtarakë grekë, nëse ngrihet alarmi i lëvizjeve të dyshimta. Në këtë rast, në vend…
Partia Demokratike ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama për marrëveshjen e nënshkruar sot me Italinë për emigrantët. Kërkesa për interpelancë është dorëzuar nga nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku. Sipas PD-së, interpelanca do të jetë për të dhënë sqarime lidhur me marrëveshjen e firmosur me kryeministren italiane ku Shqipëria bëhet vend pritës për emigrantët
Nga 1 janar 2024 nuk mund të zhdoganohen vetura më të vjetra se viti 2014. Qeveria e Kosovës në vitin 2017 ka miratuar një ligj e cili thotë se “mjetet rrugore që importohen në Kosovë, nuk mund të jenë më të vjetra se 10 vjet”. Veturat më të vjetra se 10 vite nuk lejohen të zhdoganohen në Kosovë, kësisoj Dogana e Kosovës ka bërë një rikujtim për qytetarët se automjetet më të vjetra se viti 2014, nuk do të mund të zhdoganohen nga janari, 2024. Me ligjin për automjete që ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës, thuhet qartë se veturat…
Aktivizohet sërish zjarri në pikën e grumbullimit të skrapit në Elbasan. Forcat zjarrfikëse vijojnë aksionin për shuarjen e flakëve. Më herët policia njoftoi se zjarri u shkaktua si pasojë e një shkëndijë, të krijuar nga fërkimi i mbetjeve metalike. Deri më tani, fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe delegacioni që e shoqëronte zhvilluan një vizitë zyrtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë spanjolle, në Madrid, Spanjë. Delegacioni u prit në takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare z. Francisco Pardo Piqueras dhe drejtues të lartë të Policisë spanjolle. Qëllimi i takimit ishte forcimi i bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, bazuar në profesionalizëm, besueshmëri dhe shtim të hetimeve dhe të operacioneve të përbashkëta. Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm mes 2 policive, për goditjen e grupeve kriminale. Gjithashtu u theksua se është domosdoshmëri forcimi më…
Jeta personale e artistëve shqiptarë shpeshherë është mbajtur hermetike dhe kështu ka ndodhur edhe me këngëtaren Anxhela Peristeri. Këngëtarja ka treguar se është në një marrëdhënie dashurie por nuk ka pranuar të japë detaje të mëtejshme në lidhje me këtë gjë. Mbrëmjen e djeshme, Anxhela ishte e ftuar për të performuar në “Love Island Albania”, por gjithë vëmendjen e mori barku i rrumbullakosur i saj. Mirëpo ajo ka mohuar se është shtatzënë në rrjetet sociale ku është pyetur nga një ndjekëse.
Partizani do të luajë sot kundër Vllaznisë, ndeshje e vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Edhe pse do të përballen me shkodranët, rivaliteti me Tiranën vijon të jetë i “gjallë” në çdo kohë. Tifozët bardheblu bëhen gjithmonë protagonistë dhe së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon një video, ku njëri prej tyre i zë rrugën autobusit. Nuk dihet saktësisht se çfarë i thotë shoferit, po përmes gjestikulacionit duket se i flet shoferit. View this post on Instagram A post shared by tirananews.al (@tirananews)
Rreth 570 të burgosur ose persona nën hetim pritet të përfitojnë nga amnistia e Ministrisë së Drejtësisë. Sipas kritereve, nga aministia në burgje do të përfitojnë meshkujt e dënuar deri në 3 vite burgim dhe femrat e dënuara deri në 4 vite burgim. Për të dyja këto kategori, dënimet duhet të jenë dhënë deri më datë 30 Qershor 2023. Kategoritë e tjera që përfitojnë janë personat meshkuj, dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet; personat femra, dënuar me burgim, të…
Koreja e Jugut tha të hënën se planifikon të lëshojë satelitin e saj të parë spiun të ndërtuar në vend, në fund të këtij muaji, për të monitoruar më mirë rivalin, Korenë e Veriut. Plani u zbulua disa ditë pasi Koreja e Veriut dështoi të zbatonte zotimin për të bërë një përpjekje të tretë për të nisur satelitin e saj të zbulimit në tetor, me gjasë për shkak të problemeve teknike. Edhe pse Koreja e Jugut aktualisht nuk ka satelitët e saj të zbulimit ushtarak, ky vend mbështetet në satelitët spiunë të SHBA-së për të monitoruar lëvizjet e Koresë së…
Shqipëria do të luajë më 17 dhe 20 Nëntor dy takimet e fundit të kualifikueseve të Euro2024 kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Trajneri Silvinjo kërkon për dy finalet e fundit që futbollistët e tij të jenë në gjendjen optimale. Në takimet e luajtura në fundjavë, nga futbollistët e përdorur nga trajneri Silvinjo për sfidën kundër Çekisë në “Air Albania” të fituar 3-0 më 12 Tetor, titullar e nisën 5 futbollistë. Mbrojtësi Berat Gjimshiti luajti gjatë gjithë takimit në sfidën në shtëpi kundër Interit të humbur 2-1. Mesfushori Ylber Ramadani ishte i palodhur për 90 minuta në përballjen në transfertë që…