Një avion i nisur nga aeroporti i Chanias në Kretë të Greqisë dhe me destinacion misterioz dyshohet se ngriti në alarm aleancën e NATO-s, pas disa manovrave të dyshimta që kreu mbi hapësirën ajrore shqiptare.
Të dhënat e Flighradar, nuk japin më shumë detaje në lidhje me këtë fluturim. Ajo që dihet është se një helikopter ushtarak i NATO-s është ngritur në fluturim në drejtim të trajektores së avionit.
Ajo që dihet është se hapësira ajrore e Shqipërisë, si vend anëtar i NATO-s mbikëqyret nga avionët ushtarakë grekë, nëse ngrihet alarmi i lëvizjeve të dyshimta. Në këtë rast, në vend të avionëve luftarakë NATO ka ngritur një helikopter të ushtrisë amerikane.
Sipas të dhënave të Flightradar, avioni misterioz ka bërë disa rrotullime pranë brigjeve shqiptare në zonën mes grykëderdhjes së Vjosës dhe Durrësit. Në momentin kur në trajektoren e tij ka mbërritur helikopteri ushtarak amerikan, avioni ka qenë duke fluturuar në 11 mijë metra lartësi.
