Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar mbi zhvillimet e fundit të ndodhura në PD dhe akuzat ndaj ish kryeministrit Sali Berisha. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” me Ylli Rakipin, Fevziu është shprehur se Berisha tashmë po merr goditje pas goditje dhe se problemi më i madh i tij është se ka një lloj vonese në veprim. “Problemi që Berisha e ka të vështirë të bëjë një gjë. Problemi më i madh i Berishës ka qenë një lloj vonese në veprime. Nëse në 2021 nuk do kishte mbajtur qëndrimin pro Bashës opozita nuk do të ishte këtu, thelbi i krizës së…
Author: tirana
Tërmeti i fundit me epiqendër në Bradashesh të Elbasanit, riaktivizoi një lloj frike tek njerëzit që e ndjenë atë. Sizmologët thonë se fuqia e tërmetit ishte 3.9 sipas shkallës Rihter dhe me intensitet në epiqendër gati 5 ballë. “Këto tërmete janë me magnitudë më të vogël se 4, që ne i quajmë tërmete të vogla dhe që dallohen në zonën e Elbasanit, pasi Elbasani bën pjesë në një thyerje të madhe tërthore, zona Lushnjë-Elbasan-Dibër, e cila është një zonë aktive në vendin tonë. Karakteristikë e kësaj zone është që tërmetet sidomos në këto vitet e fundit, janë tërmete të këtij…
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një gruaje nga Vlora, e cila prej 1 viti nuk takonte dot djalin e saj të mitur, me probleme të theksuara autizmi. Suada Ramaj tregoi për gazetarët se djalin po e mban i shoqi i cili ka edhe probleme me shëndetin mendor, ai ka vajtur dhe ia ka marrë në shtëpi, para 1 viti. “Unë e rrita dhe e ndoqa në të gjitha terapitë djalin, tani erdhi bashkëshorti dhe ma mori, jemi në proces divorci dhe unë kam 1 vit pa parë djalin”, thotë e përlotur Suada. Ndërkohë ajo thotë se as në shkollë…
Nëse nuk hani mjaftueshëm fruta dhe perime atëherë me siguri ushqeheni me ushqime të shpejta, kalorike dhe plot yndyrë. Gjasat që të shtoni peshë janë shumë të mëdha dhe po aq vështirësia për humbjen e kilogramëve të tepërt. Mungesa e vitaminave dhe mineraleve shkakton problem me tretjen. Frutat dhe perimet përmbajnë fibër dhe celulozë e cila lehtëson nxjerrjen e mbetjeve ushqimore nga trupi. Në mungesë të tyre do të ndiheni më të fryrë dhe do të keni një tretje problematike. Mungesë mineralesh dhe vitaminash Frutat dhe perimet ofrojnë një thesar ushqyesish të dobishëm për shëndetin. Këtu përfshihen vitaminat, mineralet dhe…
Ndonëse vetëm një pikë larg kualifikimit për në Euro2024, për trajnerin Sylvinho nuk mund të thuhet se gjithçka ka mbaruar. Në një intervistë për Real Story më gazetarin Sokol Balla, Sylvinho tha se humbja ndaj Polonisë në Varshavë ishte një sinjal pozitiv për kombëtaren. “Merita është e lojëtarëve ata e kuptuan menjëherë se kishin një mundësi shumë të mirë për të bërë gjëra të mëdha për të cuar përpara, por nëse jemi bashkë nëse jemi një ata e kuptuan. Ne e morëm ekipin në janar, pas një muaji e gjysmë duke udhëtuar duke u takuar më lojëtarët për t’u njohur.…
Dy mjete fluturues në NATO-s qëndruan për minuta të tëra në qiellin e Vlorë gjatë ditës së sotme duke bërë rrollume vëzhgimi në zonën mes Karaburunit dhe një detit në drejtim të Italisë. Bëhet fjalë për një avion vëzhgimi i tipit Boeing RC-135, i ngritur nga baza e Kretës si edhe një helicopter Blackhawk, i cili iu bashkua avionit pasi ky i fundit ndodhej për një kohë më të gjatë në zonë. Lëvizjet e tyre janë ndjekur me mjaft interes edhe përmes Flightradar, ndërkohë që mbeti mister shkaku. Dyshohet se avioni dhe helikopteri i NATO-s ishin duke vëzhguar për një…
Situata e krijuar në Kryesinë e Kuvendit nga deputetët që mbështesin Sali Berishën, juristja Brizida Gjikondi e quan të neveritshme. Në një intervistë në “Special Report” në ABC News, ajo theksoi se këto skena nuk u shërbejnë shqiptarëve, por vetëm interesave personale. “Ka plasur një situatë e papritur nga grupi i deputetëve që mbështesin Berishën, që në momentin që po procedohet dhëndri i tij. Nuk do shumë mend, edhe një fëmijë e kupton lidhjen shkak-pasojë. Kemi një degradim të politikës, e cila kurrsesi nuk është për hallet e shqiptarëve. Ajo nuk ka asnjë frymë nga poshtë lart, që të pasqyrojë…
Zbërthimi i sistemeve të kriptuara si Sky ecc dhe Encrochat ka nxjerrë në dritë disa nga grupet mafioze më të rrezikshme të narkotrafikut, ku më së shumti janë të përfshirë shtetas europianë, pjesa më e madhe e tyre përbëhet nga shqiptarë. Abdelwahab Guerni ka qenë një nga aktorët më të rëndësishëm në tregtinë e kokainës në Belgjikë që nga fillimi i këtij shekulli. Thyerja e sistemeve të enkriptuara të bisedave Sky ECC dhe Encrochat tani e sjell atë dhe 123 të pandehur të tjerë para drejtësisë. Jo më pak se 124 burra dhe gra janë sot në gjyq në Evere.…
Ish-kryeministri Sali Berisha në bashkëbisedim me të rinjtë e FRPD u shpreh se shpresa e vetme për vendin është PD. Ai ndau mesazhin se nëse të rinjtë sot marrin vendimin që morën studentët e ’90-ës, atëherë i pari që do t’ia mbathë nga Shqipëria është kryeministri Edi Rama. “Shpresa është PD. I mohoi të drejtat kushtetuese në Parlament, të drejtën e hartimit të ligjeve dhe diskutimit në Komisionet Parlamentare, i mohoi të drejtën për të pasur përfaqësuesin që do vetë. PD vazhdon betejën e vetë. Përmbysja e kësaj diktature është në duart tuaja. Një parti e tërë është sot në këmbë.…
Askush nuk ka të dhëna të sakta për shkallën e ngacmimeve seksuale në Kosovë, por në një përmbledhje vlerësimesh nga zyra për Qeverisje të Mirë që vepron në kuadër të zyrës së kryeministrit, thuhet se mbi 48 për qind e qytetarëve në Kosovë kanë përjetuar ndonjë formë të ngacmimit seksual në vendin e punës përgjatë jetës së tyre. Shumica prej tyre apo mbi 64 për qind, janë gra. Këto të dhëna janë pjesë e udhëzuesit për zbatimin e Politikës Kundër Ngacmimeve Seksuale në administratën publike, që u publikua të hënën nga Zyra për Qeverisje të Mirë. Shefi i kësaj zyreje,…
Është mbyllur pjesa e parë në sfidën mes Partizanit dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e 12-të në Superiore. Pas 45 minutave të para, kryeqytetasit kryesojnë 3-1. Rrapaj zhbllokoi sfidën në minutën e 20-të me Rrapajn, ndërsa barazuan shkodranët 12 minuta më vonë me Balajn. Në fundin e pjesës së parë ishte Partizani që realizoi dy gola të shpejtë, me Prekën dhe Mehmetin.
Në një moment Albina e ka akuzuar konkurrentin se ka tentuar ta fusë atë në një trekëndësh me Saiden, për ta bërë këtë të fundit xheloze. Serxho: Ta kam thënë mos fut asnjë në takimin tonë. Albina: Ke qenë ti që e ke bërë këtë gjë. Serxho: Ti doje siguri tek unë dhe pyesje vazhdimisht. Albina: Unë mendoj që e ka bërë vetëm për xhelozi. Serxho: Po hëngra një autogol. Më tepër detaje nuk përdor. Albina: Më ka përdorur për të më futur në një lloj trekëndëshi me Saiden. Është munduar të më përdori në disa forma. Serxho: Sedra ime…