Mbi 36 mijë familje kanë përfituar bonusin për të porsalindurit që nga 1 janari i këtij viti. Kryeministri Edi Rama, i cili ka dhënë lajmin thekson edhe se në buxhetin e vitit 2024 qeveria shqiptare do të vijojë të financojë Programin e Bonusit të Bebes. Rama informoi se në buxhetin e vitit të ardhshëm për Programin e Bonusit të Bebes do të jetë në dispozicion një fond prej 2.2 miliardë lekë, duke mbështetur familjet që në hapat e parë të saj. Programi kombëtar i bonusit të bebes ofron mbështetje financiare për të porsalindurit dhe familjet e tyre pavarësisht statusit social…
Author: tirana
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave këtë të martë po mbahet online, ku deputeti i PS-së, Erion Braçe dhe ministri Ervin Mete, kanë debatuar për diskutimet për buxhetin e vitit 2024. Braçe tha se buxheti i caktuar për bujqësinë duhet të jetë po ashtu me rëndësi dhe të mos lihet mënjanë si sektor. “Bujqësia dhe ndërtimi janë 2 sektorët kryesorë që do sjellin rritjen ekonomike. Mendoni se mjafton buxheti për bujqësinë për t’u rritur siç e parashikoni, sepse bujqësia është prej 2 vitesh thuajse pa rritje? A nuk është më e drejtë që këtë sektor prioritar t’a ndihmonim me më shumë…
Shqipëria dhe Italia kanë nënshkruar një marrëveshje për ngritjen e dy strukturave për pritjen e refugjatëve në vendin tonë. Zv.ministri i Shtetit të Italisë, Giovanbattista Fazzolari në një intervistë për median italiane ‘’Corriere Della Sera”, jep detaje nga kjo marrëveshje, ndërsa e konsideron një sukses historik, që për herë të parë një vend që nuk është pjesë e Bashkimit Europian po mbështet në vend të unionit për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm. Ai thekson se ka pasur një diskutim me BE për këtë çështje nuk ka pasur asnjë kundërshtim nga Komisioni Europian. Qendër rezidenciale në Shqipëri. Opozita flet për “deportim”.…
Gazetari Robert Rakipllari, ka komentuar marrëveshjen e firmosur mes Italisë dhe Shqipërisë, sipas së cilës dhjetëra mijëra emigrantë ilegalë do të strehohen në vendin tonë. Ai përmendi romanin e fundit të Ben Blushit, “Komploti”, në të cilin flitet për Shqipërinë e vitit 1944 ku një kamp refugjatësh në Shëngjin u bë shumicë dhe arriti të merrte bashkinë dhe më pas bëri komplot për të marrë edhe qeverinë. “Në fundjavë më ra në dorë një roman i Ben Blushit,“Komploti” dhe flet për Shqipërinë në vitin 1944, ku një kamp refugjatësh në Shëngjin u bë shumicë dhe arriti të merrte bashkinë dhe…
Këtë të martë u mbajt takimi i emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak me ambasadorët e akredituar në Kosovë. Lajçaku u takua dje me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, me të cilin tha, në një postim në rrjetin social X, se u pajtua për hapat e ardhshëm dhe për zbatimin e plotë dhe pa vonesa e parakushte të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Bislimi tha pas takimit se Kosova është e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje reciproke. Lajçak ndodhet prej ditës së djeshme në Kosovë, ku gjatë vizitës,…
Një 39-vjeçar i dënuar për drogë dhe i shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia e Tiranës. Njoftimi i plotë Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Remove”. Si rezultat i këtij operacioni, në Mjull Bathore, u kap dhe u vu në pranga shtetasi në kërkim Ardian Shkalla, 39 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Shkallës…
Media e njohur italiane “Arte Sky”, i ka kushtuar një hapësirë të veçantë transformimit të Piramidës në qendrën më të madhe të teknologjisë në Ballkan. Arte Sky thekson se kjo qendër e re kulturore, arsimore dhe tërheqëse e Shqipërisë, e cila ndodhet në zemër të Tiranës, është rinovuar plotësisht për të akomoduar në hapësirat e saj të rinjtë dhe studentët që do të mësojnë kodim. Artikulli i plotë Falë projektit restaurues nga studio holandeze MVRDV, kjo strukturë historike shqiptare është kthyer në një qendër kulturore inovative, e pajisur me klasa, zyra dhe hapësira publike. I konceptuar fillimisht si një muze…
Në Shqipëri do të vijnë vetëm refugjatë burra. Pakti mes Shqipërisë dhe Italisë për pritjen e emigrantëve është i diskutueshëm, dhe mund të vijnë 36 mijë persona në vit. Në këtë marrëveshje përjashtohen gratë, fëmijët dhe pjesa vulnerabël, dhe se në Shqipëri do të vijnë vetëm emigrantë burrë. Po ashtu theksohet se vendimi për azil i takon një komisioni italian. Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se Shqipëria do të vërë në dispozicion vetëm tokën, dhe të gjithë përgjegjësitë e tjera i takojnë shtetit italian. Detajet e kësaj marrëveshjeje ende duhet të përcaktohen. “Gjithçka do të jetë përgjegjësia juaj: infrastruktura, pritja,…
Dashuria lind kudo. Një infermiere e burgut Aylesbury në Buckinghamshire të Britanisë së Madhe po hetohet nga autoritet pasi dyshohet se ka një lidhje dashurie me një prej të burgosurve. Alexandra Power është larguar nga puna në një prej burgjeve të sigurisë më të lartë në Britani, pasi akuzohet se ka nisur një romancë me Jay Bell, i dënuar me 10 muaj për prishje të qetësisë publike. Bell i cili ka pasur një romancë të mëparshme me një gardiane burgu, punonte brenda ambienteve të burgut pranë recepsionit, aty ku Power po ashtu punonte në zyrën e saj si infermiere. Pas…
Në Kryesinë e Kuvendit ka një axhendë të ngjeshur sa i përket Komisioneve Parlamentare, por që Garda është sërish aty. Pritet që PD-ja e Sali Berishës të nisë aksionin e saj në komisionin për çështjet ligjore, që njëkohësisht është komisioni i parë për sot që do të zhvillojë punimet me praninë fizike të deputetëve. Përveç projektligjit për buxhetin, aty do të ketë disa dëgjesa me institucionet e drejtësisë. Edhe komisionet e tjera kanë në shqyrtim projektbuxhetin e vitit 2024. Nga 10 komisionet që janë në axhendë për t’u mbledhur sot, pjesa dërrmuese do të mbahen online. Ndërkohë që deputetët e…
Memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar nga Giorgia Meloni dhe Edi Rama në Palazzo Chigi synon të pengojë largimet dhe trafikimin e qenieve njerëzore, si dhe të lehtësojë pikat e nxehta si ajo e Lampedusës. Është realizimi i një marrëveshjeje “të mbyllur thelbësisht më 15 gusht, gjatë takimit që dy liderët zhvilluan në Shqipëri dhe që u cilësua si një festë e thjeshtë, por asgjë më shumë se aperitivë…”, shkruan Ansa, duke nënvizuar që është një “pikë kthese historike jo vetëm për Italinë por për të gjithë Bashkimin Europian”. “Nëse Italia e quan Shqipërinë është atje”, e bën të qartë Rama,…
Sali Berisha është përballë SPAK-ut dhe ish-prokuroja Elisabeta Imeraj, thotë se çdo zyrtar apo politikan duhet të zbatojë vendimin e gjykatave. Ajo tha se ka një rrugë ligjore për ta kundërshtuar vendimin e gjykatës, por e rëndësishme është të mos ndërthuret politika me hetimin. Lidhur me presionin ndaj gjyqtarëve e prokurorëve Imeraj tha se sot mënyrat janë sofistikuar. Ndërsa gjyqtaret femra sipas saj janë më të sulmuara. “Çështje të tilla për shkak të rolit 30-vjeçar në shoqërinë shqiptare do të ketë gjithmonë një lloj ngarkese dhe rëndese. E rëndësishme është të mos ndërthuret politika me hetimin. Politikëbërja e secilit individ…