Author: tirana

Edhe pse duhen thuajse dy muaj për të mbyllur vitin, Krishtlindjet kanë mbërritur në Londër me dekorimet e shumta në lagje dhe hapësira publike. Pema e Krishtlindjes në St.Pancras është mbresëlënëse. Ky është stacioni më i madh hekurudhor në Londër dhe çdo vit pema ka një pamje ndryshe. Këtë vit, për pemën ekipi ka bashkëpunuar me Hatchard Books, librarinë më të vjetër të Britanisë. Është një pemë Krishtlindjesh e përbërë nga 3800 libra! Pema ka po ashtu 270 rafte dhe kushdo që do mund të ulet aty dhe të dëgjojë librat me audio. Përreth ka divanë të rehatshëm dhe një…

Read More

Mund të jetë e vështirë të gjesh një ndjenjë ekuilibri në turbulencat e jetës moderne. Kenichiro “Ken” Mogi beson se filozofia japoneze e nagomit mund t’i ndihmojë njerëzit të kultivojnë një ndjenjë më të madhe harmonie. Nagomi ka të bëjë me përzierjen e elementeve në dukje të ndryshme derisa formojnë një tërësi të unifikuar, harmonike. Kenichiro “Ken” Mogi, një studiues i vjetër në Sony Computer Science Laboratories dhe një profesor në Universitetin e Tokios, beson se kultura japoneze ka inkubuar një filozofi të jetës për të na ndihmuar t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje. Quhet nagomi, dhe nëpërmjet saj, ne mund të…

Read More

Gjykata e Lartë ka përcaktuar Gjykatën e Posaçme si kompetente për të shqyrtuar kërkesën për leje të posaçme për Fredi Belerin. Vendimi u mor në dhomë këshillimi nga gjyqtarët Sandër Simonaj, Sokol Binaj dhe Ilir Panda. Kujtojmë se sot në seancën për Belerin, do të dëshmojë edhe dëshmitari Arsen Rama, por GJKKO ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe seanca do të mbahet me dyer të mbyllura.

Read More

“Mbledhja” e Komisionit të Sigurisë u zhvillua në korridoret e Kryesisë së Kuvendit. Deputetët e opozitë dhe ata të Partisë Socialiste u përfshinë në debate në lidhje me kërkesën për komisionet hetimore. Deputeti socialist, Vullnet Sinaj u kërkoi kolegëve të opozitës që t’i drejtohen sërish Gjykatës Kushtetuese ndërsa këta të fundit thanë se ngritja e këtyre komisioneve bëhen në zbatim të vendimit të mëhershëm të kësaj gjykate. Pjesë nga debati:Sinaj: Nuk mund të bëhet Parlamenti gjykatë.Gështenja: Sapo tha Dumani që nuk cenon fare hetimin. Ne rekomandojmë komisionet hetimore. A e dëgjove kryeprokurorin dje.Sinaj: Vetëm Gjykata Kushtetuese mund të shpjegojë Kushtetutën.Gështenja: Ne kërkojmë respektimin e…

Read More

Kanë kaluar 12 javë nga starti i La Ligës për këtë sezon, por asnjë nuk e priste që kryesimin e kampionatit momentalisht të mbahej nga katalanasit e Gironas. Me 10 fitore në 12 ndeshje, ekipi i drejtuar nga Michel po mahnit jo vetëm Spanjën, por edhe më tej. Nuk është i largët kujtimi, kur një skuadër që luftonte për mbijetesë si Leicester City triumfonte në Angli në vitin 2016 duke i dhënë një leksion botës së futbollit. Me një lojë të mirë dhe kompakte, Girona po ja del të rezistojë ndeshje pas ndeshje, me të vetmin hap fals ndaj Realit…

Read More

Është shoqëruar në Komisariat edukatorja Majlinda Dehima, e cila dhunoi barbarisht 3-vjeçaren në kopshtin privat në Tiranë. Kujtojmë se rasti është denoncuar në emisionin “Stop” nga prind i vogëlushës, që sipas tij, nga dhuna i janë shkaktuar fraktura në këmbë. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë brenda kopshtit për të përcaktuar mënyrën se si vajzës i është thyer këmba brenda kopshtit. Ngjarja ka ndodhur në datën 1 nëntor në kopshtin privat “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i lirisë”.

Read More

Nga Ben Blushi Komploti është romani im i ri që këto ditë del në treg. Ky roman është shkruar mes muajit shkurt dhe prill të këtij viti. Nuk e mbaj mend datën kur kam nisur ta shkruaj por mbaj mend se e kam përfunduar javën e parë të prillit 2023. Pasi e lashë pothuajse gjashtë muaj pa e prekur, e rilexova në gusht, e shkurtova në shtator dhe ia dorëzova botuesve të mi, Pegi dhe Dukagjini, në tetor. Ngjarjet e Komplotit zhvillohen në vjeshtën e vitit 2043 dhe në pranverën e vitit 2044, pra 20 vjet më vonë, kur për…

Read More

Futbollistë të famshëm kanë rënë pre e grabitësve, që kanë hyrë në rezidencat e tyre. Njëri prej “skifterëve” shqiptarë, i cili njihet me nofkën “Alberto” është rrëfyer në podcastin e gazetarit Carlos Quílez. Ai pretendon se kontrollon një rrjet prej 100 personash, me të cilët ka kryer grabitjet në shtëpitë e Benzema dhe Ronaldos. “Ne grabitëm Benzema. Ne gjithashtu tentuam të vidhnim shtëpinë e Cristianos në Madeira, por gjërat që gjetëm nuk ishin joshëse“, tha Alberto. Më pas ai ka treguar sesi i është shmangur tundimit për të vjedhur shtëpinë e tetë herë fituesit të “Topit të Artë”, Lionel Messi.…

Read More

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti është përplasur fizikisht me demokratët tek Komisioni i Shëndetësisë, pasi këta të fundit kanë tentuar që të mos e lejojnë të futet në sallë. Siç shihet nga pamjet, Gjylameti i ka shtyrë deputetët që kishin penguar derën dhe më pas është futur në mbledhje. “Te lutem mos me prek me dorë”, i drejtohet ajo deputetin të PD Isuf Çela. “Si kamikaze! Je dhe grua, nuk bën gruaja kështu”, dëgjohet duke iu drejtuar një deputete e opozitës, Blerina Gjylametit.

Read More

Kopshti privat ”Stinët” në Tiranë ku prindërit e vajzës 3-vjeçe dyshojnë se është dhunuar dhe i është thyer këmba, del që nuk ka licencë të ushtrimit. Ministria e Arsimit teksa thotë se kopshti është mbyllur, informon edhe se kopshti është në paligjshmëri dhe ushtron aktivitetin i pa licensuar si institucion arsimor parauniversitar privat. Nga kopshti i thanë se vajzën e kishte pickuar diçka dhe këmba i ishte fryrë. Duke parë gjendjen e vajzës, mjekët sugjeruan ta çojnë në spitalin e Traumës, ku nga grafia rezultoi se thyerje në pjesën e kofshës. Njoftimi i plotë MAS ka ngritur menjëherë Task-Forcën institucionale…

Read More

Personi që ka bërë kallëzimin në prokurori për Fredi Belerin, edhe pse është bërë bashkëpunëtor i prokurorisë ai është kërcënuar me jetë. Prokurorja e SPAK-ut, Dorina Bejko deklaroi se dëshmitari dhe familjarët e tij janë kërcënuar gjatë kësaj periudhe madje Arsen Ramës i është dëmtuar edhe automjeti. Sot po mbahen dy seanca për Belerin. Njëra prej seancave po mbahet në GJKKO ku do të merren në pyetje dëshmitarët e akuzës mes tyre dhe Arsen Rama. Me kërkesë të SPAK GJKKO vendosi që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura. Arsen Rama denoncoi blerjen e 8 votave me 40 mijë lekë…

Read More