Author: tirana

Gjykata e Posaçme ka dënuar me tre vite burg efektivin e policisë me gradën nënkomisar, Sokol Canameti. Ai pëfiton ulje të dënimit nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar përfundimisht me 2 vite burg. Ndërsa për 5 vite nuk do ketë të drejtë të ushtrojë funksione publike.  Canameti u arrestua pasi akuzohet se mori 2 mijë euro për të ndërhyrë në lirimin e një të arrestuari për drogë. Mbi të rëndon vepra penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Read More

Mbi 77 mijë punonjës do të përfitojnë rritje page përgjatë vitit 2024.  Dokumenti i programit buxhetor afatmesëm 2024-2026 i rishikuar është botuar në Fletoren Zyrtare dhe detajon prioritetet për 3 vitet e ardhshme. Sipas dokumentit,  gjatë  ciklit  afatmesëm 2024–2026, parashikohet vijimi  i  ofrimit  të shërbimeve  për qytetarët  në arsim,  shëndetësi,  transport,  bujqësi  etj  me  standarde  dhe  cilësi  si  dhe financimi i  disa  politikave  të reja  të nisura  përgjatë vitit  2023. Konkretisht, synohet financimi i politikës së re të rritjes së pagave kryesisht në sektorët prioritarë si shëndetësia, arsimi, siguria, mbrojtja. Për vitin 2023-2024, parashikohen të përfitojnë nga rishikimi i politikës …

Read More

Parlamenti i Turqisë hoqi produktet e Coca Cola dhe Nestle nga restorantet e tij sot, pasi kompanitë mbështesin Izraelin në mes të konfliktit në Gaza. “Është marrë vendimi që produktet e kompanive që mbështesin Izraelin të mos shiten në restorante dhe kafene në kompleksin e parlamentit ”, thuhet në njoftim, ku theksohet se vendimi është marrë nga kryetari i Kuvendit, Nouman Kurtulmus.

Read More

Që kur aplikacioni lëshoi ​​​​mundësinë për t’i fshirë ato pas dërgimit, zbulimi i mënyrës së shikimit të mesazheve të fshira në WhatsApp është bërë një sfidë për këdo që ka disa aftësi kompjuterike. Mesazhet fshihen përgjithmonë nga telefoni juaj inteligjent dhe ai i marrësit, por nuk është e pamundur t’i rikuperoni. Ndër aplikacionet e shumta të krijuara për të kapërcyer këtë funksion, tre janë më të akredituarit dhe më të njohurit. Si të shihni mesazhet e fshira në WhatsApp WhatsRemoved, i disponueshëm për Android, kërkon leje për të lexuar dhe ruajtur njoftimet e WhatsApp në smartphone tuaj dhe regjistron çdo…

Read More

Komisioni parlamentar i Sigurisë Kombëtare po zhvillohet online pasi deputetët e Rithemelimit kanë bllokuar me karrige dyert e sallave të komisioneve. Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka propozuar ndryshime sa i përket rekrutimit të policisë së shtetit, teksa hodhi idenë që të rikthejnë shkollimin “bachelor” në Akademinë e Sigurisë. “Mendoj se ka ardhur momenti që së bashku të bëjmë disa ndryshime sa i përket rekrutimit për Policinë e Shtetit. Bashkë me ju duhet të rikthejmë shkollimin “bachelor” në Akademinë e Sigurisë, pra, menjëherë sapo mbarohet shkolla e mesme, të rinjtë te kenë mundësi të shkollohen me studime “bachelor”. Në vijim do…

Read More

Një sulm me armë ndaj autokolonës së presidentit palestinez Mahmud Abbas ka ndodhur mesditën e së martës. Një grup i ri i quajtur “Fëmijët e Abu Jandel” mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se i kishin dhënë Abbasit 24 orë për të ndërmarrë veprime për situatën në Gaza dhe për të ndërmarrë veprime kundër Izraelit. Sipas raportimeve, një nga truprojat e presidentit të Autoritetit Palestinez u plagos gjatë të shtënave. #SONDAKİKA Filistin Devlet Başkanı Mahmud Abbas’ın konvoyuna ateş açıldı.▪️Saldırıyı ‘Ebu Cendel'in Çocukları’ üstlendi.▪️Ebu Cendel'in Çocukları, Mahmud Abbas’a Gazze konusunda adım atması ve İsrail’e karşı harekete geçmesi için 24 saat süre…

Read More

Oficerët e GJKKO kanë bërë disa përpjekje që ish-kryeministri Sali Berisha të njoftohej zyrtarisht për masën e dhënë. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin e datës 20.10.2023, caktoi ndaj shtetasit nën hetim Sali Berisha, masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i K.Pr. Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e…

Read More

Një front atmosferik, i fuqishëm dhe i pasur me lagështi do të përshkojë të mërkurën territoret tona dhe rrugës do të kushtëzojë reshje të dendura shiu sidomos në Kosovë dhe pjesë të Shqipërisë. Shiu do të fillojë në Mal të Zi sonte dhe do të zgjerohet drejt veriut të Shqipërisë ku edhe në Kosovë mund të zhvillohet ndonjël rigë ose rrebesh i shkurtër shiu. Gjatë natës vranësirat do të shtohen dhe dendësohen ndërkohë që fronti përparon përmes Shqipërisë dhe Kosovës. Në Shqipëri pritet rrebeshe lokalisht intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa në Kosovë reshje shiu. Fillimisht edhe në Kosovë…

Read More

Jo më shumë se 3000 migrantë në të njejtën kohë. Kjo është shifra e personave që do të strehohen në Shqipëri, bazuar mbi marrëveshjen e fundit, të firmosur nga kryeministri Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni. Agjencia për Media dhe Informim ka zbardhur nenet që rregullojnë dhe garantojnë zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Konkretisht, neni 3 i marrëveshjes përcakton se Italia merr në përdorim sipërfaqe të territorit shqiptar për ngritjen e strukturave pritëse. Ndërsa Neni 4 garanton se është Italia ajo që do të ngrejë tërësisht me shpenzimet e saj, strukturat për qëndrimin e migrantëve. Po ky nen përcakton edhe Kufirin…

Read More

Sherret mes adoleshentëve nuk janë më një çudi në vendin tonë. E jo pak herë ato kanë ndodhur brenda ambienteve të shkollave që frekuentojnë këta të rinj. Së fundmi, është publikuar një video ku duken një grup vajzash të cilat kapen për flokësh dhe shkelmojnë njëra-tjetrën. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, sherri ka ndodhur jashtë oborrit të shkollës dhe ka përfunduar vetëm kur një grua ka ndërhyrë për të ndarë të rejat. Ngjarja është filmuar në një gjimnaz të kryeqytetit dhe mendohet se mollë e sherrit është bërë një djalë. Mësohet se njëra prej adoleshenteve ka akuzuar tjetrën se pse i…

Read More

Arbana Osmani ka reaguar në mënyrën e saj në lidhje me zërat për largimin e saj nga Top Channel. Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, me dhjetëra ndjekës i kanë shkruar moderators në lidhje më lajmet që qarkullojnë më media. Arbana ka zgjedhur të pëlqejë (like) të gjithë komentet që thonë se BBV 3 nuk do bëhet dot pa drejtimin e saj.

Read More

Është paraqitur në SPAK Ilir Kulla, ekspert i sigurisë.  Ish-këshilltari i Presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla doli në hetimet e anti-mafies italiane se ishte ai që kishte porositur lajmin e rremë me kontenierët me mbetje për të rrëzuar qeverinë Rama. Por kush është Ilir Kulla sipas italianëve? Nga dokumenti që kanë përgatitur figura e tij paraqitet në këtë mënyrë. “Ilir Kulla lindur në Shqipëri në 19 mars 1974 është një personazh politik i njohur në Shqipëri, ekspert sigurie dhe analist gjeopolik me raporte të mira me Italinë në shumë vite. Nga burimet kuptohet që Kulla është këshilltar politik i dy…

Read More