Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur vërejtje për draftin e Asociacionit të komunave serbe në Veri, të prezantuar nga europianët dhe amerikanët më 21 tetor. Sipas tij, drafti i modernizuar për Asociacionin, është më i avancuar se marrëveshja e vitit 2013. “Për hir të konfidencialitetit të draftit, unë nuk mund të flas për vërejtjet dhe kritikat e mia. Ato janë shumë të rëndësishme, ia kam përcjellë emisarit evropian përmes zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, më 24 tetor, dy ditë para se të takohemi në Bruksel. Ky është draft krejt tjetër dhe më i avancuar, por kjo s’do të thotë se ne…
Author: tirana
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me vazhdimësinë e operacionit “Tempulli’. Gjatë 24 orëve të fundit, Balla theksoi se janë goditur 3 raste të tjera të shitjes së dozave të lëndës narkotike cannabis sativa. “Operacioni Kombëtar i Policisë së Shtetit “Tempulli” shënon deri më tani 440 të arrestuar/të proceduar. Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Gjatë 24 orëve të fundit, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli” janë goditur 3 raste të tjera të shitjes së dozave të lëndës narkotike cannabis sativa, në Vlorë dhe në Kukës, si dhe…
Vilma Masha ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në kryeqytet, ku një edukatore kishte dhunuar në mënyrë makabre një vogëlushe 3-vjeçare. Në një kopësht privat në Tiranë, ajo i kishte thyer këmbën 3-vjeçares dhe tashmë ngjarja ka marrë vëmendjen e merituar. I gjithë opinionin publik ka reaguar për këtë çmenduri të ndodhur mu në mes të kryeqytetit shqiptar. Edhe Vilma Masha shprehe e irrituar përmes një postimi në rrjetet sociale. Gazetarja sportive shkruan në Instagramin e saj: “Zot mos na provo! Trishtim pafund për vogëlushen. Ngjarje e përsëritur, është më shumë se një këmbanë alarmi”.
Izraeli u dha sot civilëve të qytetit të saporrethuar të Gazës, katër orë afat për t’u larguar, përpara një sulmi të pritshëm me synimin për të asgjesuar islamistët e Hamasit. Përpara luftës, në qytetin e Gazës jetonte një e treta e popullatës prej 2.3 milionë banorësh që ka gjithë enklava. Të hënën Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se pasi vendi i tij të mposhtë militantët, që e kanë kontrolluar Rripin e Gazës për 16 vitet e fundit, përgjegjësinë për sigurinë e territorit do ta marrë Izraeli, për një periudhë të pacaktuar. Këto ishin disa nga komentet e para të drejtpërdrejta të…
Prokuroria ka nisur procedimin penal për zjarrin që ka përfshirë pikëgrumbullimin e skrapit “Kurum” në Elbasan. Mësohet se janë kryer veprimet e para hetimore me qëllim zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes së ndodhur. “Pas marrjes së denoncimit nga Erion Murataj Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka filluar hetimet kryesisht, duke regjistruar procedimin penal nr. 1309, datë 07.11.2023 për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës” të parashikuar nga neni 201 i Kodit Penal, pasi u mor dijeni në lidhje me ngjarjen e datës 06.11.2023 ku në një masiv me skrap…
Zbardhen dëshmitë nga seanca me dyer të mbyllura për çështjen Beleri. Shefi i komisariatit të Himarës, Ermal Ajdini u shpreh se nga Arsen Rama u njoftua se Fredi Beleri po blinte vota për të fituar në zgjedhjet lokale. Por, arrestimi, sipas tij, nuk u bë menjëherë pasi “kishim dyshime se kishte persona të tjerë të përfshirë”. Ermal Ajdini: Isha shef në komisariatin e Himarës. Arsen Ramën e kam njohur se kam punuar aty. Në fund të majit ose prillit 2023 më bëri me dije në telefon se Fredi Beleri i ka thënë për të blerë vota. Kam bërë verifikime dhe më…
Një 18-vjeçare në Kukës është larguar nga shtëpia që prej datës 6 nëntor, e ndërsa familjarët nuk dinë asgjë për fatin e saj. Ka qenë babai i saj, i cili ka bërë denoncim në polici, ku kërkon ndihmë për gjetjen e të bijës. “Babai i 18-vjeçares shtetasi A. D., 49 vjeç, banues në fshatin Qam ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Kukës se më datë 06.11.2023, se është larguar nga banesa, vajza e tij. Punohet për gjetjen e saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”,…
Kryeministri portugez Antonio Costa ka dhënë dorëheqjen, disa orë pasi policia bastisi rezidencën e tij zyrtare si pjesë e një hetimi korrupsioni. Më herët, gjatë një bastisjeje të policisë në rezidencën zyrtare të kryeministrit, shefi i kabinetit të tij u arrestua, tha prokurori i përgjithshëm i Portugalisë. Vetë Antonio Costa ka rënë në përgjimet e autoriteteve, sipas prokurorisë portugeze. Sipas Politico, kontrollet e policisë në rezidencën e kryeministrit dhe ministritë e Mjedisit dhe Infrastrukturës po vazhdojnë. Përveç shefit të shtabit, policia arrestoi edhe këshilltarin personal të Kostës, Diogo Lacerda, i konsideruar si një nga të besuarit e tij dhe kryebashkiakun…
Ilir Meta ka ngritur shqetësimin për vlerën e parave të marra borxh nga shteti. Kreu i Partisë së Lirisë shprehet se shifrat e borxhit këto 10 vite nga qeveria janë me miliarda. Sipas tij, ky është një alarm që duhet të shqetësojë çdo shqiptar. “Borxhi Publik i Shqipërisë është në kushtet më të pafavorshme dhe ky është një alarm që duhet të shqetësojë çdo shqiptar. Totali i kostos së shërbimit të borxhit në vitin 2024 do të arrijë një shumë të jashtëzakonshme, në 118.2 miliardë lekë apo 1,1 miliardë euro. Totali i kostos së shërbimit të borxhit (interesa + principal) do…
Një 3-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga edukatorja në kopshtin privat “Stinët” në Tiranë. Disa qytetarë janë mbledhur pasditen e sotme para ambienteve të institucionet privat, teksa kërkojnë zbardhjen e rastit dhe ndërmarrjen e masave më të rrepta ndaj edukatoreve. “Për këdo fëmijë, është rast shokues. Fëmijën tim e çoj në kopsht shtetëror fëmijën tim, të ky kopsht ka pasur denoncime dhe më parë. Kopshtet duhet të monitorohen me kamera që shihet gjithçka çfarë ndodh. Duhet të bëhen kontrolle në kopshte dhe duhet të merren masa më të rrepta. Nuk dihet se çfarë do të bëja nëse diçka do t’u…
Një stjuardese raportohet se vdiq si pasojë e rrezatimit kozmik në Korenë e Jugut. Pas tragjedisë kompania ajrore koreano-jugore “Korean Air” njoftoi sot se do i “përmbahet rreptësisht” rregullave në lidhje me ekspozimin ndaj rrezatimit kozmik të personelit të saj të fluturimit. Sipas vendimit të Agjencisë Koreane të Kompensimit dhe Mbrojtjes Sociale, të lëshuar muajin e kaluar, vdekja nga kanceri e një stjuardese që kishte udhëtuar për transportuesin kombëtar për 25 vjet ishte për shkak të ekspozimit të tij ndaj rrezatimit kozmik. Stjuardesa, e referuar vetëm me mbiemrin e saj, Song, kalonte pothuajse 1022 orë në një avion çdo vit,…
Uefa Champions League rikthehet sonte me duelet e 4 në grupe. Supersfida që spikat dhe përbën interesin më të madh është ajo e orës 21:00 në San Siro mes Milanit dhe PSG. Kuqezinjtë luajtën shansin e fundit për të qëndruar në garë për kualifikimin përballë kryesuesve të grupit. Humbja e rëndë 3 m3 0 në Paris dy javë më parë, i ka vënë në vështirësi të mëdha italianët të cilët janë në vendin e fundit në renditje me 2 pikë, ndaj dueli në San Siro është jetik për të mos e përshëndetur kompeticionin që tani. Pioli duhet të përballet me…