Në Asamblenë e Zgjeruar Socialiste në Durrës, kryeministri Edi Rama, është shprehur se Shqipëria është një vend më i sigurt dhe se, vit pas viti, kemi rënie të vrasjeve. Rama u ndal dhe te Reforma në Drejtësi, ku tha se ka rënë miti e pandëshkueshmërisë dhe dita kur sheh një ministër në burg ka ardhur. Për kreun e qeverisë, të shohë njerëz me të cilët ka punuar të shkojnë në burg, nuk është e lehtë dhe as ndonjë ndjesi e kënaqshme, por shton se është gjëja e duhur. “Shqipëria është vend i vjedhjes më të ulët të shtëpive në të…
Author: tirana
Darka e së hënës ka qenë e veçantë për Myrto Uzunin. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka qenë i pranishëm në një ceremoni në Madrid, ku janë ndarë çmimet për lojtarët më të mirë të edicionit të kaluar sipas votave të futbollistëve profesionistë në Spanjë. Shoqata e Futbollistëve Profesionistë Spanjollë (AFE), organizoi këtë ceremoni ndarje çmimesh në Real Casino të Madridit dhe Uzuni ishte një nga yjet e kësaj mbrëmjeje. Sulmuesi ishte përzgjedhur nga votuesit si lojtari më i mirë i Segunda Division për sezonin 2022-2023, në të cilin ai u shpall golashënuesi më i mirë i këtij kampionati dhe ndihmoi…
Një 31-vjeçar i identifikuar me inicialet F.B. është arrestuar nga policia e Lushnjës, pasi akuzohet se ka vjedhur një shumë parash në një pikë karburanti. Autori hyri i maskuar në pikën e karburantit më një armë gjahu, duke kërcënuar punonjësit për t’i dorëzuar paratë. Ai është vënë në pranga pas disa orësh ndjekje nga ana e policisë, në kuadër të operacionit “How it ends”. Ndër të tjera, policia njofton se 31-vjeçari, ka precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Unazën e Madhe” pranë Astirit, ku raportohet për dy të rinj të plagosur. Dy të rinjtë që udhëtonin me motor janë përplasur nga një makinë dhe kanë rënë pa ndjenja në rrugë. Në vendngjarje janë parë disa qytetarë të cilët u kanë ofruar ndihmën e parë.
Rotary Club Tirana ka organizuar ceremoninë përkujtimore për një nga themeluesit dhe kontribuesit më të mëdhenj të RC Tirana dhe të komunitetit rotarian në Shqipëri, të ndjerin Marsel Skëndaj. Familjarë, miq dhe rotarianë janë bashkuar për të nderuar dy vite pas ndarjes nga jeta, figurën e Skëndaj, i një prej pionierëve të kapitalizmit shqiptar të pas viteve 90’ dhe kontributor të rëndësishëm në ngritjen e medias vizive, elektronike dhe të shtypit të shkruar në vend. Aktiviteti dhe gjurma që ai ka lënë në mjedisin shqiptar kanë folur shumë më tepër sesa ai vetë. Nismëtar i prezantimit në sipërmarrjen e re…
Gjatë Asamblenë së Zgjeruar në qytetin e Durrësit, kryeministri Edi Ramaka u ndal edhe te kërkesat e studentëve të mjekësisë, të cilët kundërshtojnë ligjin që i detyron të qëndrojë në vend për 5 vite ose të paguajnë një tarifë. Rama tha se kostoja e studimeve të mjekësisë në Shqipëri është 1/16 e kostos reale dhe nuk ka asnjë krahasim me koston e studimeve në Gjermani. “Një nga arsyet që sot në Gjermani ka një problem me mjekët, është kostoja e lartë e studimeve. Për çfarë arsye të gjithë ju, se nuk ka ndonjë student që do studime me kosto thuajse…
Një 14-vjeçar në Florida të SHBA ka ndërruar jetë tragjikisht. Sipas mediave të huaja, adoleshenti i identifikuar si Knox MacEwen, pësoi atak kardiak teksa vraponte në orën e fiskulturës. Drejtori i shkollës njoftoi vdekjen e adoleshentit, duke shtuar se konsulentë psikologë do të punojnë kësaj jave me nxënësit, të cilët ndodhen në shok pas skenës së rëndë që shikuan. Ende nuk duhet shkaku i atakut kardiak të 14-vjeçarit, por pastori i kishës vendase tha se MacEwen ishte një fëmijë i dashur dhe se vdekja e tij është një humbje e madhe për komunitetin.
Edukatorja Majlinda Dehima është proceduar penalisht në gjendje të lirë, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturve” për dhunën ndaj vajzës 3-vjeçare në ambientet e kopshtit “Stinët”. Sipas dëshmisë së saj para uniformave blu, Dehima pohoi se e goditi me vizore me qëllim për ta bindur që të merrte pjesë në mësim, e jo për ta dëmtuar. Ajo deklaroi se kur e dërgoi për të fjetur gjumë, vajza nuk shfaqi shqetësime. Sipas saj, 3-vjeçarja fjeti për rreth 2 orë e gjysmë dhe kur u zgjua, i shprehu shqetësime se ndjente dhimbje. Edukatorja më tej pretendon…
Partia Socialiste ka mbledhur këtë martë Asamblenë e Zgjeruar në qytetin e Durrësit. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se parashikohet që deri në vitin 2030 Shqipëria të arrijë shifrën e 20 milionë turistëve në vit. “Nga janari në tetor kemi prekur pothuajse shifrën e 9 milionë turistëve. Më saktë 8 mln e 920 mijë. Dhe nëse ky trend do vazhdojë deri në fund të vitit do t’i afrohemi shifrës së 10 mln turistëve, që për Shqipërinë është një shifër e jashtëzakonshme ekonomike. Pasi bëhet fjalë për 10 mln konsumatorë. Dhe flas këtu për pasaporta të huaja.…
Një makinë ka përplasur një këmbësor këtë të martë në Lushnje. Ngjarja ka ndodhur në “Rotondon e Savrës”, rreth orës 17:20. Uniformat blu bëjnë me dije se i lënduari, shtetasi me iniciale A.Ç., 87-vjeç, është transportuar me urgjencë në spital. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale. “Rreth orës 17:20, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, shtetasi O. F., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin A. Ç., 87 vjeç, banues në Savër, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në…
Gjermania ka vendosur që të ndajë 71 milionë euro ndihmë, si pjesë e shqyrtimit të vazhdueshëm të mbështetjes së saj për palestinezët. Berlini, po ashtu, është zotuar se do të japë 20 milionë euro shtesë në financimin e ri, tha Ministria e Zhvillimit më 7 nëntor. Gjermania i është përgjigjur sulmit të përgjakshëm të militantëve palestinezë të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, duke pezulluar përkohësisht ndihmën për zhvillim për territoret palestineze dhe duke thënë se ndihma do të shqyrtohet. “Për shkak të situatës së brishtë në rajon, shqyrtimi ende nuk është kompletuar”, u tha në deklaratën e Ministrisë së…
Tre punonjës policie janë pezulluar nga detyra pas ngjarjes së rëndë në kopshtin privat “Stinët” në kryeqytet, ku një fëmijë 3 vjeç u dhunua nga edukatorja. Sipas policisë, është konstatuar se veprimet nuk janë kryer të plota pasi nuk ishte bërë këqyrja e pamjeve filmike të kamerave që ndodhen në ambientet e kopshtit. Janë pezulluar: Komisar R. D., me detyrë zv/shef i Komisariatit të Policisë Nr. 1, Tiranë; Nënkomisar Y. Ç., me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Nr.1; Nënkomisar E. B., me detyrë specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e…