”Nëse Bashkimi Evropian dëshiron ta marrë drejtimin në rajonin e Ballkanin Perëndimor atëherë pavarësia e Kosovës duhet të njihet nga të gjitha shtetet e BE-së”, është ky propozimi i Austrisë përmes ministres për BE-në dhe Kushtetutën, Karoline Edtstadler. Ajo kritikon BE-në se s’ka bërë shumë në mbajtjen e premtimeve për rajonin. Ajo ka shprehur qëndrimin zyrtar të Austrisë që Bashkimi Evropian duhet të marrë drejtimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Deklarata e plotë Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë iu premtua një e ardhme në BE 20 vjet më parë. Negociatat…
Author: tirana
Në SPAK këtë të mërkurë është paraqitur edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ish-presidenti është paraqitur për aferën CEZ-DIA. Për gazetarët Meta ka thënë se është thjesht një telenovelë. “Është telenovelë që është gjykuar 2 herë dhe është rihapur në 2019-ën nga një kallëzues i rremë i cili është dënuar 2 herë nga gjykata për shpifje dhe një herë nga gjykata për dhunë në familje”,-tha Meta.
Këtë të mërkurë, reshjet e dendura të shiut kanë pushtuar edhe qytetin e Vlorës. Brenda 30 minutave shumë rrugë dhe lagjet e qytetit u përmbytën. Përkatësisht lagjja Pavarsia, zona e Skelës, Lagja 28 Nëntori, Rilindja dhe shumë rrugë, janë nën ujë. Reshjet e shiut po vijojnë të bien duke krijuar probleme në qytet.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Kievi është tashmë duke i planifikuar hapat që do t’i ndërmarrë pasi Komisioni Evropian (KE) ta publikojë më 8 nëntor një raport për përparimin e Ukrainës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE). “Nesër është një ditë e rëndësishme. Ne presim një konkluzion historik nga Bashkimi Evropian një raport rreth zbatimit të rekomandimeve të Komisionit Evropian nga ana e Ukrainës”, tha Zelensky mbrëmjen e 7 nëntorit. Zelensky tha se Ukraina e ka bërë një rrugë të gjatë drejt ndërtimit të marrëdhënieve të forta me BE-në dhe se është plotësisht e vetëdijshme se vendimi për…
Tirana është përfshirë nga një stuhi e fortë me rreshje të shumta shiu, ndërkohë që grupet e punës të Bashkisë së Tiranës janë në terren për normalizimin e situatës. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të bashkëpunojnë me punonjësit e emergjencave. “KUJDES të shtuar sot me valën e re të rrebeshit! Të gjitha skuadrat janë në terren dhe po bëjnë maksimumin për përballimin e situatës! Si herën e fundit, do evitojmë lëvizjet e panevojshme dhe do bashkëpunojmë me punonjësit e emergjencave! Kujdes të moshuarit e fëmijët dhe…
Pas stuhisë Ciaran që përfshiu vendin tonë, sot janë rikthyer sërish reshjet me intensitet të lartë në veri dhe në zonat qendrore. Rrebeshet do të jenë të shpeshta në gjysmën veriore të vendit, ndërsa në jug rrebeshet do të zhvendosen pas mesditës. Edhe këtë herë zonat qendrore do të kenë sasitë më të larat të reshje, 50-80 milimetra. Era do të forcohet vetëm në momente të shkurtra dhe përgjithësisht do të jetë mesatare gjatë ditës së sotme duke mos përsëritur stuhitë e fundjavës. Në disa qytete ka një rrezik të lartë për përmbytje, ndërkohë që nga rrebeshet dhe stuhitë e…
Ushtria izraelite po vijon sulmet në Gaza. Departamenti Amerikan i Shtetit tha se më shumë se 400 qytetarë amerikanë janë larguar tani nga Gaza përmes kalimit Rafah në Egjipt. Më shumë se 10,300 njerëz janë vrarë në Gaza, sipas ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, duke përfshirë më shumë se 4,100 fëmijë. Në Izrael, 1400 njerëz u vranë dhe më shumë se 200 njerëz janë marrë peng. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se “niveli i vdekjes dhe vuajtjes” në konfliktin Izrael-Gaza ishte “i vështirë për t’u kuptuar”. Zëdhënësi i organizatës Christian Lindmeier tha se kishte pasur më shumë se…
Sërish vendi është përfshirë nga moti i keq. Reshje të shumta shiu kanë përfshirë vendin tonë që prej orëve të para të mëngjesit, duke krijuar kështu edhe problematikat e para. Në qarkun e Lezhës për shkak të reshjeve është fryrë Përroi i Zmejës në Rrëshen dhe rrezikohet përmbytja e disa banesave. Është bllokuar aksi Skuraj-Burrel për shkak të rënies masive të gurëve. Zjarrfikësit dhe Emergjencat Civile janë në terren. Në Tiranë reshjet e shiut kanë nisur me intensitet që orët e para të mëngjesit. Për pasojë disa rrugë janë të mbushura me ujë, ndërsa niveli Lanës është rritur në zonën…
Mbrëmjen e së martës, një aksident i rëndë ndodhi në Tapizë të Fushë-Krujës. Një 22-vjeçare duke drejtuar automjetin e saj “Fiat”, ka aksidentuar një 56-vjeçar B.Xh, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i 22-vjeçares dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Këtë të mërkurë Tirana është zgjuar me reshje të dendura të shiut. Reshjet e dendura po vijojnë, duke shkaktuar përmbytje të rrugëve në disa zona dhe trafik të shtuar. Sot parashikohet se reshjet do të shtrihen në të gjithë territorin në formën e rrebesheve të shpejta e stuhive më shkarkesa të forta elektrike e breshër. Gjatë orëve të mbrëmjes parashikohet se reshjet do të ulin intensitetin dhe do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra. E njëjta situatë ndodhi të premten e shkuar, ku kryeqyteti u bllokua për orë të tëra nga përmbytja e rrugëve dhe trafiku i rënduar.
Dashi Të mërkurën në dashuri ju duhet pak kohë për veten tuaj për të reflektuar për të ardhmen. Në punë bëni kujdes sepse gjithçka që shkon keq do bëhet e padurueshme. Demi Kjo e mërkurë në dashuri do të ketë një mënyrë për të sqaruar shumë gjëra me partnerin tuaj dhe në punë prisni disa lajme të mira dhe gjithçka do shkoi shumë mirë. Binjakët Të mërkurën faza e shtytjes dhe tërheqjes vazhdon në dashuri me dikë të shenjës së Luanit ose Shigjetarit, por është më mirë të merrni një vendim përfundimtar. Në punë mbyllni projektet në mes të muajit.…
Edhe pse opozita shqiptare ka vendosur që të bojkotojë punimet parlamentare, përfshirë komisionet dhe seancat, tek udhëtimet jashtë vendit ndryshon qëndrim. Deputetja e grupimit të “Rithemelimit” Albana Vokshi ka udhëtuar bashkë me kolegët e saj socialistë Pandeli Majko dhe Etilda Gjonaj në Bruksel në pritje të Progres Raportit të KE-së. /tirananews