Author: tirana

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani hedh poshtë pohimet se marrëveshja që qeveria italiane nënshkroi me Tiranën këtë javë për të ngritur qendra në Shqipëri për menaxhimin e emigrantëve është e paligjshme. “Marrëveshja e nënshkruar me shtetin shqiptar është në përputhje me të gjitha ligjet e BE-së. Është shumë e ndryshme nga marrëveshjet e tjera që janë arritur nga vendet e tjera. Ajo synon të sigurohet që personat që nuk kanë respektuar rregullat dhe nuk kanë të drejtë të hyjnë në Itali mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës”, u tha Tajani gazetarëve në fund të një takimi…

Read More

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, i bën thirrje drejtuesve të automjeteve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit, pas përkeqësimit të motit në vend. Po ashtu Balla bën me dije se efektivë të Policisë së Shtetit ndodhen të terren për të siguruar kthimin në normalitet. ”Pas përkeqësimit të motit, Policia e Shtetit dhe të gjitha strukturat shtetërore janë terren për të siguruar kthimin në normalitet. Grupet e punës janë në gatishmëri për të garantuar që akset rrugore të jenë të hapura si dhe për të siguruar furnizim me energji elektrike. Drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet…

Read More

Në një studim të ministrisë izraelite të Shëndetësisë zbulohet se doza e tretë e vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) e zhvilluar nga BioNTech-Pfizer siguron mbrojtje të konsiderueshme kundër infeksionit dhe sëmundjeve të rënda tek njerëzit e moshës mbi 60-vjeçare. Ministria e Shëndetësisë ndau me publikun disa rezultate të hulumtimit të saj mbi njerëzit e moshës mbi 60-vjeç, që kanë marrë dozën e tretë të vaksinës BioNTech-Pfizer. Në një deklaratë nga ministria, thuhet se doza e tretë te njerëzit e moshës 60-vjeç e lart siguronte 4 herë më shumë mbrojtje kundër infeksionit 10 ditë pas marrjes së vaksinës sesa doza…

Read More

Namir Lapardhaja Me radhë, të gjithë si Çeçua, pa dallim, në dyert e drejtësisë, për padrejtësitë 30-vjeçare, për zullumet, shkeljet, hajdutëritë, kusaritë, për arrogancën, jetën e luksit, për paturpësitë, fëlliqësitë, për nëpërkëmbjen e ligjit, talljen me shtetin, ngazëllimi me pushtetin. Me radhë, të gjithë si Çeçua, me fytyra të vranëta, çehre të hequra, damarë të ballit të fryrë, gjuhë të ashpër, gurmaz të thatë, ecje të pasigurt, mimikë të ngrirë, duar që s’të binden, këmbë që s’të lëvizin, ngrëç që s’të lëshon. Me radhë, të gjithë si Çeçua, sepse arroganca juaj nuk njihte kufij, prepotenca juaj nuk respektonte asnjë limit,…

Read More

Gigi Hadid dhe Bradley Cooper janë kthyer ndër çiftet më të përfolur të kohëve të fundit, madje edhe ndër më të preferuarit e fansave të Hollywood-it. Aktori 48-vjeçar dhe modelja 28-vjeçare kanë dëshmuar se lidhja e tyre po shkon mjaft mirë dhe gjërat duket se po bëhen serioze. Me sa duket, ata të dy po përgatiten për hapin e radhës në romancën e tyre. Një burim i afërt i çiftit ka treguar për “Us Weekly” se Gigi dhe Bradley po planifikojnë të prezantojnë vajzat e tyre. “Ata nuk kanë pasur ende një takim me vajzat, por është, pa dyshim, diçka…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sot kundër marrëveshjes së firmosur dy ditë më parë në Itali mes kryeministrit Rama dhe homologes italiane, Meloni. Ai tha se Shqipëria nuk garanton respektimin e të drejtave të refugjatëve, teksa tha se nuk do ta pranojë këtë marrëveshje për shkak se bie ndesh me kushtetutën. Deklarata e Berishës PD deklaron se narko regjimi i Ramës nuk mund të garantojë respektimin më minimal të të drejtave të refugjatëve. Dëshmi e kësaj është keqtrajtimi çnjerëzor me pasoja vdekje i refugjatëve iranianë në Manëz. Territori i Shqipërisë kontrollohet nga grupet kombëtare dhe ndërkombëtare të trafikut të drogës,…

Read More

Specialistët e Policisë Rrugore të DVP Kukës arrestuan shtetasin I. P., 18 vjeç, banues në Kukës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin D. S., 38 vjeç, pasi automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, e ka përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë, është dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Read More

Në hijen e paketës së zgjerimit, të mërkurën në Bruksel, Komisioni Evropian (KE) pritet të miratojë dhe të publikojë një plan ambicioz për rritje ekonomike në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Për ta promovuar këtë plan, edhe para se ai të miratohet, presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, kishte udhëtuar para një jave në vendet e rajonit. Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje në këtë dokument ku shpalosen planet se si të ndihmohen vendet e Ballkanit Perëndimor që të arrihet një konvergjencë (përafrim) në zhvillimin ekonomik me Bashkimin Evropian (BE) dhe në këtë mënyrë, të bëhen gati…

Read More

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Drejtorisë Rajonale Tiranë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë kryer kontroll në një subjekt me aktivitet “Njësi tregtimi të produkteve ushqimore”, ku është konstatuar se, subjekti nuk kishte zbatuar detyrat e lëna nga kontrolli i mëparshëm, nga i cili subjekti, për disa shkelje të legjislacionit në fuqi, i është vendosur masa administrative me “gjobë” në vlerën e 900’000 lekëve, duke vijuar me tregtimin e produkteve ushqimore dhe prishur shenjat dalluese të vendosura për ndërprerjen e aktivitetit. Për sa më sipër për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese ka rivënë sërish masën urgjente të ndërprerjes…

Read More

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka surprizuar të gjithë me fanellën veshur të një skuadre futbolli. Ylli i muzikës botërore është fotografuar me fanellën e Palermos. Tifozët e kësaj skuadre kanë mbetur të befasuar dhe të lumtur kur panë këngëtaren e famshme ndërkombëtar të veshur me ngjyrat rozë e zi. Palermo këtë sezon po lufton për t’u ngjitur në Serie A, për t’u rikthyer në vitet e veta të lavdishme ku merrte pjesë edhe në kupat evropiane. Por shpeht u zbulua pse Dua Lipa kishte veshur fanellën e Palermos dhe nuk kishte të bënte aspak me tifo për këtë skuadër. Gjithçka…

Read More

Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 41-vjeçar, pasi është denoncuar nga drejtori i një banke, se e ka goditur për shkak të detyrës. Shtetasi nga Prishtina dyshohet se ka goditur disa herë me grushte brenda ambienteve të bankës, personin që e denoncoi dhe më pas është larguar. Gjatë ndalimit, atij i janë sekuestruar mbi 16.000 euro, por edhe një mjet prerës. Njoftimi i plotë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi S. G., me detyrë drejtor i një banke në qytetin e Kukësit, se ishte goditur për shkak të detyrës nga një shtetas,…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se nuk ekziston akt apo shkresë që ai të ketë nënshkruar në interes të dikujt. Pas daljes nga SPAK, ku dëshmoi për rreth 2 orë për çështjen CEZ-DIA, në një deklaratë për gazetarët, Meta tha se kjo është çështje që diktohet politikisht nga Rama. “Në çdo rast tjetër nuk ekziston asnjë akt, shkresë, dokument, urdhër për ligje dhe akte nënligjore, nga Ilir Meta në detyrat e tij si zv.kryeministër as ministër i ekonomisë, përfshirë këtu edhe DIA edh CEZ. Isha si një person që ka dijeni për rrethana të caktuara. U pyeta…

Read More