Një aksident i rëndë është raportuar ditën e sotme pranë Kopshtit Zoologjik, në Tiranë. Një automjet është kthyer përmbys. Ndërkohë ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Gjithashtu të pranishëm janë edhe forca policie për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Sakaq si pasojë e aksidentit shihet edhe një trafik i rënduar i qarkullimit të mjeteve.
Author: tirana
Teksa vendi ynë për përballet me mot të keq, deputeti socialist, Erion Barçe ka nxjerr një video nga lagja e tij, e cila është përmbytur. Përmes një mesazhi në Facebook, Braçe thekson se nuk është faji i bashkisë për këtë situatë, por i ndërtuesve të tre pallateve. Ndërkohë, socialisti duket se e ka zgjedhur zgjidhjen për të kaluar në rrugën e përmbytur, duke ecur sipër bordurës së trotuarit. REAGIMI I BRAÇES“L I V E: NE LAGJE! PER TE DALE NGA SHTEPIA E PER TE SHKUAR NE PUNE! Rruga eshte PERMBYTUR ne gati 30 metra, mjaftueshem per te mos dale si…
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Rai News 24 për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për të pritur në një qendër siç saktësoi Kryeministri, emigrantët që kapen në ujërat italiane. Rama ka zbuluar se Shqipëria ka pasur kërkesa dhe nga vende të tjera të BE-së për marrëveshje të kësaj natyre por i ka refuzuar. Në intervistë Rama sqaron pse i tha “PO”, Italisë. Dy qendra në Shqipëri, në Shëngjin dhe në Gjadër. Këto emigrantë do të vijnë në territorin shqiptar një vend jashtë BE-së. Mbi çfarë statusi juridik i prisni ju këta emigrantë? -Së pari, dua të sqaroj…
Më 8 nëntor 1462, u shkrua dokumenti i parë në shqip, “Formula e pagëzimit”. Formula është shkruar prej kryeipeshkvit të Durrësit, imzot Pal Engjëllit, në gjuhën kishtare të kohës, në latinisht. Ky dokument ruhet në bibliotekën Laurentiane të Firencës dhe për herë të parë është gjetur në vitin 1915 nga historiani rumun, Nicolae Jorga. Dokumenti është fryt i vizitës baritore, që kryeipeshkvi shqiptar imzot Pal Engjëlli, bëri si bari e udhëheqës shpirtëror nëpër Kishat famullitare e viset e kryedioqezës së Durrësit të kohës. Në mbarim të kësaj vizite baritore, imzot Pal Engjëlli pasi përballet me vështirësitë që i kanoseshin popullsisë…
Nis seanca për Jamarbër Malltezin, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha. Malltezi kërkon shuarjen e masës së sigurisë në GJKKO. Avokatët e tij kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, me argumentin e moszbardhjes në kohët të vendimit. E njëjta senacë u zhvillua më herët edhe për Sali Berishën.
“X Factor Albania” po rikthehet në TV Klan, kësaj here përballë një trupe të re gjykuese. Sipas “Iconstyle” janë konfirmuar edhe 4 anëtarët e jurisë. Arilena Ara, Young Zerka, Elhaida Dani dhe Adi Krasta do të japin gjykimet e tyre profesioniste dhe do të marrin vendimet për të ardhmen e talenteve të reja muzikore.
Ministrat e Jashtëm të grupit të shtatë shteteve më të industrializuara (G7) bënë thirrje për pauzë humanitare në luftën Izrael-Hamas në mënyrë që të lejohet dërgimi i ndihmës dhe të ndihmohet procesi i lirimit të pengjeve. Pas takimit dyditor në Tokio, përderisa forcat izraelite vazhduan të sulmonin Rripin e Gazës, G7 përmes një deklarate të përbashkët tha se Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten. Por, ministrat po ashtu theksuan nevojën për mbrojtjen e civilëve dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar.
Zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari thotë se forcat tokësore izraelite kanë operuar më thellë në qytetin e Gazës në orët e fundit. Hagari thotë se IDF “po thellon presionin mbi qytetin e Gazës”, ku besohet se është bastioni i Hamasit. Ai deklaroi se IDF vrau disa komandantë në terren të Hamasit gjatë sulmeve ajrore dhe operacioneve të natës, gjë që “dëmton ndjeshëm aftësinë e Hamasit për tu kundërpërgjigjur.” Në rrjetin e tuneleve të Hamasit, Hagari thotë se forcat inxhinierike luftarake po shkatërrojnë çdo tunel që hasin duke përdorur “pajisje të ndryshme”.
Një tërmet i fortë me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter ka lëkundur brigjet e Antalias në Turqi. Sipas Instituti Euro-Mesdhetar, tërmeti ishte me thellësi 35 kilometra. Deri më tani nuk ka raportime për dëme apo të lënduar.
Duhet treguar një kujdes shumë i madh kur ushqehen të vegjlit. Në 9 muajt e parë sistemi i tyre tretës nuk është forcuar siç duhet për të tretur të gjitha ushqimet. Ndaj në këtë artikull do ju tregojmë se cilat ushqime duhet të shmangni për to deri në 9 muaj. 1. Qumësht lope/ soje Në 9 muaj enëzimat e pranishme në zorrë nuk kanë arritur zhvillimin e tyre të plotë. Prandaj foshnja nuk është në gjendje të tresë proteinat në këto lloje qumështi. Për më tepër, ato përmbajnë minerale që janë të dëmshme për veshkat. 2. Spinaqi E rëndësishme është…
Një 57-vjeçar mësohet se ka dëmtuar dorën teksa ka qenë në frontin e punës në një nga galeritë e kromit në Bulqizë. Policia bën të ditur se 57-vjeçari është dërguar në spital dhe pasi ka marrë ndihmën e nevojshme është larguar për në banesë. Po ashtu policia e Dibrës njofton se ka referuar materialet në Prokurori për vlerësim.
Gurët në veshka formohen në momentin kur keni kristale të ngurta. Këtu përfshihet kalçiumi, oksalati dhe acidi urik, të cilat nuk mund të treten. Në këtë artikull do të mësoni për 6 mënyra të lehta se si të trajtoni problemin e gurëve në veshka. Uthull Molle Uthulla e mollës është e pasur me acid citrik dhe ndihmon në shkrirjen e gurëve në veshka. Ajo rikthen nivelin e alkalinës në gjak dhe urinë dhe eliminojnë toksinat. Për të shfrytëzuar këto përfitime, përzieni 2 lugë gjelle me uthull molle në 200 ml ujë dhe pijeni gjatë ditës. Sasia e rekomanduar ditore e…