Personi që shihni në foto është Arjan Shahaj, 29-vjeçari që ndërroi jetë këtë të mërkurë si pasojë e një aksidenti që ndodhi në afërsi të Liqenit Artificial në Tiranë. Dyshohet se viktima ka humbur kontrollin nga lagështia. Policia sqaron se viktima ndërsa ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij, është përplasur me një tjetër makinë, e si pasojë e përplasjes së fortë dhe përmbysjes së mjetit, ka gjetur vdekjen në vend.
Author: tirana
Kompania Coca-Cola ka konfirmuar sot se një person është shtruar në spital pas konsumit të një prej pijeve të tyre në një bar në Kroaci. Ministri kroat i shëndetësisë Vili Beroš, konfirmonte disa incidente me produktet e kompanisë duke thënë se personat janë në gjendje të stabilizuar dhe jo kërcënuese për jetën. Personi i paemëruar publikisht kishte pirë limonatën Romerquelle Blueberry në një kafe në kryeqytetin Rijeka, para se të shtrohej në spital. Të tjera postime në rrjetet sociale kroate tregonin se disa njerëz ishin “helmuar rëndë” nga produktet e kësaj kompanie, shkruante rrjeti vendas Index.hr, por detajet ishin të…
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka bërë një raport mbi situatën për shkak të motit të rënduar. Sa i përket furnizimit me energji elektrike, ajo ka theksuar se aktualisht janë 18 fidera jashtë funksionit, ku momentalisht problem paraqitet zona e Kavajës. Sakaq, në rajonin e Fierit, përkatësisht në stacionin e Kutës është shfaqur problem me elektromotorët e pompave ku ekipi po punon intensivisht për riparimin e tij sa më parë. Sipas Ballukut, në portin e Durrësit dhe të Vlorës, situata paraqitet normale dhe nuk parashikohen vonesa për tragetet në nisje. Në të njëjtën linjë paraqitet edhe situata në…
Marvin Çuni dhe Arijon Ibrahimoviç ishin dy lojtarët e fundit me origjinë shqiptare që mbërritën në kampionatin italian, aty ku gjetën një duzinë me futbollistë kuqezinj. Në Serinë A aktualisht luajnë Etrit Berisha, Ardian Ismajli dhe Stiven Shpendi tek Empoli. Te skuadra e Atalantës është Berat Gjimshiti, ndërsa te Lacio Elseid Hysaj. Për të vijuar me Kristjan Asllanin që aktivizohet tek Interi dhe Marash Kumbulla me Romën. Nedim Bajrami është pjesë e Sasuolos po në elitën e Italisë dhe më tej kemi tre lojtarë me origjinë shqiptarë te Frozinone, ku Çuni është pjesë e Kombëtares, ndërsa mbrojtësi Serxho Kalaj…
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e bërë nga avokatët e Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Kjo e fundit do të vijojë të drejtojë seancën gjyqësore ndaj ish-kryeministrit për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Ky vendim erdhi pasi ditën e sotme avokati Genc Gjokutaj, në një prononcim për gazetarët tha se ata kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. “Bëmë kërkesë paraprake për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Është depozituar kërkesa, është zhvilluar me kërkimin tonë, pra humbjen e fuqisë së masës së sigurimit. Janë bërë prapsimet e prokurorit dhe është ndërprerë seanca për të shqyrtuar kërkesat…
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se në Bypass-in e Vlorës do të kryhen punimet për rivitalizimin dhe mbrojtjen e skarpatave nga rënia e gurëve. ARRSH njofton se për kryerjen e këtyre punimeve është e nevojshme mbyllja e përkohshme e trafikut, konkretisht nga km 12 që fillon mbas fshatit të Kaninës, deri në km 20 në afërsi të kryqëzimit që del në Rradhimë. Bllokimi i trafikut në këtë segment do të kryhet duke filluar nga data 10.11.2023 deri në përfundimin e të gjitha punimeve të nevojshme për t’u kryer pa prezencë trafiku.
Pas daljes nga ambientet e SPAK, kryetari i Bashkisë Kamzës, Rakip Suli i ka konsideruar shpifje akuzat që janë ngritur ndaj tij. “Për mua janë shpifje dhe nuk përbaltet puna titanike e Bashkisë Kamëz. Qëllimi ishte sot për të bërë transparencë për çdo qindarkë që investohet bëhet për banorët e Bashkisë së Kamzës. Ata më votuan dhe më besuan më 14 maj. Ky ishte qëllimi i ardhjes time sot, me dëshirën time”, ka thënë ai. Kujtojmë se Rakip Suli është thirrur për herë të tretë në SPAK. Prokuroria e Posaçme po kryen hetime ndaj Rakip Sulit dhe zyrtarëve të tjerë për…
Aktorja Arjola Demiri, duke folur për jetën e saj private, u shpreh se është e vështirë që të gjejë një partner jete. Teksa ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Natën me Aulonën”, Arjola tha se nuk e kupton pse shumë çifte qëndrojnë bashkë për shkak të interesit ndërkohë që pëlqejnë njerëz të tjerë. “Realiteti në Shqipëri është që meshkujt nuk janë të aftë të mbajnë një femër që është bashkëshortja e tyre, por janë të aftë të mbajnë 10 dashnore. Këtë nuk e kam kuptuar kurrë sepse dreqi ta hajë mos rri në një lidhje që nuk të bën…
Është shtyrë për më vonë seanca në GJKKO ku po shqyrtohet kërkesa e Jamarbër Malltezit për shuarjen e masës së sigurisë “arrest me burg”. Shkak është bërë kërkesa e Malltezit për përpjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka me arsyetimin se ka vonuar zbardhjen e vendimit për të.
Në afërsi të liqenit artificial, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh. dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi A. Sh. (student në Akademinë e Sigurisë). Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Prokuroria do të nisë hetimin e pronarit të kopshtit të fëmijëve “4 Stinët”, ku edukatorja dhunoi 3-vjeçarën. 45-vjeçari, Daniel Danushi, nuk kishte licence për kopshtin, i cili megjithatë funksiononte normalisht në rrugën “Ali Demi”, duke i shpëtuar “syrit” të institucioneve. Ai akuzohet për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. Kopshti u bë publik pas ngjarjes së rëndë që shokoi opinionin publik, ku një edukatore ushtroi dhunë mbi 3-vjeçaren, e cila rezulton me frakturë në këmbë.
Blerja e një makine të re është një nga vendimet më të rëndësishme që mund të merrni ndonjëherë, kryesisht sepse blerja e një makine është një vendim kaq i kushtueshëm. Procesi i blerjes së makinave mund të jetë gjithashtu i gjatë dhe i pakëndshëm nëse nuk jeni të përgatitur. Për fat të mirë për ju, ka disa gjëra që mund të bëni dhe disa gjëra që duhet të dini para dhe gjatë procesit të blerjes së makinës. Një nga aspektet më të nënvlerësuara të blerjes së një makine është të kuptuarit e nevojave tuaja. Shumica e njerëzve e dinë se…