Author: tirana

Dashi Të enjten në dashuri duhet të përpiqeni të kuptoni se çfarë dëshironi në të vërtetë dhe në punë mund të merrni ndihmë të madhe nga një koleg. Do të shihni që së shpejti gjithçka do të jetë mirë. Ka mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë. Demi Të enjten tregohuni të kujdesshëm në dashuri nëse hidhni gjithçka për një ndjenjë për të cilën nuk jeni ende të sigurt. Ka diçka që nuk funksionon në punë, veçanërisht në aspektin financiar. Mos u zemëroni nëse diçka nuk ju shkon ashtu siç dëshironi. Binjakët Të enjten mos ia kushtoni të gjithë…

Read More

Është prezent në çdo shtëpi dhe njihet si një nga mënyrat popullore më të famshme për të qetësuar dhimbjet apo inflamacionin. Krahas të gjitha këtyre vlerave që i dhuron organizmit kamomili mund të jetë shumë i dobishëm edhe për flokët tuaj. Tek shëndeti i flokëve kjo bimë e vogël mund të bëjë mrekulli si në dukjen bukur të tyre ashtu edhe në rritjen e shëndetëshme. Nëse doni të keni flokë të gjatë dhe plot shkëlqim ktheni sytë tek çaji i kamomilit që me siguri e keni në shtëpi. Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon disa përdorime të shpejta të kësaj…

Read More

Gazetari Eni Ferhati ka treguar më shumë detaje në lidhje me vrasjen e Fatjon Dervishit, 37-vjeçarit, që u ekzekutua me breshëri plumbash në Sukth në shtator të këtij viti. I ftuar në emisionin “Në shënjestër”, gazetari tha se janë sekuestruar 40 kamera në të gjithë aksin që ka përshkuar viktima dhe autorët. Ai thotë se autorët janë treguar të kujdesshëm dhe e kanë studiuar mjaft mirë zonën pasi kur janë larguar kanë zgjedhur një rrugë tjetër për të humbur gjurmët. Sipas gazetarit është një ngjarje ku mund të kenë marrë pjesë 3 autorë. Më tej ai theksoi se, kjo ngjarje…

Read More

Kryeministri Edi Rama do të jetë nesër në Francë ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes që do të organizohet në kryeqytetin francez, Paris. Kreu i qeverisë shqiptare nuk do të marrë pjesë në Kuvend në seancën plenare që do të zhvillohen nesër dhe as në për prezantimin e Raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë 2023. Në Francë do të jetë edhe kryeministri Albin Kurti. Me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili do ta bëjë edhe hapjen e Forumit, të enjten në mbrëmje Kryeministri Kurti do të jetë pjesë e darkës me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë…

Read More

Një burrë është shtypur për vdekje nga një robot në Korenë e Jugut pasi nuk arriti ta dallonte atë nga kutitë e ushqimit. Incidenti ndodhi kur burri, punonjës i një kompanie robotike rreth të 40-tave, po inspektonte robotin. Krahu robotik, duke e ngatërruar burrin me një kuti të perimeve, e kapi atë dhe e vendosi në rripin e transportit, duke i shtypur fytyrën dhe gjoksin. Ai u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë.

Read More

Kombëtarja shqiptare do të luajë këtë muaj dy ndeshje mjaft të rëndësishme. Shqipëria do të përballet me 17 nëntor përballë Moldavisë në transfertë, ndërsa 3 ditë më vonë, me 20 nëntor do të presë Ishujt Faroe në stadiumin “Air Albania”. Në prag të një axhende mjaft të zënë të Kombëtares, FSHF ka publikuar dhe programin që kuqezinjtë do të kenë këtë muaj. Më 10 nëntor në orën 12:00 do të shpallet lista e lojtarëve të grumbulluar për këtë sfidë. Një ditë më vonë, në orën 11:00, trajneri Sylvinho do të dalë në një konferencë për shtyp. Më 13 nëntor skuadra…

Read More

Shqipëria ka pranuar një marrëveshje me Italinë për të strehuar emigrantë ilegalë në dy kampe në Shëngjin të Lezhës. Marrëveshja e para e këtij lloji ka ngjallur debat dhe është komentuar gjerësisht nga ekspertët në mbarë botën. Marrëveshje të ngjashme, si tentativa e Britanisë së Madhe për të çuar emigrantët ilegalë në Ruanda, kanë dështuar. Por televizioni britanik “Sky News” ka zbardhur detaje të reja nga marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët. Veçanërisht një çështje ka ngjallur shumë pyetje; se çfarë do të ndodhë me ata emigrantë të cilëve nuk u pranohet azili në Itali. Marrëveshja e bën të qartë se, ndryshe…

Read More

Organizata bamirëse “Save the Children” po bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gazë, për të ndalur atë që ajo e quan katastrofë humanitare. Drejtori i kësaj organizate për Territoret Palestineze, Jason Lee i tha Zërit të Amerikës në një intervistë nga Jeruzalemi se fëmijët po paguajnë çmimin më të lartë nga konflikti. Shumë nga 1,400 të vrarët nga sulmi i Hamasit në Izrael ishin fëmijë, ashtu si edhe një pjesë e rreth 240 personave që mbahen peng. Ndërkohë nga mbi 10 mijë personat që Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi thotë se janë vrarë në Gazë, 40…

Read More

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në dalje të tunelit numër 3 të rrugës së Arbrit në fshatin Shkallë të Xibrit. Mjeti është përmbysur mbi “Urën e Fshatit” 158 metra e lartë, pjesë e rrugës së Arbrit. Mësohet se në automjet ndodheshin dy të rinj, burrë e grua, teksa kjo e fundit është transportuar për ndihmë mjekësore në spital. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Read More

Ehud Olmert, ish-kryeministri izraelit, gjykon se Benjamin Netanyahu është i rrezikshëm për Izraelin. Olmert vuri në dukje se Netanyahu tani po bën një gabim të madh duke u përgatitur për të marrë kontrollin e përgjithshëm të sigurisë së Gazës pasi të eliminohet Hamasi. Në një intervistë, ai vuri në dukje se lideri aktual izraelit është në një gjendje të krizës nervore ndërsa u përpoq të shmangte shkarkimin nga detyra për dështimin në mbrojtjen e sigurisë kombëtare me rastin e sulmeve të militantëve të Hamasit më 7 tetor. “Netanyahu është ‘tkurrur’. Ai është i shkatërruar emocionalisht, kjo është e sigurt. Dua…

Read More

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në Qafë Gjashtë të Sarandës. Raportohet se në aksident janë përfshirë një fugon i linjës Sarandë-Metoq dhe një tjetër automjet i cili dyshohet se i ka prerë rrugën fugonit. Në komisariat janë shoqëruar dy drejtuesit e mjeteve Shkëlqim Nikolla (fugoni) dhe Iris Skora që drejtonte automjetin tjetër.

Read More