Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet dhe ka përcjellë në Prokurorinë e Tiranës dosjen për katër efektivë të Komisariatit nr. 1, në lidhje me ngjarjen e rëndë në kopshtin privat “Stinët”, ku në rrethana të mistershme 3-vjeçarja theu këmbën. Rustem Dervishi, Ylli Çako dhe Ergys Brahimaj dhe një i katërt që ditën e denoncimit ka qenë i gatshëm. Të katërt janë nën akuzë për shpërdorim detyre dhe gjatë marrjes në pyetje kanë pranuar se e kanë neglizhuar çështjen, duke thënë se do të vijonin hetimin të nesërmen dhe në vijim. AMP ka dyshime të forta se efektivët nuk kanë…
Author: tirana
Gëzim Paplekaj, i cili akuzohet se ka marrë 20 mijë lekë në këmbim të votave për Partinë Socialiste, është dënuar nga GJKKO me 8 muaj burg. Ai akuzohet per korrupsion pasiv në zgjedhjet qendrore të 2021. Në një video të publikuar, Paplekaj shfaqet duke marrë 20 mijë lekë për 4 vota në favor të PS-së.
Foshnja e seksit mashkull që u gjet ditën e djeshme i braktisur në bodrumin e një pallati në zonën e Yzberishtit në Tiranë, pak pasi kishte ardhur në jetë, nuk mundi të mbijetonte. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla bën të ditur se pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, vogëlushi nuk ia doli. ”Sapo mora një lajm të trishtë nga Drejtori i Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” , i cili më njoftoi se foshnja e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë nuk ia doli dot edhe pse mjekët e spitalit bënë të gjitha përpjekjet. Policia e Shtetit ka…
Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi foli për mediat jashtë Kuvendit. Teksa komentoi kaosin e shkaktuar nga opozita, tha se një sjellje e tillë është demagogji pasi ndodh edhe kur në seancë po diskutohen projektligjet e propozuara nga deputetët e opozitës. “Sjellja e opozitës është demagogji sepse sot praktikisht kishim për shqyrtim 6 nga nismat ligjore që ka ndërmarrë opozita. Ju e patë që edhe për shqyrtimin e nismave të tyre, ata përsëritën skemat e tyre. Qëllimi i propozimeve të projektligjeve është diskutimi, jo miratimi. Ne japim arsyet tona pse nuk duhen miratuar, ata japin arsyet e veta.…
Në seancën e sotme në Parlament që zgjati 20 minuta, mazhoranca rrëzoi me forcën e kartonit projektligjet e propozuara nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Gjatë një bisede me gazetarë jashtë sallës së Parlamentit, Tabaku tha se mazhoranca bllokon komisionet hetimore me pretendimin e një ligji të ri. “Besoj që e ndoqët seancën e sotme. Iniciativat që unë kam prezantuar dhe që janë në përputhje me standardet e BE-së që të mos kemi ofshore, thonë janë shumë të mira por i ka propozuar opozita. Por në momentin që puna 1 vjeçare rrëzohet me forcën e kartonëve, mendoj se opozita…
Presidenti Bajram Begaj priti sot të Ngarkuarin me Punë të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, i cili i dorëzoi Raportin e Progresit për vitin 2023 të Komisionit Evropian për Shqipërinë. Kreu i shtetit vlerësoi konkluzionet e balancuara dhe inkurajuese të Raportit të Komisionit 2023 për Shqipërinë dhe Planin e Ri të Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor. Presidenti Begaj rikonfirmoi mbështetjen e tij të palëkundur për institucionet shqiptare në përmbushjen e prioriteteve. “Shqipëria është e angazhuar për krijimin e një ekonomie funksionale, e cila mund të ndihmojë përmirësimin e integrimit të plotë të vendit tonë në tregun e vetëm…
pas seancën plenare që zgjati 20 minuta, Sali Berisha ka deklaruar jashtë sallës së Kuvendit se Edi Rama nuk pranon ngritjen e Komisioneve Parlamentare. pasi nuk mund të pranojë që vajza e tij, Rea, të hetohet. Ai tha se vajza e bashkëshortes së kryeminsitrit Edi Rama, fiton tender pas tenderi. “Parlamenti funksionon mbi bazën e respektit të Kushtetutës. Rama dhe Linda nuk mund të pranojë hetimin e Reas, që duket si engjëll, por si shushunjë pi gjakun e qytetarëve me tenderat që fiton. A mund të ndodhë që fëmija i kryeministrit të kalojë nga tenderi në tender”, tha Berisha.
20 minuta zgjati këtë të enjte seanca plenare në Parlamentin e Shqipërisë. Për shkak të kaosit të krijuar, ku Rithemelimi ndezi disa tymuese me tym të bardhë dhe kishte mbledhur karriget para foltores, kryetarja Lindita Nikolla mbylli seancën. Kaloi për votim edhe rendi i ditës. Me votat e mazhorancës janë rrëzuar 6 projektligje të depozituara nga opozita. Deputetët e PD-së, Saimir Korreshi dhe Dashnor Sula janë parë me tymuese në duar. Teksa tymi mbuloi sallën, kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk i ndali punimet, por vazhdoi fjalën e saj dhe ka kërkuar ndërhyrjen e Gardës për të mbarëvajtur rendin. Ministri i Brendshëm,…
Mes tensioneve dhe kaosit po zhvillohet seanca e sotme plenare. Deputetja e PD-së së Berishës, i është drejtuar kolegëve të saj të opozitës duke u thënë se janë kamikazë, dhe se i kanë vënë bombën parlamentit. “Jeni kamikazë, i keni vënë bombën parlamentit”, tha Ina Zhupa. Lexo edhe https://tirananews.al/video-kuvendi-mbulohet-nga-tymi-i-bardhe-kryetarja-nikolla-perjashton-deputetin-e-pd-se/ Lexo edhe https://tirananews.al/foto-ndodh-edhe-kjo-ne-kuvend-deputetet-e-ps-gjejne-karrige-dhe-ulen-te-berishes-ne-kembe/ Lexo edhe https://tirananews.al/deputetet-bejne-pirg-karriget-ne-kuvend-berisha-flet-live-ne-facebook-garda-eshte-ne-gatishmeri/ Lexo edhe https://tirananews.al/seanca-plenare-berisha-paralajmeron-kaos/
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka akuzuar Sali Berishën dhe grupin e Rithemelimit. Por nga ana tjetër, Berisha i është përgjigjur nga Facebook. Teksa bëri thirrje që të mos përdoren lëndë kimike në sallë, Balla tha se kjo pamje që ka krijuar opozita në Kuvend përkeqëson marrëdhënien e tyre me popullin. Ai u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të mos lejojnë që të keqpërdoren nga interesat personale të një personi. “Deputeti ligjvënien e ka detyrë primare. Kjo pamje tregon se këtë punë nuk e keni marrë seriozisht. Përkeqëson marrëdhënien me njerëzit. Thirrja ime ndaj pjesës më të madhe të…
Deputeti i Rithemelimit, demokrati Saimir Korreshi ka ndezur në seancën plenare në Kuvend disa flakadanë me tym të bardhë dhe e gjithë salla është e mbuluar nga tymi i bardhë. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e përjashtoi atë nga seanca. Sapo nisi seancën, Nikolla kërkoi ndërhyrjen e gardës për të vendosur rregull, por Berisha reagoi duke i thënë se nuk mund të preken deputetët. Nikolla: Garda merrni masa. Berisha: Jo, jo nuk preken.
Edhe pse deputetët e Berishës grumbulluan karriget e tyre dhe të kolegëve të PS-së pring në foltoren e Kuvendit, këta të fundit kanë gjetur karrige dhe janë ulur. Si situatë e cila është kthyer në humor, dhe aspak në seriozitet në punën e Kuvendit të Shqipërisë.