Braktisja e foshnjave nga nënat është një fenomen shqetësues që ndodh edhe në Shqipëri. Ka pasur disa raste të braktisjes së foshnjave të porsalindura në Shqipëri gjatë viteve. Në disa prej këtyre rasteve, fëmijët janë gjetur të braktisur në rrugë, spitale, objekte publike apo në vende të tjera. Nuk kanë munguar edhe rastet brutale të braktisjes së foshnjave, duke u hedhur nga nënat në kazanët e mbeturinave apo mbytur në ujërat e lumenjve. Braktisja e foshnjave është një shkelje e të drejtave të fëmijëve dhe është e rëndësishme që autoritetet të ndërmarrin masa për të parandaluar këtë fenomen dhe për…
Author: tirana
30-vjeçarja që braktisi fëmijën që sapo kishte sjellë në jetë në një pallat në zonën e Yzberishtit është vënë në pranga. Egljanta Isufi, është nëna e foshnjës së braktisur që nuk mbijetoi e që preku zemrat e të gjithë opinionit publik. Ajo rezulton që është e pamartuar dhe nuk ka fëmijë të tjerë. 30-vjeçarja ka deklaruar se arsyeja që e ka fshehur shtatzëninë e saj dhe ka braktisur foshnjen ka qenë për shkak se nuk ka dashur që të merret vesh nga familjarët e saj, por edhe opinioni, pasi nuk është e martuar. Njoftimi Në vijim të informacionit të dhënë…
34 vjeçari Klaudio Myrtaj u gjet i vrarë me plumb në kokë. Për ngjarjen e rëndë ka folur edhe e dashura e tij për median italiane ”La Stampa”, duke mohuar kategorikisht mundësinë për një krim pasioni. Hetuesit i kanë kthyer telefonin 40-vjeçares pasi e sekuestruan si provë që do të ndihmonte në zbardhjen e ngjarjes. “Ne ishim bashkë që nga marsi, e donim njëri-tjetrin, kishim disa debate si në çdo çift. Një burrë fantastik, por shumë xheloz. Ai kishte debatuar dhe kishte goditur me grusht në dy raste persona të tjerë, por ata nuk ishin ish-të dashurit e mi apo…
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, nga samiti i Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik në Uzbekistan ka qenë i ashpër në raport me qëndrimin e shteteve perëndimore për situatën në Rripin e Gazës. Lideri turk tha se ata po heshtin kur bëhet fjalë për sulmet e Izraelit ndaj civilëve në Gaza, të cilat kanë arritur në nivelin e “gjenocidit”. “Vendet perëndimore, të cilat vazhdimisht flasin për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe demokracinë, po i shikojnë këto masakra të Izraelit nga larg. Ata janë shumë të dobët për të bërë thirrje për armëpushim, e lëre më për të kritikuar vrasësit e…
Këngëtarja Egli Tako është përfshirë prej vitesh në mediat rozë dhe kjo për shkak të lidhjes me aktorin Olsi Bylyku. Por ajo që e bëri më të famshme dhe më të komentuar në media rozë e në rrjete sociale nuk ishte lidhja, por ndarja me aktorin. Që pas ndarjes, Egli Tako i ka shtuar dozat e postimeve në rrjetet sociale e gjithashtu ka pësuar një ndryshim total në peshë. Në një foto të postuar së fundmi, Egli ka marrë një koment nga një ndjekës që i thotë nëse di të bëj diçka tjetër përveçse të jetë prona e dikujt. Egli…
Dy këngëtarët e njohur, Lorenc Hasrama dhe Stiv Boka, ishin një ditë më parë të ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio. Që të dy shquhen për bashkëpunimet e tyre të suksesshme në industrinë muzikore. Gjatë kësaj interviste, Lorenci dhe Stivi kanë folur rreth projekteve të tyre dhe çfarë surprizash të reja kanë përgatitur për dëgjuesit. Së fundmi, ka qarkulluar një video ku shfaqen dy artistët së bashku me aktorin e njohur Elvis Pupa. Në lidhje me këtë, Lorenci u shpreh nëse ishte një zbulim se midis tyre do të kishte së shpejti një bashkëpunim: “Ne nuk…
Komisioni i Disiplinës ka zbardhur vendimet për javën që lamë pas në Kategorinë Superiore dhe ato inferiore. Organi i drejtësisë sportive në vend ka dënuar Skënderbeun dhe Tiranën me gjobë për sjellje të gabuar të spektatorëve. Ndërkohë bardhebluve u është bllokuar merkato për 1 vit e gjysmë për shkak se nuk ka shlyer detyrimet e prapambetura për Asion Dajën dhe Edon Hasanin. E njëjtë situata edhe për Dinamon që ende nuk ka shlyer ish drejtorin sportiv Arbi Laçi si dhe për Skënderbeun që nuk do të mund të regjistrojë futbollistë për shkak të detyrimeve të prapambetura për Dejvi Bregun. Në…
Ngritja e një kampi emigrantësh në Lezhë sipas një marrëveshje me Italinë u diskutua edhe në prezantimin e proges-raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë. I dërguari me punë i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, tha se marrëveshja duhet t’i përmbahet legjislacionit evropian. Kurse zv/kryeministrja Belinda Balluku theksoi se marrëveshja do të kalojë në Parlament dhe nuk është në fazën përfundimtare. “Marrëveshja e firmosur nga kryeministri në Romë ka kaluar në qeveri të gjithë procesin e parashikuar dhe do të shkojë në parlamentin shqiptar për tu ratifikuar. Nuk është marrëveshje e cila ka përfunduar rrugëtimin e saj. Kryeministri ka bërë…
Kristjan Asllani e zëvendësoi në mënyrën më perfekte Çalhanoglun në sfidën kundër Salzburgut në transfertë në Ligën e Kampioneve. Interi mori tri pikë të rëndësishme dhe ka siguruar kualifikimin për në fazën pasardhëse, kur kanë ngelur edhe dy takime për t’u luajtur në grup. Mesfushori kuqezi u fut në lojë në minutën e 61 dhe i dha kreativitet skuadrës me lojën e tij. Në përfundim të takimit, Asllani tregoi emocionet për këtë fitore. “Këtë vit ndihem sikur jam përmirësuar në shumë gjëra! Kjo është falë djemve që po më ndihmojnë shumë të rritem. Jam i lumtur që luajta dhe fitova!…
I dërguari me punë i BE në Shqipëri, Luigi Soreca i pyetur për marrëveshjen Shqipëri-Itali për kampet e emigrantëve tha se mes vendeve anëtare të BE dhe vendeve jo anëtare, mund të ketë një marrëveshje që i përmbahen legjislacionit europian. “Ne e kemi marrë tekstin dy ditë më parë dhe E kuptojmë se ky tekst është vetëm një hap i parë. Për momentin është e parakohshme të japim një vlerësim për dokumente që kanë më shumë vlerë politike dhe jo ligjore. Në çdo rast BE dhe vendet anëtare mund të bashkëpunojnë me vendet e tjera duke respektuar legjislacionin e BE”,-tha…
I dërguari me punë i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca thotë se synohet që brenda fundit të këtij viti të hapen kapitujt e parë të negociatave për Shqipërinë. “Shqipëria është angazhuar aktivisht dhe ka treguar një rang të lartë në procesin analitik. Dua të përgëzoj të gjithë skuadrën për përfaqësimin shumë të mirë të Shqipërisë në negociatat për BE. Objektivi ynë është që të hapim grupin thelbësore nga fundi i këtij viti. Kemi hyrë në pikën kulmore të procesit të negociatave. Shqipëria do ketë mundësinë të tregojë një angazhim të qartë për përparimin e reformave”, tha Soreca. Në konferencën e…
Zv.kryeministrja Belinda Balluku progres-raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, e ka cilësuar si vlerësim real, i drejtë dhe i pavarur i asaj që Shqipëria ka arritur përmes reformave. Në një konferencë të përbashkët së bashku me ambasadorin e BE-së Luigi Soreca, Balluku vuri në dukje përmirësimet në disa fusha, kryesisht në zbatimin e reformës në drejtësi, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe kriteret ekonomike. “Efektet janë në sytë e qytetarëve tanë, por marrin rëndësi të madhe kur certifikohen nga ndërkombëtarët. Qeveria shqiptare, kryeministri Rama, ne kemi deklaruar angazhimin maksimal për të përmbushur detyrat e anëtarësimit në BE, por i gjithë…