Author: tirana

Qeveria mund të detyrohet që të rishikojë sërish ligjin për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të tyre. Gjykata Kushtetuese ka vendosur pezullimin e këtij ligji, vetëm një viti pasi ai u ndryshua sipas një vendimi të Gjykatës së Strasburgut. Vendimi për pezullimin e këtij ligji është marrë nga kushtetuesja pas padisë së ngritur nga Komuniteti Mysliman Shqiptar. KMSH kërkon në padi shfuqizimin e disa neneve të ligjit të ndryshuar në tetor të vitit të kaluar, si dhe të një serie vendimesh të këshillit të ministrave, që janë nxjerrë para dhe pas këtyre ndryshimeve në zbatim të…

Read More

Të paktën 44% e atyre që u larguan nga Italia në vitin 2022 ishin të rinj nga 18 deri 34 vjeç. Krahasuar me vitet e kaluara, kjo është dy pikë përqindje më shumë, pavarësisht se në përgjithësi edhe këtë vit është vërejtur një rënie e largimeve zyrtare. Kjo thuhet në Raportin për Italianët në Botë nga fondacioni ”Migrantes”, i cili ripërpunon të dhënat e Regjistrit Italian, por ofron edhe analiza të mëtejshme të thelluara, të afta për të nxjerrë në pah tendencën afatgjatë. Italia jashtë kufijve kombëtarë përbëhet nga afërsisht 6,0 milionë qytetarë, sipas analizës së këtij raporti, botimi i…

Read More

Vatikani njoftoi se edhe transgjinorët mund të pagëzohen në kishën katolike.“Një person transgjinor, edhe nëse i është nënshtruar terapisë hormonale dhe operacionit të ndryshimit të seksit, mund të pagëzohet në të njëjtat kushte si besimtarët e tjerë, nëse nuk ka situata në të cilat ekziston rreziku i krijimit të një skandali publik apo çorientimit mes besimtarëve ”, thuhet në një dokument të botuar në italisht në faqen e tij të internetit. Dokumenti ishte përgjigje ndaj gjashtë pyetjeve që peshkopi Jose Negri i Santo Amaro në Brazil i dërgoi Vatikanit në muajin korrik, në lidhje me përfshirjen e personave të komunitetit…

Read More

“Big Brother Vip Albania” do të nisë së shpejti sezonin e tretë. Përflitet se ky reality show pritet të startojë në fund të muajit dhjetor, ndonëse ende nuk ka një datë të caktuar për shkak të moderimit. Në listën e banorëve që qarkullon në rrjet aludohet se do të marrin pjesë personazhe si: Mariana Kondi, Big Basta, Olsi Bylyku e Tayna.

Read More

Sinoptikanët parashikojnë që pas mesditës së nesërme vendi ynë të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar me masa ajrore të lagështa. Për pasojë në të gjithë territorin do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Duke filluar nga orët e pasdites përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra do jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Ndërkohë që në majat e maleve në lindje të territorit reshje do jenë në formën e dëborës.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Rama i është përgjigjur edhe komenteve kritike lidhur me këtë marrëveshje, ndërsa thekson se përpjekja për të ndihmuar Italinë në këtë situatë në të cilën ndodhet, ndoshta nuk është më e mira, por shton se është minimumi që Shqipëria duhet të bëjë. REAGIMI I KRYEMINISTRIT EDI RAMA:Në gazeta u përhap lajmi se miqtë e PD-së italiane donin të më përjashtonin nga Partia Socialiste Europiane dhe më pas ata vetë e mohuan me njëfarë vonese, por duke nënvizuar se marrëveshja që Shqipëria bëri me qeverinë italiane është e gabuar…

Read More

Të gjitha subjektet që operojnë në fushën edukimit dhe arsimit do të kontrollohen nga një task-forcë e ngritur nga Ministria e Arsimit, por edhe subjekte të tjera, si policia, tatimet dhe pushteti vendor. “Në mënyrë të veçantë strukturat e Ministrisë e Arsimit, që nga Drejtoria e Përgjithshme, zyrat arsimore, drejtoritë rajonale dhe vetë ministria për të monitoruar edhe një herë në terren të gjitha institucionet parashkollore private në lidhje me përputhshmërinë. Janë angazhuar dhe Policia e Shtetit, Inspektoriati Shtetëror, Drejtoria e Tatimeve, policia bashkiake e me radhë për t’i paraprirë çdo fenomeni negativ.” Ngritja e kësja task-force erdhi pas ngjarjes…

Read More

Një tifoz i cili vrapoi në fushë gjatë ndeshjes së Chammpions League mes Copenhagen dhe Manchester United ka marrë vëmendjen e shumë mediave botërore. Në mbështetje të Palestinës, ai shpalosi një flamur ku shkruhej: “Ndaloni vrasjen e fëmijëve në Gaza. Le të qëndrojmë së bashku”. Ngjarja ka ndodhur gjatë fillimit të ndeshjes së luajtur në stadiumin “Parken” të Danimarkës.

Read More

Nga Elisa Spiropali/ E DINË, POR NUK E THONË! E di Flamuri, Albana, Gazmendi, Ervini, Saimiri, e dinë të gjithë, që vallja me Berishën është një valle “Napolon” e ndotur, e bërë shuk, dhe e hedhur në det. Që ngutja opozitare mbi kangjella të rrezikshme ku mezi ngjitesh dhe dritare të ngushta ku mezi futesh, kush e kush të zërë radhën për kandidim sa më afër kreut të listës më 2025 tani për tani është e pashpresë, që ky ngut s’të çon askund dhe s’të zgjidh asnjë hall, përveç të sipërpërmendurve dhe ca pak të tjerëve, këtë tashmë e dinë…

Read More

Pas dhunës barbare ndaj një 3-vjeçareje në kopshtin “Stinët” në Tiranë dhe mos reagimit të policisë pas denoncimit të prindërve, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kallëzuar në prokuror dy oficerë policie nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Agjencia bën me dije se ka dyshime se punonjësit e Policisë nuk kanë kryer veprime të plota hetimore për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kanë kryer keqtrajtimin e të miturës Reagim: Në vijim të verifikimit për veprimet apo mosveprimet e punonjësve të Policisë së Shtetit, lidhur me hetimet për rastin e të miturës tek Kopështi ‘Stinët’ në Tiranë, Drejtoria Rajonale e…

Read More

Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, kapet në flagrancë në banesën që kishte hyrë për të vjedhur, një 19-vjeçar. Sekuestrohen një orë floriri dhe 4 varëse që ky shtetas kishte vjedhur në këtë banesë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje në një banesë në fshatin Bresnik, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë, me qëllim kapjen e autorit. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Policisë, u kap në flagrancë brenda banesës, në fshatin Bresnik, shtetasi E.…

Read More