Kanceri i zorrës së trashë, i quajtur ndryshe kanceri kolorektal, ka ardhur duke e rritur numrin e rasteve të pacienteve që prek. Specialistët e Institutit të shëndetit publik kanë marrë në analizë situatën e përhapjes së kësaj sëmundjeje nga viti 2015 deri në vitin 2021. Të dhënat tregojnë se incidenca e këtij kanceri është rritur nga 6,6 raste për 100 mijë banorë në 2015 në 10,9 raste në 2021. Konkretisht numrin më të lartë të rasteve e hasim në vitin 2017 me 430 raste dhe në vitin 2021 me 492 raste, ku haset edhe incidenca më e lartë në 10…
Author: tirana
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu këmbënguli të enjten se nuk do të kishte “armëpushim” pa lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi. “Luftimet vazhdojnë dhe nuk do të ketë armëpushim pa lirimin e pengjeve tanë”, tha Netanyahu në një deklaratë, përcjell Telegrafi. Sipas tij, “Izraeli po lejon korridoret e kalimit të sigurt nga brezi verior në jug të tij, siç bënë 50,000 banorë të Gazës vetëm dje”.
Një kamion i tonazhit të rëndë, ka mbetur në kthesat e Llogarasë. Shkak i ngecjes së tij pretendohet se është bërë manovrimi i gabuar i shoferit. Kjo gjë ka shkaktuar bllokimin e rrugës dhe krijimin e një trafiku të rënduar në aksin Orikum-Himarë.
SHBA ka reaguar lidhur me veprimin që forcat amerikane bënë mbrëmjen e djeshme, duke goditur objektin e ruajtjes së armëve në Sirinë lindore të përdorur nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit dhe grupet e lidhura me to. Shtëpia e Bardhë deklaroi se sulmet synojnë të pengojnë separatistët e mbështetur nga Irani që të synojnë personelin amerikan në rajon. “Këto grupe kanë një zgjedhje për të bërë: nëse duan të vazhdojnë të sulmojnë trupat tona në Irak dhe Siri, atëherë ata do të duhet të përballen me pasojat për këtë. Ne e dimë se IRGC është e përfshirë drejtpërdrejt…
Halla e 3-vjeçares që u dhunua nga edukatorja e për pasojë mori fraktura të rënda në këmbë tha se vajza dhe prindërit e saj janë në traumë psikologjike. Për mediat ajo shtoi se nuk mjaftohen vetëm me arrestimin e edukatores duke shtuar se do i çojnë prapa hekurave të gjithë personat që mbuluan krimin. “Jam këtu për të bërë vetëm një thirrje të fundit për prokuroren zonja Silvana Lule. Mora vesh që është arrestuar prokurorja, por unë dhe familja ime nuk do të ndalemi me kaq deri sa të çojmë prapa hekurave zonjën Entela Danushi dhe të gjithë personat që…
Një foshnje e lindur disa ditë më parë në Kanada theu një rekord. Djali i vogël i Britteney Ayres, fëmija i pestë i familjes me emrin Sonny, në ditën e parë të jetës së tij ishte 55 cm i gjatë dhe peshonte afër 8 kg. Jo çuditërisht, ai ka lindur me prerje cezariane. Ai theu kështu rekordin e 13 viteve të fundit në maternitetin në Ontario. Familja ka edhe tre djem, 6, 5 dhe 3 vjeç, dhe një vajzë, 1 vjeç, të cilët gjithashtu kanë lindur të mëdhenj (djali dhe vajza më e vogël, gati 7 kilogramë). Sipas Qendrave për…
Arben Derhemi ka bërë së fundmi një InstaStory që të gjithë po ja nisin Ermal Mamaqit. “Sa me dhimbje lexojmë që pseudo humoristë bëhen “producentë filmash”. Dhe akoma më me dhimbje i dëgjojmë që ofendojnë figura që me aq sakrifica e punë ia kanë dalë të bëjnë art në kohët më të veshtira, jo duke u zvarritur si larva dhe duke lëpirë e bërë lolot e çdo lloi pushteti e pasunari… Ps. U ulën malet, u ngritën halet”, shkruan ai.
Linda Halimi ka rrëfyer mes lotësh se ka kaluar një periudhë shumë të vështirë kur bëri publike lidhjen me reperin Big D. Këngëtarja rrëfeu se iu desh të përballej me paragjykime. Madje disa të afërm vijojnë ende mos t’i flasin. “Nuk kam qenë kurrë një person që viktimizohem, unë e di edhe pse më kanë ftuar në Big Brother, se si unë kam mundur të mbijetoj me qenë e martuar me një person që nuk është shqiptar dhe i ngjyrës tënde. Më patën ‘mbytur’ portalet, më kanë bërë presion pafund prej 2012, imagjino sa tabu ka qenë, në fillim e…
Një 18-vjeçare nga Kopliku i ka dhënë fund jetës, pasditen e kësaj të enjteje. Policia thotë se reja dyshohet se ka konsumuar fostoksinë, dhe për pasojë ka humbur jetën. Njoftimi i policisë: Mesditën e sotme, shtetasja 18 vjeçe, banuese në Koplik, dyshohet se ka pirë fostoksinë, e cila u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjeksore, por rreth orës 17:00, ka humbur jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Ish-zyrtari spanjoll i krahut të djathtë, Alejo Vidal-Quadras, u qëllua me një plumb në kokë sot në qendër të Madridit, ndërsa sulmuesi u largua me një motoçikletë. Shërbimet e urgjencës së Madridit konfirmuan se 78-vjeçari u trajtua pas një sulmi me armë zjarri gjatë mesditës në lagjen qendrore të Madridit, Salamanca. Shërbimet e urgjencës së Madridit, Mariluz Sabin thanë se plumbi i kaloi nëpër nofull. Ai ishte anëtar i Partisë Popullore konservatore dhe lideri i saj rajonal për shumë vite në Kataloni. Gjithashtu ishte edhe anëtar i Parlamentit Evropian nga 1999 deri në 2014. Më pas u largua nga partia…
Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me gjyqin që po zhvillohet në kuadër të hetimeve për çështjen “Gërdeci”. Mediu u shpreh se tragjedia nuk mund të zhbëhet, por shton se drejtësia nuk mund të jetë kurrë e drejtë, nëse bën një padrejtësi të re. Sipas tij, deri tani procesi gjyqësor është përqendruar tek dëshmitë e familjarëve që kanë humbur të afërmit apo ish të punësuarve, specialistëve ish-ushtarakë në fabrikën e Gërdecit dhe se asnjë dëshmitar nuk ka bërë qoftë edhe dëshminë më të vogël kundër tij. Reagimi i plotë: Të dashur miq.🔹Këto…
Një tërmet me magnitudë 3.7 i shkallës rihter është shënuar pak minuta më parë në Korfuz të Greqisë. Thellësia fokale e tërmetit ka qenë 5 kilometra, ndërsa nga lëkundjet nuk raportohet për dëme. Sakaq, lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në jug të vendit, Sarandë e Himarë.