Author: tirana

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa është rikthyer me projekt të ri muzikor. “Houdini” mban titullin kënga e saj e re, e cila është prijëse e albumit të saj të ri në ardhje, që gjithashtu do të shënojë një epokë të re në karrierën e saj në vitin 2024. Dua ka punuar në bashkëpunim me autorët: Caroline Ailin, Danny L Harle, Kevin Parker dhe Tobias Jesso Jr. Klipi i këngës është mjaft tërheqës, në të cilin ajo shfaqet në një sallë vallëzimi duke kërcyer me një tufë balerinësh meshkuj, teksa vihet re edhe ndryshimi i saj drastik me flokë…

Read More

Kampi i refugjatëve n[ë Shëngjin, është tema kryesore në Shqipëri dhe Itali. Nënsekretari për zbatimin e programit të qeverisë në Itali, Giovanbattista Fazzolari ka dhënë një intervistë për Bruno Vespën ku foli për marrëveshjen për pritjen e emigrantëve të arritur mes Shqipërisë dhe Italisë. Ai tha se maksimumi i lejuar nga ligji italian që emigrantët të mbahen në qendrat e pritjes është 18 muaj dhe më pas riatdhesohen. Emigrantët që do të mbërrijnë në Shqipëri nga pranvera e vitit 2024 do të parashikohen procedura të përshpejtuara në mënyrë që brenda 28 ditëve qeveria italiane t’u përgjigjet kërkesës së tyre për…

Read More

Nga Parisi ku ndodhet për Forumin e Paqes, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në buxhetin e ri për vitin e ardhshëm do të ketë një rritje të pagave për 30 mijë mësues në shkollat publike të vendit. Kreu i qeverisë e konsideron domethënëse rritjen e pagës që do të aplikohet që nga viti i ardhshëm. “MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë se me buxhetin e ri për vitin e ardhshëm do të ketë një rritje domethënëse të pagave për mbi 30 mijë mësues, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama të facebook.

Read More

Këtë të premte moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu gjatë pasdites me stuhi. Temperatura minimale do të luhaten ndërmjet 6-14 gradë ndërsa ato maksimale parashikohen 13-14°C ne veri , 19 -20°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do jetë me drejtim juglindje me shpjetësi 15-20 m/sek dhe dallgëzim të forcës 5-6 ballë në det të hapur.

Read More

Dashi Të premten do jeni të rrethuar nga mundësia shumë interesante sentimentale. Megjithatë, gjithmonë preferoni opsionin më pak të thjeshtë dhe më të vështirë për t’u arritur. Demi Të premten nëse ka një person që ju pëlqen, deklarohuni pa probleme. Çfarë keni për të humbur? Në fakt duhet t’i kushtoni më shumë rëndësi aspektit dashuri dhe sentimental, i cili ka munguar së fundmi. Në punë, Mërkuri ju kërkon të bëni kujdes me financat. Binjakët Të premten në dashuri duhet të jeni të kujdesshëm dhe të shmangni mbartjen e dy historive në të njëjtën kohë. Në punë jeni në qendër të…

Read More

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në afërsi të Kopshtit Zoologjik në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, një makinë tip “Mercedes Benz” është përfshirë në aksident dhe ka pësuar dëme të konsiderueshme. Raportohet se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një shtetas. Policia dhe ambulanca kanë mbërritur tashmë në vendngjarje. Kujtojmë që një ditë më parë një tjetër aksident po pranë Kopshtit Zoologjik i mori jetën një 29-vjeçari i cili ishte student i Akademisë së Sigurisë.

Read More

Ish-kryeprokurori i Apelit Shkëlqim Hajdari i ftuar në “Shqip” foli për vendimin e Sali Berishës për të mos u paraqitur në prokurori, pas thirrjeve të SPAK-ut. Ish-kryeprokurori tregoi se çfarë ndodh me Berishën, nëse nuk paraqitet sërish në prokurori.  Në këtë rast thotë Hajdari, prokurorit i jepet e drejta që të bëjë një kërkesë në Parlament për t’i ashpërsuar masën Berishës dhe pastaj ta çojë çështjen në gjykatë. Shkëlqim Hajdari: Berisha ka avokatë shumë të mirë, por ka dhe familjarë që janë juristë dhe ai e di që pozita e personit nën hetim, barazohet me personin që është marrë i pandehur.…

Read More

Rritet ndjeshëm çmimi i fasules së prodhuar në fushën e Maliqit. Nëse vitin e kaluar fasulja e kultivuar në fushën e Maliqit është tregtuar me 250 deri në 300 lekë/ kg, sivjet për shkak të thatësirës së madhe dhe prodhimit të pakët fermerët po e tregtojnë atë me dyfishin e çmimit, që kap vlerat 500- 600 lekë/ kg. Sipas Drejtori të Sektorit të Bujqësisë në Bashkinë e Maliqit, Arben Dulellari, një tjetër arsye për rritjen e çmimit të fasules është cilësia e lartë dhe rritja e mundësive për ta eksportuar atë drejt Kosovës apo Maqedonisë së Veriut. Fasulja kultivohet masivisht…

Read More

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv thotë se halli i Sali Berishës me drejtësinë nuk është halli i gjithë opozitës, ndërsa shton se individualisht gjithsecili duhet të përballet me drejtësinë. I pyetur nëse opozita po behet avokat i ish-kryeministrit, Duka tha se ka disa elementë që e mbështesin, por nuk janë të gjithë. Duka u shpreh se do të marrin një iniciativë me Dulen që të bëjnë një federatë opozitare, ku të ftohen të gjithë forcat e opozitës, që të mos ketë 1 drejtues, por disa. ‘Faktikisht ka përkuar si kohë që Berisha…

Read More

Bella Hadid, një nga modelet më të famshme me origjinë palestineze, ka mbajtur qëndrim për luftën në Lindjen e Mesme që prej ditës së parë. Ajo ka folur hapur për luftën e Izraelit me Palestinën dhe atë që po ndodh në Rripin e Gazës, e cila mund të ketë qenë shqetësuese. Mbase këto qëndrime të modeles kanë mërzitur shtëpinë e modës “Dior” që vendosi ta zëvendësonte me May Tager modele izraelite për fushatën reklamuese të Krishtlindjeve. Edhe pse Bella Hadid ka një lidhje të gjatë me “Dior”, kjo nuk e pengoi shtëpinë të përdorte modelen izraelite May Tager. Ndërkohë as…

Read More

Kampionëve peruan të sapokurorëzuar Universitario iu ndërprenë festimet pasi fituan titullin e tyre të parë në një dekadë në shtëpinë e rivalëve të tyre. Skuadra trumfoi me rezultatin 3-1 në total në një play-off me dy ndeshje kundër Alianza Lima në klasiken peruane, me golat e Edison Flores dhe Horacio Calcaterra që vulosën një fitore mahnitëse 2-0 jashtë fushe. Alianza priste të fitonte një trofe të tretë radhazi në Liga 1 pas një barazimi të vlefshëm 1-1 në ndeshjen e parë, por festimet u anuluan nga skuadra e drejtuar nga Jorge Fossati. Stadiumi “Alejandro Villanueva” u zhyt në errësirë kur…

Read More

Kina ka zbuluar planet e saj ambicioze për të prodhuar në masë robotët humanoidë. Sipas saj, ky produkt do të ketë të njëjtin ndikim si smartfonët. Përmes një dokumenti publikuar javën e kaluar, Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit tha se robotët do të riformësojnë botën. “Deri në 2025, produkti do të ketë arritur nivelin e avancuar dhe të prodhohet në masë. Ato pritet të bëhen produkte ‘disruptive’ pas kompjuterëve, telefonave inteligjentë dhe automjeteve të reja me energji”, thuhet në dokument.

Read More