Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar menjëherë për arrestimin e Dritan Rexhepit në Stamboll. ”Forca e ligjit do të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund. Arrestimi i personit më të kërkuar nga drejtësia shqiptare Dritan Rexhepi, falë bashkëpunimit të shkëlqyer të një sërë agjencish ligjzbatuese nga disa vende partnere, është një rezultat i rëndësishëm. Ditën e hënë do të takohem në Lion me drejtuesit më të lartë të Interpol për ta çuar në një nivel tjetër goditjen e krimit të organizuar”, shkruan Balla.
Author: tirana
Portet e Roterdamit dhe Antwerp-it e ndihmuan atë në statusin e “baronit të kokainës”. Dritan Rexhepi, është një personazh i njohur për drejtësinë, i cili u arrestua në Stamboll, është i regjistruar në dosjet gjyqësore në të paktën dhjetë vende për një sërë krimesh shumë të rënda (për jetën). Dritan Rexhepi është arrestuar dikur në Holandë. Ai u arratis, ndër të tjera, nga një burg belg dhe në fillim të karrierës së tij, kombinoi një studim juridik me atentatet me pagesë. Karriera kriminale nisi në një periudhë kur Shqipëria ishte në tranzicion në vitet 1990. Rexhepi ishte vetëm adoleshent kur…
Këtë të premte, pas kalimit online të mbledhjes në komisionin për Çështjet Evropiane, ka pasur një përplasje të ashpër me fyerje mes deputetëve demokratë të dy grupeve ”rivale”, Dashnor Sula dhe Kreshnik Çollaku. Madje pati edhe konfrontim fizik mes tyre dhe u desh ndërhyrja e disa të pranishmëve dhe deputetit Lefter Gështenja për të ndalur përplasjen. Debati: Çollaku: Të foli njeri? Dash Sula: O udhëheqës i madh. Çollaku: Mos më bëj si trim mua se e di unë çfarë je. Servil, legen. Dash Sula: Ti je mashtrues, kështu ke qenë gjithë jetën tënde. Çollaku: Je servil, bën si opozitar.
Marrëveshja e Shqipërisë me Italinë për strehimin e refugjatëve, është temë kryesore në dy vendet. Kryeministri Edi Rama ka dhënë ditën e sotme një intervistë në emisionin italian në Rete 4 “Dritto e Rovescio”, teksa ka folur për kampin e refugjatëve që do të ngrihet në Shqipëri. Rama zbuloi mes të tjerash se në kamp nuk do të strehohen vetëm meshkuj, siç u raportua gjerësisht, por përjashtim do të bëjnë vetëm fëmijët dhe gratë shtatzëna. Sipas tij marrëveshja e firmosur pak ditë më parë mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane është mirë menduar dhe formuluar me kujdes.
Një tjetër rast pedofilie është denoncuar në polici. Një 62-vjeçar në Maliq është arrestuar, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka përndjekur një vajzë të mitur. I arrestuari ka ngacmuar me fjalë dhe ka përndjekur një vajzë 12 vjeçare, nxënëse shkolle. E mitura i ka treguar gjyshes së saj, e cila më pas edhe në praninë e psikologes ka bërë denoncimin në polici për 62-vjeçarin. Raportohet se këta të fundit kishin informacion për autorin, pasi konstatohej edhe si përdorues i alkoolit, dhe prej disa kohësh po mbahej nën mbikëqyrje nga ana e policisë.
Dritan Rexhepi i cili porositi pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës, është arrestuar në Stamboll. Ai njihet si kreu i një karteli droge që transporton kokainë nga Amerika e Jugut drejt Evropës. Ministri turk i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya tha se është konstatuar se Rexhepi ka hyrë në Turqi nga aeroporti i Stambollit me pasaportë kolumbiane të regjistruar në emrin e Benjamin Omar Perez Garcia. Rexhepi akuzohet për trafikimin e sasive të mëdha të drogës nga Amerika e Jugut drejt Europës. Nda tij rëndojnë edhe akuzat e vrasjes me dashje dhe rrëmbimit të personit, falsifikim i dokumenteve dhe armëmbajtje…
Tomi Kallanxhi, ekspert IT thotë se tashmë pjesa më e vështirë me robotët nuk është pastrimi, sepse atë e kryejnë lehtësisht, por shtrimi i çarçafëve. Siç tregoi Kallanxhi ka hotele në Japoni, ku shërbimi bëhet vetëm nga robotë. “Nuk është pastrimi, është shtrimi i çarçafëve, ajo është pjesa më e vështirë. Në Tokyo është një hotel që shërbehet i gjithi nga robotët. Ti telefonon dhe thua më duhet një sapun, roboti i bie derës, hipën në ashensor, zgjedh katin, të vjen te dera, i bie dhe derës”,-u shpreh Kallanxhi. Por një punonjës është shtypur për vdekje nga një robot në…
Një 26-vjeçar është proceduar penalisht për mosdeklarim të parave në pikën kufitare të Kakavijës. Sipas, Policisë gjatë kontrollit në vijën e dytë, 26-vjeçarit me iniciale S.T, iu gjetën 24 800 euro që ai po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar siç e përcakton ligji. “Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u sekuestrua shuma e parave dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. P., 26 vjeç, banues në Terihat, Dropull”, njofton policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm…
Makaylia Shaylynn Jolley është dënuar me burgim të përjetshëm pasi rrahu për vdekje fëmijën e saj 2-muajshe, duke e kapur nga këmbët e duke e përplasur në tokë disa herë, përpara se të arratisej në pyll, aty ku edhe u arrestua. Ajo pranoi krimin e rëndë dhe mori dënimin e merituar në gjyq. Gruaja deklaroi se nuk e di pse e vrau fëmijën e saj dhe theksoi se gjithçka ishte një aksident. Autoritetet ndërkohë thanë se gruaja kishte përdorur drogë ditën e krimit makabër. Makaylia ka edhe një djalë më të madh, i cili tani është nën kujdestarinë e gjyshes…
Të apasionuarit e ushqimit dhe adhuruesit e kulturës në Tiranë kanë të gjitha arsyet për të qenë të lumtur, pasi Tirana Street Food Festival është gati të kthehet në ediocionin e tretë. Tirana Street Food Festival, i planifikuar të zhvillohet nga 15 Nëntori deri në 20 Nëntor, do ta shndërrojë Tiranën në një parajsë gastronomike. Kjo ngjarje e shumëpritur do të shfaqë një sërë ushqimesh të shijshme nga rajone të ndryshme të Shqipërisë, si dhe kuzhinën ndërkombëtare që pasqyron frymën multikulturore të qytetit. Kryebashkiaku Erion Veliaj fton qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj feste të madhe për qytetin.“Muzikë, festë…
Një javë pasi trupat izraelite rrethuan qytetin e Gazës dhe e shkëputën atë nga pjesa jugore e Rripit të Gazës, duket se nuk ka prova për një sulm serioz drejt qendrës. Të mërkurën, një grup i përzgjedhur i reporterëve të huaj me bazë në Izrael u dërgua në një pjesë të fushës së betejës, të cilën gazetarët e përshkruan si “kufijtë e qytetit të Gazës”. Atje pothuajse çdo ndërtesë u shkatërrua ose u dëmtua rëndë nga bombardimet ajrore, zjarri i artilerisë ose avancimi i tankeve dhe këmbësorisë. Atje shiheshin tanke të grupuara në një kamp të rrethuar dhe muret mbrojtëse…
Të gjithë vajzat që nuk duan që ta humbasin lidhësen e flokëve, e vendosin në kyçin e dorës. Por kjo është e rrezikshme. Një grua amerikane e quajtur Audrey Kopp përfundoi në spital sepse mbante një lidhëse flokësh rreth kyçit të dorës. Një gungë u formua pikërisht në vendin ku ajo mbante lidhësen e saj. Kur Audrey shkoi në spital për ta kontrolluar, mjekët zbuluan se ajo kishte një infeksion mjaft të rëndë. Lidhësja e flokëve rezulton të jetë një terren “i përshtatshëm” për bakteret. Bakteret kishin hyrë në gjakun e Audreyt përmes lëkurës dhe kapilarëve të saj. Për shkak…