Author: tirana

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe grupi i Rithemelimit kanë njoftuar thirrjen e Kuvendit Kombëtar në datë 2 dhjetor, 2023, ora 11.00 në Pallatin e Kongreseve. Raportohet se gjatë këtij Kuvendi të Jashtëzakonshëm për fatet e PD do të bëhet votëbesimi i kryetarit të partisë. Nga njoftimi mësohet edhe se në rendin e ditës janë edhe “disa pika të tjera që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti dhe gjendjen ku e ka futur Shqipërinë politika anti-shoqërore dhe anti-kombëtare e Edi Ramës”. Njoftimi: Pas konsultimit me forumet, Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 9 tetor 2023, vendosi thirrjen e Kuvendit…

Read More

Mazhoranca ka kërkuar masë disiplinore për disa deputetë të opozitës, përkatësisht Elda Hoti, Saimir Korreshi dhe Lindita Metaliaj. Vendimi vjen pas seancës plenare të së enjtes. “Seanca e përsëritur në çdo fillim seance plenare nga deputetë të opozitës duke penguar zhvillimin e rregull të saj është e pa tolerueshme. Kaosi i krijuar nga deputetë të caktuar të opozitës në seancën plenare të datës 09.11.2023 duke larguar nga vendet karriget dhe duke vendosur ato si barrikadë përpara foltores dhe duke e bllokuar atë është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet midis të tjerash në kërkesë. Deputeti Korreshi ndezi…

Read More

Nga Shqipëria në Poloni, Evropa ka një mori destinacionesh të përshtatshme për ski dhe për t’u eksploruar, shkruan gazetarja Katy Dartford në një artikull të publikuar në euronews.travel me qendër në Bruksel. Gazeta shkruan se të gjithë kur mendojnë për ski mendojnë për Francën, Zvicrën, Austrinë dhe Italinë, por shton se kontinenti ka shumë destinacione alternative që ofrojnë peizazhe dhe kultura unike, dhe disa nga masivet malore më të bukura në botë. Gazeta rendit Alpet Shqiptare mes 13 vendeve më të bukura për ski në Evropë. “Bjeshkët e Nemuna”, veçohen si një nga vendpushimet më të mira për ski në…

Read More

“Nuk mund të ketë paqe derisa terrorizmi të çrrënjoset”, është mesazhi që veprat e artit të rrugës “Pafajësia, urrejtja dhe shpresa” dhanë në Piazza Castello, në Milano, të krijuara nga artisti AleXsandro Palombo një muaj pas fillimit të luftës në Rripin e Gazës. Ana Frank me uniformën e Aushvicit dhe Yllin e Davidit duke qarë dhe duke mbajtur në duar flamurin e Izraelit, në krah një vajzë palestineze, ndërsa i vë flakën flamurit të Hamasit (çfarë është dhe kush qëndron pas grupit terrorist), me keffiyeh (shami) në kokë dhe shkrimin “Gaza e lirë” në fytyrën e tij. Këto janë veprat…

Read More

40 mijë lekë është gjoba që ka marrë Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj. Shkak sipas policisë, është fakti se “përdorte fenelinat e policisë në mënyrë të paligjshme”. “Njoftim i Rëndësishëm! Sot kemi ndërmarrë masa të rrepta ndaj disa mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Në mesin e tyre janë edhe automjete të punonjësve të administratës shtetërore me imunitet”.

Read More

Kreu i Rithemelimit Sali Berisha ka përsëritur qëndrimin e tij, se “beteja e nisur nga opozita” është pa kthim. Duke komentuar pengimin e jetës parlamentare, kreu i grupit të Rithemelimit theksoi se çdo qytetar duhet ta ketë të qartë që po bëhet gjithçka për ta. “Kanë një muaj që protestojnë për qytetarët. Poshtërim për çdo qytetar, që i mohon të drejtat bazë të Kushtetutës. Prapa atij grumbulli të karrigeve duhet të shohin feniksin që po ngrihet nga hiri për të mbrojtur të drejtat e tyre”,-u shpreh Berisha në konferencën e përjavshme më gazetarët. Sipas tij, kreu i qeverisë Rama nuk…

Read More

Të qara, ulërima dhe lutje….janë muzika e përhershme në spitalin më të madh të Gazës, Al Shifa, ku pacientët operohen pa anestezi. Një vajze të vogël, infermierja i bën një qepje të plagës në ballë, pa mpirje lokale, pasi anestetikët e qetësuesit mungojnë. “Ndonjëherë u japim diçka për të kafshuar në mënyrë që t’i lehtësojmë dhimbje. E dimë se dhimbja që përjetojnë në ato momente është diçka përtej asaj që mund të të përballojnë në moshën e tyre”, thotë infermieri Abu Emad Hassane. Por edhe ndihmat e tjera që po mbërrijnë, sipas OKB, janë larg nevojës për t’iu përgjigjur katastrofës…

Read More

Në konferencën me gazetarët, Sali Berisha u pyet edhe për situatën që u krijua sot mes deputetëve të PD-së, kontretisht mes Kreshnik Çollakut nga grupi Basha dhe Dashnor Sulës nga grupi i Rithemelimit, pas bllokimit të punimeve të Komisionit për Çështjet Europiane. Berisha tha se është mëkat ta quash Lulzim Bashën opozitë, duke nënkuptuar kështu se deputeti Çollaku ishte ai që provokoi një përplasje të tillë me Dashnor Sulën. ”Çdo deputet që i provokon është provokator i ulët. Protesta nëse s’merr pjesë, respektohet. Në moral e në kod respektohet. Ata deputetë që provokojnë kolegët e tyre, për një kauzë absolute…

Read More

Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në kopshtin privat, ku një 3-vjeçare është dhunuar nga edukatorja, ndërsa iu thye dhe këmba. Berisha tha në një konferencë për mediat se kjo ngjarje është dëshmi flagrante e korrupsionit të këtij vendi. “Unë jam këtu sot gjithashtu për të denoncuar me forcën më të madhe, aktin çnjerëzor ndaj vogëlushes 3-vjeçare në kopshtin privat. Ky akt, është dëshmi e plotë e kalimit jashtë çdo kontrolli, të sistemit të arsimit parashkollor për vogëlushët dhe i përhapjes së dhunës, e vërteta është jo vetëm në kopshte, por edhe në shkolla. I një…

Read More

Në emër të Partisë Demokratike zyrtare, deputetja Eralda Tase doli në një deklaratë për shtyp, ku ngri disa pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë në një kopsht privat në Tiranë ku pak ditë më parë u dhunua barbarisht një vajzë 3-vjeçare. ”Nga kjo ngjarje dalin shumë pikëpyetje të cilat mendoj se duhet të kenë përgjigje për të gjithë qytetarët. Duhet dhënë përgjigje sesi ka mundësi të ndodhë që në qendër te Tiranës, në qendër të Bashkisë Tiranë që del dhe flet vazhdimisht për arritjet dhe për ndërtimin e kopshteve të reja, të lulëzoj një kopsht pa licencë?”,-tha ajo. Deklarata…

Read More

I dërguari me punë i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, i dorëzoi sot Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla raportin e Komisionit Europian. Soreca u shpreh se ky është një raport shumë i mirë, për arritjet dhe sfidat duke shtuar se ka probleme dhe vështirësi të cilat janë të kapërcyeshme. “Të gjithë duhet të jemi krenarë për punën e dymbëdhjetë muajve të fundit dhe që Shqipëria i përmbushi me sukses detyrat e procesit screening. Ka vërtetë probleme e vështirësi, por ato janë të kapërcyeshme. Të gjithë duhet të punojmë që ky momentum të mos humbasë dhe integrimi evropian të mbahet në…

Read More

Moldavia dhe Ishujt Faroe janë dy kundërshtarët e fundit të Kombëtares shqiptare në fushatën e ndeshjeve kualifikuese, të vlefshme për një vend në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”. Kuqezinjtë nisin grumbullimin zyrtarisht të hënën e 13 tetorit, teksa trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka thirrur plot 24 lojtarë për këto dy takime. Tekniku brazilian ka vendosur të mos bëjë ndryshime në portë, mbrojtje e mesfushë, duke i besuar të njëjtëve futbollistë të thirrur edhe në ndeshjet e kaluara të Kombëtares. E vetmja risi e Silvinjos është rikthimi i Arbnor Muçollit në radhët e kuqezinjve. Sulmuesi shqiptar po kalon një formë…

Read More