Author: tirana

Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”. Por cilët janë ish-banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” që kanë spikatur në “Instagram”? 10. Në vend të fundit për këtë javë është këngëtarja Nita Latifi. Ajo ka humbur 2 mijë ndjekës, nga 141K tashmë ka 139K. 9. Në vend të nëntë renditet Efi Dhedhes. Së fundmi ajo nuk ka qenë shumë aktive por më herët ka reaguar ashpër përmes disa videove të publikuara në rrjetet sociale, ku iu ka kërkuar të gjithëve…

Read More

Këngëtarja shqiptare, Linda Halimi ka rrëfyer periudhën më të vështirë të saj, ku ju desh të përballej me paragjykime nga më të ndryshmet pas martesës me partnerin e saj me ngjyrë, reperin amerikan Big D. Në një bisedë mes lotësh, këngëtarja ka treguar se si ishte komentuar nga mediat rozë. “Nuk kam qenë kurrë një person që viktimizohem, unë e di edhe pse më kanë ftuar në Big Brother, se si unë kam mundur të mbijetoj me qenë e martuar me një person që nuk është shqiptar dhe i ngjyrës tënde. Më patën ‘mbytur’ portalet, më kanë bërë presion pafund…

Read More

Ndërsa trupat izraelite përparojnë në qendër të qytetit të Gazës, ka pikëpyetje në rritje mbi të ardhmen e territorit palestinez pas përfundimit të luftës mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridwell, Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë se nuk do të mbështesin një tjetër pushtim të Gazës, rreth 18 vjet pas tërheqjes së banorëve izraelitë dhe forcave ushtarake nga enklava. Çfarë do të ndodhë me Gazën pas përfundimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit? Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i tha këtë javë kanalit televiziv ABC se për një periudhë të…

Read More

Jetëgjatësia mesatare e një europiani është 80 vjeç e 1 muaj për vitin 2021 sipas Eurostat. Statistika e fundit të publikuara këtë javë, marrin në shqyrtim 13 shtete, ku jetëgjatësia mesatare sipas zonave të studiuara varion nga 69 vite në 85 vjet. Spanja është ajo që mban shifrën më të lartë 85.4 vite, duke lënë pas vende si Zvicra, Suedia, Norvegjia që njihen për nivelin më të lartë të jetesës. Ndërsa me jetëgjatësinë më të ulët e mban Bullgaria me një mesatare prej 69,7 vitesh. Edhe pse jetëgjatësia mesatare u ul gjatë viteve të pandemisë, sipas Eurostat tendencat janë që…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka propozuar 6 iniciativa me të cilat sipas tij, do të mund të vendosë politikën në shërbim të njerëzve. Në takimet me qytetarët, ai kërkon mbështetjen e tyre për Lista të Hapura, Vetting për politikanët, barazi të votës, votë për diasporën, president të zgjedhur nga populli si dhe t’i japë fund imunitetit nga ndjekja penale. Sipas Bashës, është e domosdoshme të vendosen interesat e njerëzve në qendër të politikë-bërjes. Deklarata e plotë e kreut të PD-së: “Është jetike që ekonomia jonë të hapet dhe të bëhet konkurruese. Në funksion të saj është edhe garantimi…

Read More

Arbnor Muçolli ishte risia më e fundit në listën e lojtarëve të ftuar nga trajneri Sylvinho për ndeshjet e nëntorit për llogari të kualifikueseve të Euro 2024. Muçolli është një futbollist me orgjinë shqiptare që aktivizohet me klubin suedez të IFK Goteborg. 24-vjeçari ka lindur në Frederica të Danimarkës më 15 shtator të vitit 1999. Prindërit e tij janë me origjinë nga Podujeva e Kosovës. Ai e filloi karrierën e tij në futboll me klubin lokal Fredericia në moshën 5-vjeçare. Në verën e vitit 2012, Muçolli u transferua në akademinë e Vejle BK. Ai bëri debutimin e tij për ekipin…

Read More

Fillimisht është marrë si një lajthitje e mediave serbe lajmi se në Burrel është kryer transplanti i organeve njerëzore të ushtarëve e civilëve serbë. Mirëpo Prokurori i rrethit Mat, Arben Dyla hedh dritë mbi të vërtetën e hetimit ndërkombëtar në një fshat të largët të këtij rrethi. Megjithëse numri një i akuzës nuk ka mbajtur ndonjë ditar, ai kujton se “hetimi” i prokurorëve të Gjykatës së Krimeve të Luftës është kryer në pranverën e vitit 2004. “Më telefonojnë nga Prokuroria e Përgjithshme dhe më thonë se do të vinin në Burrel disa hetues ndërkombëtar. Nuk më thanë as objektin e…

Read More

Këngëtarja e njohur, Mariza Ikonomi ka humbur një person të shtrenjtë në familje dhe bëhet fjalë për xhaxhain e saj, Gim Ikonomi. Ka qenë vet artistja që ka bërë publik këtë lajm të hidhur, përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, teksa ka publikuar një video me disa momente të bukura të të afërmit të saj. “Babai im i dytë“, e quan këngëtarja xhaxhain e saj, i cili është ndarë nga jeta ditën e djeshme. Bashkangjitur postimit të saj, Mariza shkruan: “Ndërsa shkruaj nuk arrij dot ta besoj largimin tënd nga kjo jetë dhe lotët e…

Read More

Shkencëtarët në Kinë kanë krijuar me qeliza staminale një majmun me sy dhe gishta të ndezur. Majmuni jetoi për 10 ditë përpara se të eutanizohej dhe u krijua me qeliza burimore nga dy embrione që vinin nga e njëjta specie majmuni. Majmuni i porsalindur kishte sy dhe gishta të gjelbër fluoreshentë dhe u krijua nga dy embrione majmuni gjenetikisht të ndryshëm. Kjo arritje, thanë studiuesit, mund të ndihmojë nga kërkimet mjekësore dhe të ndihmojë në gjetjen e mënyrave për të ruajtur speciet e rrezikuara. Ky majmun njihet ndryshe si kimerë, pra kafshë që përmbajnë grupe qelizash nga dy ose më shumë organizma…

Read More

E majta italiane po përpiqet të përjashtojë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, nga Partia Socialiste Evropiane për marrëveshjen me Italinë për emigrantët, shkroi sot në Instagram kryeministrja italiane, Giorgia Meloni në lidhje me ngritjen e qendrës së pritjes për migrantët në Shëngjin. Meloni thekson se përgjigjja e kryeministrit shqiptar, Edi Rama ishte ajo e duhura. ”Dëgjoni përgjigjen e duhur”, shkruan Meloni, ndërkohë që publikon reagimin e Ramës për këtë çështje, dhënë në intervistën nga Parisi për emisionin ”Dritto e Rovescio” të televizionit italian, Rete4. ”Më duhet të them që nëse në Itali është e majta që ka… le të themi…

Read More

Prokuroria e Përgjithshme u ankua të premten në Kuvend se i është bllokuar llogaria e thesarit nga përmbaruesit, si shkak i moshlyerjes së detyrimeve për shtesat e pagave të punonjësve sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Luan Abazi, sekretari i Përgjithshëm i Prokurorisë së Përgjithshme, i tha Komisionit Parlamentar të Ligjeve se “kemi qenë shumë në vështirësi për të kryer veprime financiare me thesarin, sepse nga ana e përmbaruesve është bllokuar thesari”. Gjatë prezantimit të buxhetit të ri, Abazi kërkoi nga qeveria që të marrë masa për këtë çështje, pasi sipas tij, “vazhdojnë proceset gjyqësore dhe gjykata në mënyrë sistematike po…

Read More

Pandemia e koronavirusit po jep efekte në rritjen e sëmundshmërisë në popullatën botërore. Referuar studimeve të fundit, mjekët artikulojnë për herë të parë së COvid-19 po shkakton ndryshime gjenetike tek njeriu. Mutacionet e ndryshme që ndodhin pas infektimeve nga koronavirusi po shoqërohen me shfaqje të sëmundjeve të tjera. Kirurgu i spitalit të Traumës, Agron Dogjani pohon se më rritjen e sëmundshmërisë në popullatë janë shtuar dhe ndërhyrjet kirurgjikale. Krahas traumave që mbajnë vendin e parë tek moshat e reja deri 45 vjeç, vitet e fundit janë rritur operacionet e sëmundjeve tumorale, atyre kardiovaskulare dhe të mushkërive. Gjatë konferencës kombëtare të…

Read More