Përgjatë gjithë vijës bregdetare të Darëzezës, Pishporos dhe Semanit operojnë rreth 100 operatorë turistikë të cilët gjatë periudhës së sezonit veror ushtrojnë aktivitetin e tyre. Por këtë të premte ata kanë dalë në protestë, pasi janë urdhëruar të prishin struktura provizore brenda 5 ditëve. Në të kundërt, do të gjobiten. 1- Është një afat 5 ditor që ai thotë do i prishim ne kemi shumë materiale ku ti çojmë, ne kemi leje sipas kontratave që kemi bërë me ministrinë , kemi 20 vite që operojmë. Ja i prishëm, por çfarë do bëhet. 2- Kam investuar, tani pardje erdhën papritur dhe…
Author: tirana
Kombëtarja e Izraelit është detyruar të dalë nga autobusi i skuadrës në autostradë pas një alarmi që morën nga autoritetet për një sulm të mundshëm. Ekipi i Izraelit do të luajë të dielën ndaj Kosovës në kuadër të eliminatoreve të Euro 2024 në “Fadil Vokrri”. Rrugës për në aeroportin e Tel Aviv, ekipi kombëtar i tyre ka hasur probleme. Ata kanë marrë një alarm për sulm me bombë apo me raketa, duke bërë që të detyrohen të dalin të gjithë nga mjeti i transportit dhe të fshihen në një vend paksa më të sigurt.
Shkrimtari Ismail Kadare, i nominuar disa herë për çmimin “Nobel” në letërsi, u pyet nga gazeta italiane “La Stampa” për marrëveshjen e arritur së fundmi midis kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane, Georgia Meloni. Ai tha se i konsideron gjëra të vogla që ndodhin midis dy shteteve që janë të bashkuara tanimë. “Këto janë gjëra të vogla që ndodhin mes qeverive, nuk më interesojnë ato protesta dhe lojëra pushteti. Siç thashë, Shqipëria dhe Italia janë tashmë të bashkuar: janë 500 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali. Shumë italianë janë shpërngulur në Shqipëri. Ka martesa të përziera, kompani të…
Gazetari Sokol Bregu tha se arrestimi i Dritan Rexhepit është një nga arrestimet më të mëdha për të cilat publiku ka dëgjuar 2-3 vitet e fundit. Sipas gazetarit, Rexhepi ka një mendje të veçantë kriminale dhe është i aftë të organizojë një organizatë kriminale brenda natës. “Është një ndër arrestimet më të mëdha që mund të kemi dëgjuar 2-3 vitet e fundit. Rexhepi nuk është thjesht një person i kërkuar. Për Shqipërinë mbetet një ndër personazhet kryesore të krimit. Është arrestuar 5-6 herë dhe është arratisur, herën e 6-të në Ekuador bleu një avokat që i siguroi një raport dhe…
Pas kaosit në Kuvend, Saimir Korreshi, Elda Hoti dhe Lindita Metaliaj janë përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi i Shqipërisë. Saimir Korreshi i vuri flakën tymueseve duke ‘mjegulluar’ të gjithë sallën e Kuvendit. Megjithatë, socialistët ndoqën rendin e ditës duke miratuar projektligje.
Pas dy orësh e 30 minuta biznesmeni Fatmir Bektashi i akuzuar për “korrupsion” dhe “pastrim parash”, në të njëjtin proces hetimor me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e këtij të fundit, Jamarbër Malltezi ka dalë nga godina e SPAK. Bektashi është nën masën e detyrimit për paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit. Edhe për ish kryeministrin Berisha gjykata ka firmosur të njëjtat masa, pasi e dyshon për korrupsion, ndërsa Malltezi ndodhet në qeli. Sipas SPAK, Berisha përmes ndryshimeve ligjore ka favorizuar dhëndrin e tij për të privatizuar ish-kompleksin sportiv, prej nga ky dyshohet se Malltezi ka përfituar një…
Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezulatat i masave ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore. Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura, të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit e lokalisht deri të lartë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak të Motit, reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive me shkarkesa të forta elektrike e lokalisht breshër. Në intervale të shkurtra kohore reshjet do të jenë problematike. Në relievet malore në veri dhe…
Më shumë se 1 300 forca policie zhvilluan një operacion të madh gjatë orëve të fundit duke arrestuar 25 persona, ndërsa 19 të tjerë u shpallën në kërkim. Mes të arrestuarve është edhe Mërgim Lazri. Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e një arkitekti Italian. Mësohet se Lazri është një prej të akuzuarve për vrasjen e arkitektit italian Roberto Morttura në qershor të vitit 2021. Ngjarja e cila rezultoi tragjike për familjen italiane që jetonte në Piossasco, të Torinos, është regjistruar më 9 qershor kur Emirjon Marjini, 29-vjeç, Mergim Lazri, 24-vjeç dhe Flaogert Syla, 26-vjeç, hynë në shtëpinë…
Vetëm dy ndeshje, por shumë spektakël në mbrëmjen e NBA. Protagonist absolute Janis Antentokoumpo, që jetoi një triumf personal, por nuk arriti të evitojë humbjen e Miluokit. Baks u mundën në transfertën e Indianas me dy pikë diferencë në rezultatin e përgjithshëm 126-124. Por kjo nuk e pengoi basketbollistin grek të shpallej “Lojtari i Ndeshjes” falë shifrave mbreslënëse me 54 pikë të shënuara dhe 12 topa të kapur në tabelë. Pa Damien Lilard, që mungoi për shkak të një shqetësimi muskular, Antentokoumpo nuk mund të bënte më shumë për Baks, që zbresin në vendin e katërt të Konferencës së Lindjes…
Nga Jaime Villanueva Edgar Morin është një njeri me një mision. Një mision i papërfunduar, që nuk mund të shtyhet dhe që është i pashmangshëm: transmetimi i ideve të tij dhe shkëmbimi i njohurive. Prodhimi intelektual e mban filozofin francez të kthjellët dhe të gjallë në moshën 101-vjeçare. Ai e ushqen dhe e ruan atë, e sheh veten si të “zotëruar” sa herë që përballet me një libër ose një artikull në kompjuterin e tij. Në librin e tij të fundit “Leksione nga një shekull jetë”, ai rrëfen se ka qenë një djalë i keq dhe një baba i keq. Por jo një burrë i…
Alba u riktheu në “Për’puthen”, pas pezullimit që mori nga produksioni pak javë më parë, për shkak të një telefonate që kishte zhvilluar me Enisën për t’i prezantuar një djalë. Në emision u transmetua takimi që konkurrentja ka zhvilluar me Vedatin. Dy konkurrentët kaluan mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit, buzë detit në qytetin e Durrësit. Por, takimi u anashkalua totalisht në studio dhe në fokus u vendos një ngjarje nga prapaskena. Vedati tregoi se pa Albën, teksa i jepte një dhuratë Gentit, dhe kjo për të është një sjellje e patolerueshme. Ndërsa, Alba nga ana tjetër, u shpreh se nuk…
Aktivistja dhe gazetarja iraniane Nargis Mohammadi, e cila u nderua me Çmimin Nobel për Paqen për vitin 2023, ka njoftuar se ka përfunduar grevën e urisë pasi u dërgua në spital pa u detyruar të mbulonte kokën, sipas një mesazhi që ajo i dërgoi familjes së saj. “Unë u transferova nga burgu në spital sot pa mbajtur shaminë,” shkroi Nargis Mohammadi në një mesazh në Instagram të lëshuar nga të afërmit e saj për AFP. Ajo filloi një grevë urie më 6 nëntor, duke refuzuar të mbante shami për t’u transportuar në spital. Ajo vuan nga probleme me zemrën dhe…