Author: tirana

Kryetari i Partisë Demokratike së vulës, Lulzim Basha, ishte këtë të premte në degën 1 të PD në Tiranë ku zhvilloi takim me qytetarë e sipërmarrës të vegjël të zonës së Ali Demit. Për të lufta kundër korrupsionit në çdo nivel dhe në çdo kohë duhet të jetë prioritet kombëtar. “Për këtë ne mbështesim dhe inkurajojmë SPAK, që kushdo që ka abuzuar me paratë dhe besimin e shqiptarëve të japë llogari para ligjit”, theksoi Basha, gjatë bisedës me qytetarët. Kreu demokrat foli edhe për planin e PD-së për të ndryshuar këtë situatë. “Unë dhe Partia Demokratike do të bëjmë gjithçka…

Read More

Dritan Rexhepi i cili u arrestua në Stamboll, ishte në kërkim me kod të kuq. “Dritan REXHEPI, lideri i kartelit ndërkombëtar të drogës me emrin “Kompania Bello”, i cili transporton drogë nga Amerika e Jugut drejt Europës, është shpallur NJOFTIM KUQ nga autoritetet gjyqësore italiane dhe shqiptare për krimet e “Vrasjes me dashje, drogës, rrëmbimit/privimit të lirisë, falsifikim i dokumenteve të udhëtimit, trafik armësh dhe municionit”, shkruan ministri i, Punëve të Brendshme i Turqisë, Ali Yerlikaya në një postim në Twitter. Ekstradimin e tij e kërkon jo vetëm Shqipëria por dhe Italia.

Read More

Kushtet e motit janë përkeqësuar dhe kjo ka bërë që autoritetet të ndalojnë lundrimin për disa mjete në Adriatik. Duke filluar nga ora 09:00 e ditës së sotme, era do të ketë drejtimin Jug-Jug-Lindje, me shpejtësi ere 15-20 m/s, në forcën 6-7bft dhe lartësi dallge nga 2.00 deri 3.00 metra. Për pasojë, Drejtoria e Përgjithshme ka ndaluar lundrimet për të gjitha mjetet e vogla lundruese. Ndërsa, anijet e peshkimit që operojnë do të njoftohen për marrjen e masave të sigurimit. Nga ana tjetër, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike…

Read More

Nënkryetari i Partisë Demokratike së vulës, Kreshnik Çollaku doli në një deklaratë për mediat pas përplasjes fizike që pati me deputetin demokrat e Rithemelimit, Dashnor Sula në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Ai e cilësoi përplasjen si një incident të turpshëm duke deklaruar se ngjarja e sotme turpëron çdo deputet të parlamentit. ”As në ’97-ën e tmerrshme kurrë nuk do e kisha imagjinuar që mund të gjendesha në situatë të ngjashme me atë që u ndodha sot. Unë kam marrë pjesë në një mbledhje të komisionit që drejtohet nga opozita nga kryetarja Jorida Tabaku, i ftuar nga kjo e fundit.…

Read More

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka zbardhur vendimin Dritan Rexhepaj të arrestuar sot në Stamboll. Në vendimin që mban datën 11 maj 2023, kolegji ka marrë në shqyrtim çështjen në lidhje me akuzat që rëndojnë ndaj tij për “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose formularëve”. Në pjesën e parë të këtij vendimi zbardhet mënyra se si Dritan Rexhepaj ka falsifikuar identitetin dhe ka marrë një pasaportë me emrin Lulëzim Murataj, teksa ishte në kërkim nga drejtësia. Një pjesë nga vendimi i Gjykatës Shtetasi Lulëzim Murataj identitetin e të cilit i pandehuri Dritan…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë, ku këtë të premte po mbahet edicioni i 6-të i Forumit të Paqes në Paris. Rama do të propozojë armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, lirimin e pengjeve si dhe tërheqjen e trupave nga zona e konfliktit. Në forumin e paqes në Paris, që do të mbahet më 10 dhe 11 nëntor, do të marrin pjesë mbi 50 shtete. Dje u mbajt gjithashtu një konferencë për ndihmën humanitare ku presidenti francez Emmanuel Macron kërkoi pauzë humanitare në Gaza dhe shtoi se vendet duhet gjithashtu të punojnë për një armëpushim.

Read More

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, në një ditë jo të zakonshme është fotografuar duke drejtuar një tank gjatë vizitës në regjimentin e Rojeve të Mbretëreshës. E veshur me uniformë ushtarake dhe me helmetë në kokë, ajo provon eksperiencën në mjetin e blinduar dhe duket se e shijon duke gjykuar nga buzëqeshjet e përjetësuara në foto. Vizita e Kate në këtë regjiment vjen rreth 3 muaj pasi Mbreti Charles e emëroi Kryekolonele. Princesha e Uellsit mori pjesë në disa aktivitete gjatë vizitës, duke përfshirë drejtimin e një tanku, mësimin e elementeve të komunikimit me radio dhe njohjen e dronëve. Kjo nuk…

Read More

Këtë të premte, Komisioni i Integrimit u përfshi nga debate, ndërsa deputetët e opozitës bllokuan mbledhjen duke u rënë tavolinave. “Nuk ka kuptim që ky komision në çështjen më të rëndësishme që ka që është buxheti të silleni kështu”, tha Etilda Gjoni, drejtuese e seancës. Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Saimir Koreshi tha se opozitës nuk po i jepet fjala. “Ju nuk po na jepnin akoma fjalën, ti thua buxhetin”, tha ai. Më pas deputeti Oerd Bylykbashi tha se buxheti trajtohet si bakllava. “Sot e keni si bakllava, nesër si hallvë. Kështu e trajtoni buxhetin”, tha Bylykbashi.

Read More

Ish-kandidatja e Partisë Demokratike për presidencën e SHBA-së, Hillary Clinton ka krahasuar kandidatin e republikanëve, Donald Trumpin me liderin nazist Adolf Hitler, duke paralajmëruar për rreziqet e një mandati të dytë të mundshëm të tij. “Nëse Trump do të kthehej në Shtëpinë e Bardhë, do të ishte fundi i vendit tonë siç e njohim ne”, tha Clinton. Komentet e Clinton erdhën disa ditë pas një raporti të Washington Post që detajonte se si Trump po diskuton se si të përdorë departamentin e drejtësisë për të hetuar rivalët politikë dhe ish-aleatët që kanë qenë kritikë ndaj tij nëse ai kthehet në…

Read More

Deputeti i Partisë Socialiste, ish-zv/kryeministri Erion Braçe ka reaguar pas sherrit që ndodhi mes deputetëve demokrate Dashnor Sula dhe Kreshnik Çollaku, kjo jashtë sallës së komisionit për Çështjet Evropiane në Kryesinë e Kuvendit. Braçe u shpreh në rrjetet sociale me ironi se “revolucioni nuk e paska pushim sot” dhe se “po ç’integron komisionin e integrimit”. “Dhunë tërësisht fizike, një për një, mbi çdo deputet, përfshi edhe deputetët e partisë së tyre”, shkroi Braçe më tej në reagimin e tij. Deputeti socialist vijoi duke i cilësuar demokratët si “milici fashiste.

Read More

Shkalla e vuajtjeve civile të shkaktuara nga lufta e Izraelit ndaj Hamasit do çojë pashmangshmërisht në zgjerim të konfliktit. Paralajmërimi vjen nga Irani, mbështetës dhe financues i grupit militant të Hamasit. Komentet e ministrit të jashtëm ne Teheran ngrenë shqetësimet nëse përpjekjet diplomatike dhe dërgimi i forcave detare të Shteteve të Bashkuara në Mesdheun Lindor do të jenë në gjendje të mbajnë nën frena konfliktin që rrezikon të destabilizojë lindjen e mesme. “Për shkak të zgjerimit të intensitetit të luftës kundër banorëve në Gaza, zgjerimi i konfliktit është bërë i pashmangshëm”, deklaroi Hossein Amir-Abdollahian Ministër i Jashtëm i Iranit. Televizioni…

Read More

Tani demokratët po rrihen mes tyre. Deputetët e Partisë Demokratike, Dashnor Sula dhe Kreshnik Çollaku janë përplasur me njëri-tjetrin pas mbylljes së komisionit për Çështjet Evropiane ditën e sotme. Deputeti Çollaku i thotë Sulës se do të bëjë kallëzim penal ndaj tij pasi pretendon se ky i fundit e ka cënuar fizikisht. Sakaq, është dashur edhe ndërhyrja e një prej pjesëtarëve të Gardës së Republikës për të ndarë dy deputetët e opozitës. Lexo edhe https://tirananews.al/servil-legen-debat-mes-demokrateve-collaku-dhe-sula-gardistet-shmangin-perplasjen-fizike/

Read More