Kryetari i Partisë Demokratike së vulës, Lulzim Basha, ishte këtë të premte në degën 1 të PD në Tiranë ku zhvilloi takim me qytetarë e sipërmarrës të vegjël të zonës së Ali Demit. Për të lufta kundër korrupsionit në çdo nivel dhe në çdo kohë duhet të jetë prioritet kombëtar.
“Për këtë ne mbështesim dhe inkurajojmë SPAK, që kushdo që ka abuzuar me paratë dhe besimin e shqiptarëve të japë llogari para ligjit”, theksoi Basha, gjatë bisedës me qytetarët. Kreu demokrat foli edhe për planin e PD-së për të ndryshuar këtë situatë.
“Unë dhe Partia Demokratike do të bëjmë gjithçka që të dëgjohet zëri i Shqipërisë normale, përmes një politike që është vetëm në shërbim të njerëzve. Sot vendi ynë renditet i fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe me fuqinë më të ulët blerëse. Kjo situatë ka detyruar të rinjtë të emigrojnë masivisht, ndërsa qeveria vazhdon të çojë paratë e shqiptarëve të koncesionet korruptive, siç janë inceneratorët dhe sterilizimi, para që përfundojnë në xhepat e pushtetarëve dhe klientëve të tyre”, tha ai.
