Ilir Meta shprehet se thirrja e Monika Kryemadhit në SPAK është e pritshme dhe normale, pasi, sipas tij, ajo është denoncuesja kryesore e aferës së inceneratorëve dhe shumë çështjeve të tjera. Kreu i Partisë së Lirisë shton se ajo çfarë i bën habi është sesi SPAK regjistron aq shpejt kallëzime që dërgohen nga persona me të shkuar kriminale, ndërsa nuk ka një përgjigje për kallëzime me fakte dhe prova që çohen nga persona me autoritet publik. “Ka me dhjetëra procedime të rreme, kallëzues të rremë dhe mos harroni se Kryemadhi është denoncuesja kryesore e aferës se inceneratorëve dhe shumë çështjeve…
Author: tirana
Brenda këtij automjeti që shihni në video është vrarë 53-vjeçari shqiptar Arjanit Rizaj në Guajakil të Ekuadorit. Ai u qëllua para spitalit “Luis Vernaza”, ku kishte shoqëruar bashkëshorten e tij dhe vetë po qëndronte brenda një automjeti të parkuar. #Guayaquil Un caso de sicariato ocurrió cerca del sector de emergencia del hospital Luis Vernaza pic.twitter.com/IfrkaCn2m4— Minuto & Medio (@MinMedio) November 10, 2023 Autorët kanë mbërritur me motoçikletë dhe pasi kanë kryer vrasjen janë larguar me të njëjtin mjet. Qytetarët që kanë vëzhguar ngjarjen tragjike janë larguar të tmerruar, të tjerët i janë afruar viktimës dhe kanë tentuar ta ndihmojnë, e kanë…
Moderatorja Lei Kraja ka treguar kërkesën e çmendur të disa ndjekësve në rrjetet sociale. E ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, ajo zbuloi komentin që i ka bërë Krist Dragot Aliaj kur i ka parë këmbët. “Mua më shkruajnë të gjithë për këmbët. Hiqni të gjithë këtë fiksimin e këmbëve sepse është shumë. Mund të mi tregosh gishtat e këmbëve të lutem. Nuk janë të bukura fare kupton, kështu që mos u fiksoni.Kemi qenë në ‘Pushime On Top’ dhe po zhvillonim një intervistë me Krist Dragot. Më pa këmbët dhe më tha i sa shëmtuar këmbët. Tha je gjithë kjo…
Gazetari Blendi Fevziu ka rrëfyer jetën e 39 personazheve të shpalosur në librin e tij më të fundit “Takimet e mia me…”. Një prej këtyre personazheve, pjesë e librit të tij, është dhe Kryeministri Edi Rama. Për këtë të fundit, Fevziu u shpreh se në momentin që e ka njohur, ka qenë një personazh interesant në Shqipërinë e fund viteve ’80. Fevziu thekson se nëse dikush atëherë do e pyeste mbi të ardhmen e Ramës, vetëm kjo që ka sot, nuk do i kishte shkuar kurrë ndër mend. Më tej, Fevziu shprehet se më tepër do e mendonte Ramës si…
Çifti fitues i edicionit të parë të “Love Island Albania”, Ueda dhe Arlindi, ka qenë i ftuar në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, për të folur më tepër rreth së ardhmes së tyre. E teksa rrëfenin për planet që kishin përgatitur së bashku, u ndalën edhe tek dasma. Kjo është një temë që ata e kanë diskutuar me njëri-tjetrin dhe e kanë ndarë mendjen që dasma do jetë shqiptare. Arlindi: Afërsisht kështu dhe këtu do jetë. Aldo: Apo harxhim kot dasma, ç’e do dasmën? Do lekë vallahi. Më mirë kishit shkuar për qejf me ndonjë vend. Ueda: E…
Të hënën në orën 12:00 ishte planifikuar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, ku pritej që i ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE Luigi Soreca të prezantonte Progres Raportin e BE për vitin 2023. Duket se vendosmëria e deputetëve të opozitës për të mos lejuar funksionimin normal të Kuvendit deri në plotësimim e kushteve të tyre për respektimin e të drejtave kushtetuese, ka detyruar Kuvendin të njoftojë anëtarët për anullimin e mbledhjes. Përmes një emaili zyrtar anëtarët janë njoftuar se mbledhja e planifikuar anulohet. Këshilli Kombëtar i Integrimit bashkëdrejtohet nga deputetja demokrate Jorida Tabaku dhe deputeti socialist Toni Gogu,…
Ditën e arrestimit të kreut të kompanisë “Bello” Dritan Rexhepi nga policia turke në një kompleks rezidencial në Stamboll, një shqiptar është vrarë me armë zjarri në Guajakil të Ekuadorit. Mediat ekuadoriane raportojnë se shqiptari Arjanit Rizaj është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në orën 20:30. 53-vjeçari është vrarë para spitalit “Luis Vernaza”, ku kishte shoqëruar bashkëshorten e tij dhe vetë po qëndronte brenda një automjeti të parkuar. Banorët dhe disa shitës të zonë thanë për autoritetet se në drejtim të shqiptarit është qëlluar nga një motoçikletë e bardhë, që drejtohej me dy persona, që u larguan në…
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë, ku edhe është mbajtur Forumi i Paqes në Paris. Rama ka shpërndarë në Facebook, video të momentit ku edhe ka mbërritur në darkën zyrtare me Presidentin Macron, teksa shihet i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda. “Paris, Élysée Palace – Për darkën zyrtare me Presidentin Macron”, shkruan Rama në Facebook.
Pezullohen 4 punonjës të Gardës, pasi dyshohet se nuk përmbushën detyrën për ndalimin e tymueseve në seancë. Mësohet se 4 punonjësit e Gardës, po verifikohen për neglizhencë të detyrës. Kujtojmë se edhe në seancën e djeshme, deputeti Saimir Korreshi ndezi tymuese në sallë, duke krijuar kaos, e duke bërë që seanca të mbyllej për 20 minuta. Flakadanët i futën në Kuvend deputetet e opozitës Lindita Metaliaj dhe Elda Hoti, të cilat i kishin futur në çantat personale. Tre deputetët në fjalë u përjashtuan më pas nga Sekretariati i Etikës, për 10 ditë.
Deficitet e krijuara nga skema e pensioneve sipas Bankës e Shqipërisë përbëjnë një sfidë serioze për financat e shtetit. Prandaj dhe Guvernatori Gent Sejko në diskutimet për projektbuxhetin e vitit 2024 sugjeron rishikim periodik të kuadrit ligjor që rregullon skemën e pensioneve. Gent Sejko: Ne inkurajojmë intensifikimin e përpjekjeve për zhvillimin e shtyllës së dytë e të tretë të sistemit privat të pensioneve, atë të sigurimit të detyrueshëm dhe vullnetar. Në opinionin e saj për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, Banka e Shqipërisë tërheq vëmendjen në faktin se shkalla e mbledhjes së të ardhurave publike në vend, aktualisht rreth nivelit…
Për të përfituar sa më shumë nga vetitë e tyre dhe për të përthithur më mirë lëndët ushqyese, gjëja më e mirë do të ishte ngrënia e frutave gjatë vakteve, së bashku me perime dhe mish pa dhjamë. Të gjithë i duam frutat, por shpesh nuk e dimë se kur duhet t’i konsumojmë për të na ndihmuar me procesin e tretjes së ushqimeve. Ananasi Ananasi është një frut i mrekullueshëm që përmban një enëzimë thelbësore për tretjen, të quajtur bromelain. Është shumë e rëndësishme që ta konsumoni gjithmonë të freskët, për shembull duke përgatitur sallata frutash ose duke e shtuar…
Intervistoi Klementina Cenkollari Ambasadori Gerhard Sabathil, ish drejtor për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian thotë se Shqipëria ka bërë përparim në plotësimin e detyrimeve në kuadër të procesit të anëtarësimit, krahasuar me një vit më parë. Ai thotë se shpreson që bisedimet për grupkapitujt e pare të nisin në fund të dhjetorit, sikurse kërkoi edhe Komisioni Europian. Megjithatë, ai nxit Shqipërinë të ketë marrëdhënie të mira me fqinjët ndërsa në këtë proces i duhet mbështetja e të gjithë vendeve anëtare. Ai përmend mosmarrëveshjet me Greqinë, për çështjen e kryebashiakut të zgjedhur të Himarës. Sipas tij, çështjet dy palëshe nuk mund…