Author: tirana

Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan është drejtuar nëna e një djali maturant që kur aplikoi për shkollë të lartë, një vit pasi kishte përfunduar Maturën, rezultoi pa mesatare. Kur problemi u bë prezent, të dhënat hidhen sërish, por mesatarja doli 1. Si përfundim, djali humbi të drejtën për shkollë të lartë. Denoncuesja: Jam nëna e një maturanti të vitit 2021-2022. Ai vjet nuk e vazhdoi shkollën për arsye familjare. Sivjet, aplikoi në datën 4 Tetor, bëri dhe pagesën e postës dhe të gjitha në rregull. Nuk mundi dot të futej tek U-albania për përzgjedhjen e lëndëve.…

Read More

Debatet e forta të shoqëruara me ofendime kanë dominuar sot gjatë spektaklit të “Big Brother VIP Kosova 2″. Dyshja e cila u përfshi në një të tillë ishte edhe Ganiu e Edona, ku kjo e fundit i nxorri inatin e ofendimeve të disa ditëve më parë. Edona iu drejtua Ganiut duke i thënë: “Sikur gjoksi im, ti je ‘fake’. Aq sa kam unë gjoks, ti je ‘fake'”.

Read More

Nicki Minaj është penduar për ndërhyrjet plastike. “Nëse ndryshon diçka në trup dhe bën një ndërhyrje kirurgjikale, me gjasë, jo përfundimisht, por me gjasë, do kthesh kokën pas një ditë dhe do thuash ‘isha mirë ashtu siç isha’”, është shprehur 40-vjeçarja gjatë një interviste për “Run-Through With Vogue”. Minaj foli edhe për arsyen pse iu nënshtrua kirurgjisë plastike: “Nuk më pëlqente që isha e dobët, që kisha një prapanicë të sheshtë, gjinj jo shumë të ngritur. Ishin shumë gjëra”. Ajo shprehet se i dikur i druhej fotove të saj të vjetra sepse nuk i pëlqente pamja në to, por tani “e dua…

Read More

Ministri i Jashtëm Italian, Antonio Tajani ka zbuluar se marrëveshja e emigrantëve të Italisë me Shqipërinë i ka fillesat që prej muajit prill të këtij viti dhe jo siç u prezantua se ndodhi gjatë pushimeve të kryeministres italiane Giorgia Meloni në Shqipëri. Në një intervistë për “Corriere della Sera”, Tajani shpjegoi se negociatat janë menaxhuar fillimisht nga Ministria e Jashtme dhe se takimi i parë operacional është zhvilluar më 6 prill të këtij viti. “Kam lexuar histori dhe artikuj në gazetat italiane që janë vërtet absurde, të rreme. Është një marrëveshje e gjithë qeverisë italiane, mbi të cilën kanë punuar…

Read More

Ndarja e Shakirës dhe Gerard Pique ka qenë një nga temat më të bujshme që një vit e gjysmë në mediat rozë botërore kur kolumbiania dhe spanjolli njoftuan se nuk do të ishin më çift. Më në fund ish-mbrojtësi i Barcelonës ka vendosur të thyejë heshtjen. Në një bisedë me prezantuesin Jordi Baste, për radiostacionin katalanas ‘Rac1’, spanjolli ka reflektuar mbi gjithçka ka ndodhur me këngëtaren kolumbiane. “Njerëzit nuk e dinë as dhjetë për qind se çfarë ka ndodhur realisht. Ata bazohen në informacione që kryesisht nuk janë reale. Po t’i kisha dhënë rëndësi gjithçkaje që thuhej për mua, do…

Read More

Në Londër rreth 2000 oficerë janë mobilizuar për të kontrolluar protestuesit për marshimin më të madh deri tani pro-Palestinë në monumentin e Cenotafit ku do të kryhen homazhet për ditën e Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore. Rreth 500 000 qytetarë pritet të protestojnë nesër kundër bombardimeve të Izraelit në Gaza. Në të gjitha monumentet kryesore do të vendosen gardhe metali dhe thuhet se ata që shkelin kufizimet do të ndalohen. Organizatorët e protestës njoftojnë se gjysmë milion protestues pro-palestinezë do të mblidhen në qytet, ashtu si në qendra të tjera të Britanisë, ku koalicioni i aktivistëve “Stop the War”…

Read More

Spitalet, punëtorët shëndetësorë dhe pacientët në veri të Gazës duhet të mbrohen përderisa po zhvillohen luftime të ashpra, tha Kryqi i Kuq ndërkombëtar. “I mbingarkuar, me pak furnizime dhe vazhdimisht më i pasigurt, sistemi shëndetësor në Gazë ka arritur në një pikë pa kthim, duke rrezikuar jetën e mijëra personave të plagosur, të sëmurë dhe të zhvendosur”, tha organizata më 10 nëntor. Deklarata, ku nuk u përmendën as ushtria izraelite e as Hamasi – që është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – vjen pasi është raportuar për disa sulme në ose afër të paktën katër…

Read More

Alban Skënderaj është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Dancing With The Stars”, pasi konkurrentët do të vallëzojnë nën tingujt e këngëve të tij. Në nisje të emisionit teksa po fliste për planet e tij, përpos albumit moderatorja Bora Zemani zbuloi jo rastësisht një detaj që lidhet me një projekt të dashur për të. Kolona zanore e filmit të saj me Donald Veshajn, “5 herë jo”, është e krijuar nga vetë Albani.

Read More

Arrestimi i Dritan Rexhepit ka marrë vëmendje të madhe edhe në Ekuador, shtet ku ai qëndroi për një kohë të gjatë. I konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës nga Amerika Latine, Rexhepi ka arritur të shpëtojë tre herë nga burgjet, një herë në Durrës, më pas në Belgjikë dhe në Itali. Ndërsa në Ekuador, përmes falsifikimit të një sërë raporteve mjekësore nga një spital në Ekuador, arriti të fitonte lirinë. Për këtë, politikani dhe gazetari ekuadorian Fernando Villavicencio denoncoi në prokurori Dritan Rexhepin, gjykatësin Poma Chamba, një mbrojtës publik, shtatë zyrtarë nga Shërbimit Kombëtar…

Read More

Demi Mirëkuptimi me njerëzit që doni me siguri do të jetë në nivelet më të larta, kështu që atmosfera e qetësisë dhe lumturisë për ju do të jetë patjetër e sigurt. Gjithashtu, mund të keni momente të paharrueshme me partnerin ose të takoni dikë që do t’ju rrahë zemrën. Binjakët Bërja e miqve të rinj do të jetë burim kënaqësie dhe një dëshirë e shëndetshme për t’u shoqëruar gjithnjë e më shumë dhe me sa më shumë njerëz që të jetë e mundur. Mund të keni një klimë mirëkuptimi me njeriun tuaj të dashur, por edhe me kolegët e punës.…

Read More

Deputeti demokrat Lefter Gështenja këmbëngul se opozita duhet të bashkohet pas më shumë se 2 vitesh përçarje për të sfiduar mazhorancën. “Nga informaconet që kam unë, në tryezat opozitare kanë qenë të ftuar të gjithë kolegët që kanë dalë nga zgjedhjet e 25 prillit 2021. Unë do të doja të jenë të gjithë në këto tryeza si opozitare. Nëse diskutojmë 45 apo 51 deputetë secili ka rezervat e veta për secilën palë. Ne duhet të na bashkojë opozita përballë kësaj qeverie. Nëse ne do të vazhdojmë të shohim problematikat ato që kemi bërë prej më shumë se 1 viti e…

Read More

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu thekson se Forcat e Mbrojtjes Izraelite do të mbajnë kontrollin në Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës aktuale dhe nuk do të mbështetet në forcat ndërkombëtare për të mbikëqyrur sigurinë përgjatë kufirit. Netanyahu i bëri komentet në një takim me kryetarët e qyteteve kufitare të Gaza-s. Udhëheqësit lokalë mbikëqyrin shumë nga komunitetet që u sulmuan dhe u vranë dhe nga Hamasi më 7 tetori në komunitetet jugore. “Forcat e Mbrojtjes Izraelite do të mbajnë nën kontroll Rripin e Gazës, ne nuk do t’ia japim atë forcave ndërkombëtare”, tha Netanyahu. Në fillim të kësaj jave,…

Read More