Author: tirana

Një 63-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën ku jetonte i vetëm në Durrës Bëhet fjalë për E. K., i cili u gjet i pajetë rreth orës 16:30 të ditës së sotme në lagjen nr. 16. Sipas bluve të Durrësit, 63-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Megjithatë, ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i Policisë: Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 16, Durrës, është gjetur në banesën ku jetonte vetëm, pa shenja jete shtetasi E. K., 63 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet…

Read More

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në selinë e kësaj partie ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Haradinaj tha se me Hovenierin folën për zhvillimet e fundit në vend, teksa shtoi se ia ka konfirmuar mbështetjen për planin franko-gjerman. “E konfirmova qëndrimin e Aleancës në mbështetje të Planit Franko-Gjerman duke theksuar se ky plan duhet që Kosovës t’i mundësojë rrugën e njohjes nga Serbia, anëtarësimin në NATO dhe organizatat tjera ndërkombëtare”, shkroi Haradinaj. Më tej, ai e ka falënderuar Hovenierin për angazhimin e tij dhe të ShBA-së për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

Read More

Fjala e Vitit pasqyron preokupimet e kohës… Shkurtesa e inteligjencës artificiale (AI) është emëruar fjala e vitit Collins për vitin 2023. Leksikografët në Collins Dictionary thanë se përdorimi i termit ishte “përshpejtuar” dhe se ishte bërë biseda dominuese e vitit 2023. “Ne e dimë se AI ka qenë një fokus i madh këtë vit në mënyrën se si është zhvilluar dhe është bërë shpejt po aq e përhapur dhe e ngulitur në jetën tonë sa emaili, transmetimi apo çdo teknologji tjetër dikur futuriste, tashmë e përditshme”, tha drejtori menaxhues i Collins, Alex Beecroft. “Përdorimi i fjalës siç monitorohet përmes Korpusit…

Read More

Policia e Tiranës ka arrestuar edukatoren Majlinda Dehima, pasi dhunoi barbarisht vajzën 3-vjeçare në kopshtin “Stinët” në kryeqytet, duke i thyer këmbën. Arrestimi i saj është kryer pas kërkesës së prokurorisë për masën “arrest me burg” për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”. Sipas prokurorisë kjo kërkesë u bë pas marrjes në dorëzim ditën e sotme të procesverbalit për kqyrjen e pamjeve filmike. Lexo edhe: “Edukatorja duhet të futet në burg”/ Qytetarët protestojnë para Ministrisë së Arsimit

Read More

Dy protestues të ndryshimeve klimatike janë qëlluar për vdekje nga një pensionist 77-vjeçar. Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Panama, ku pensionisti amerikan, ish-avokati, Kenneth Darlington ka qëlluar me pistoletë protestuesit. Pamjet tronditëse janë filmuar me kamera dhe postuar në rrjetet sociale. Në to dallohen protestuesit që kishin bllokuar rrugën, ndërsa pensionisti amerikan zbret nga makina dhe u afrohet me pistoletë në dorë. Pas pak minutash konfrontim, ku besohet se u ka kërkuar të hapin rrugën, qetësisht ai ka ngritur dorën dhe ka qëlluar në drejtim të tyre, siç raportojnë mediat lokale, duke vrarë dy. 77-vjeçari, amerikan i lindur në Panama,…

Read More

Qindra qytetarë kanë protestuar pasditen e kësaj të enjteje përpara Ministrisë së Arsimit, pas dhunës ndaj një vajze 3 vjeçe në kopshtin “Stinët” në Tiranë. Me pankarta në duar, gra, nëna dhe fëmijë kanë kërkuar arrestimin e edukatores që dyshohet se i theu këmbën vajzës së mitur. “Si mund të ndodhë kjo, a kontrollohen këta njerëz, a kanë certifikatë, a kanë licencë. Është e tmerrshme”, u shpreh një qytetare. “Ajo duhet të jetë në burg, unë jam gjyshe, do të protestojmë gjithmonë”, tha një tjetër pjesëmarrëse në protestë. Lexo edhe: Policia arreston edukatoren që i theu këmbën vajzës 3-vjeçare

Read More

Mosha reale mund të jetë vetëm një numër, por mosha biologjike thotë shumë më tepër për jetëgjatësinë e njeriut. Shoqata Amerikane e Zemrës publikoi një studim të bazuar në 6,500 të rritur, duke arritur në përfundimin se ndjekja e disa udhëzimeve mund të zvogëlojë “moshën biologjike” të një personi deri në pesë vjet. Kardiologët thonë se një 27-vjeçar që pi duhan, nuk ushtron dhe ha keq, për shembull, mund të ketë një moshë biologjike 32. Dhe e kundërta, një 49-vjeçar që fle mirë dhe ka një dietë të shëndetshme mund të ketë një moshë biologjike 44. Ka një mori aspektesh…

Read More

Prokuroria Tiranë kërkon masën e sigurisë “arrest shtëpie” për edukatoren Majlinda Dehima për veprën penale “keqtrajtim i të miturit”. 3-vjeçarja e dhunuar përfundoi me këmbë të thyer në spital. Edhe pse edukatorja ka deklaruar që fëmjën e ka goditur me vizore jo me qëllim për ta dëmtuar, por për ta bindur që të përfshihej në procesin mësimor, kamerat tregojnë të kundërtën. Pamjet filmike të kopshtit kanë treguar qartë sesi vajza është dhunuar nga edukatorja Majlinda Dehima edhe kur ajo ka thyer këmbën. Por jo vetëm kaq, pasi edhe kur vajza ka nisur të qajë e të ketë dhimbje, edukatorja e ka…

Read More

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se tensionet e fundit në Kosovë kanë dëshmuar se sa e rëndësishme është prania e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR. Gjatë një konference për media në Berlin, së bashku me sekretarin e Përgjithshëm të aleancës perëndimore ushtarake, Scholz tha se shteti i tij mbështet misionin e KFOR-it. “NATO është garantues i sigurisë në Ballkanin Perëndimor, në Kosovë përmes KFOR-it. Gjermania merr pjesë në këtë mision përmes forcave të armatosura. Tensionet në ditët e fundit kanë ilustruar se sa e rëndësishme është kjo prani dhe që KFOR-i duhet të jetë në pozicion që…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjete sociale foto nga punimet për ndërtimin e kompleksit të ri të Drejtorisë Rrugore të Matit. Ai shkruan se ky kompleks i ri do të shërbejë për ofrimin e shërbimeve më cilësore për rreth 15 mijë drejtues të automjeteve në bashkitë Burrel dhe Klos. “Vijojnë me intensitet punimet për ndërtimin e kompleksit të ri të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Mat, nga ku do të përfitojnë shërbime më të shpejta dhe më cilësore afro 15 mijë drejtues të automjeteve në bashkitë Burrel dhe Klos”, shkruan ai.

Read More

Kryeministri Edi Rama me ftesë të kryeministrit Emmanuel Macron do të jetë nesër i pranishëm në Forumin e Paqes. Kreu i qeverisë thotë se në Paris do të theksojë se është thelbësore t’i jepet fund këtij konflikti në Gaza, përpara se të dalë jashtë kontrollit. ‘Në vigjilje të Forumit të Paqes në Paris 2023 dhe në vijim të tëeet-it të datës 6 nëntor në lidhje me zhvillimet në Gaza, Kryeministri Edi Rama deklaron si më poshtë:Nesër më datë 10 nëntor, do t’i bashkohem udhëheqësve të tjerë botërorë në Paris për të diskutuar mënyrat se si mund të ndihmohet popullsia civile…

Read More

Garda e Republikës së Shqipërisë kërkon mirëkuptimin e medias dhe publikut në lidhje me përplasjen që pati sot me gazetarët në sallën e Kuvendit. Nëpërmjet një reagimi për mediet, Garda kërkon mirëkuptim, nëse për shkak të zbatimit rigoroz të masave për sigurinë dhe mbarëvajtjen e punimeve në Kuvend, mund të jenë bërë pengesë në mënyrë të padëshiruar për përmbushjen e detyrave dhe misionit të gazetarëve. Reagimi i Gardës Nisur nga reagimi publik i Komunitetit të Reporterëve të Politikës gjatë ditës së sotme, mbi një incident të ndodhur në oborrin e godinës ku mbahen seancat parlamentare, Garda e Republikës kërkon mirëkuptimin…

Read More