Siç edhe pritej, deputetët e grupit të Rithemelimit në Kuvend kanë grumbulluar sërish karriget e kolegëve të PS-së në foltore. Por kësaj radhe, ata nuk ka marrë vetëm karriget e socialistëve, por edhe ato të opozitës. Ndërkohë, punonjësit e gardës janë në sallën e Kuvendit në gatishmëri. Sali Berisha në një lidhje live në Facebook ka nisur fjalimin drejtuar qytetarëve, teksa thotë se Edi Rama nuk pranon ngritjen e Komisioneve Parlamentare sepse është i përfshirë në afera. “Familjarët e tij janë vërsulur pas tenderave për t’u pasuruar në kurriz tuaj. Rama nuk pranon dot Komisionet Parlamentare se është i inkriminuar.…
Author: tirana
Egljanta Isufi, është nëna e foshnjës së braktisur që preku zemrat e të gjithë opinionit publik. 30-vjeçarja ka mohuar që të jetë ajo nëna e fëmijës, teksa efektivët kanë shoqëruar në komisariat. Ajo gjithashtu ka mohuar të ketë qenë në dijeni të ngjarjes. Verifikimi i telefonave celular të nënë e bijë më pas ka vërtetuar dyshimet e efektivëve. Ajo rezulton që është e pamartuar dhe nuk ka fëmijë të tjerë. Ajo ka deklaruar se arsyeja që e ka fshehur shtatzëninë e saj dhe ka braktisur foshnjen ka qenë për shkak se nuk ka dashur që të merret vesh nga familjarët…
Fredi Beleri edhe pse në burg, jep intervista të shpeshta për mediat greke. Këtë herë, fituesi i zgjedhjeve për bashkinë e Himarës, foli përmes një telefonate për kanalin televiziv grek Open TV. Ai tha se çështja mesa duket është një kurth politik i ngritur nga një person. “Pohimi i dëshmitarit si dhe i drejtorit të policisë se dëshmitari është paguar për dëshminë, në çdo vend demokratik do të mbyllte edhe çështjen gjyqësore. Fakti më shqetësues i seancës dëgjuese është pikërisht se u zbulua se prokuroria nuk kishte dijeni për pagesën që kishte dhënë policia”, është shprehur kryebashkiaku i zgjedhur i…
Kreu i grupit të Rithemelimit në PD, Sali Berisha thotë se edhe në seancën e kësaj të enjte në Parlament do të ketë kaos. Në seancën e kaluar, deputetët e Rithemelimit mblodhën karriget e kolegëve të PS-së dhe i grumbulluan tek foltorja, dhe mes tyre pati edhe përplasje dhe tensione fizike. Nuk dihet se çfarë aksioni do të ndërmarri sot PD-ja e Berishës.
Pasditen e 4 nëntorit në një punishte zdruktharie në zonën Cueno të Italisë, shqiptari 34 vjeçar Klaudio Myrtaj u gjet i vrarë me plumb në kokë. Motra e tij, Desara Myrtaj thotë se është e shokuar dhe se nuk e kuptonte sesi kishte ndodhur ngjarja pasi ai nuk kishte folur kurrë për asnjë konflikt apo gjë të çuditshme. “Jam e shokuar, nuk e kuptoj. Klaudio ka qenë gjithmonë vëllai më i mirë në botë, gjithmonë pranë meje. Një djalë i artë, ai ndoqi universitetin dhe një master në marrëdhëniet me publikun. Ai punonte në një call center në Tiranë, por…
Një vit para zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, ish-presidenti Donald Trump kryeson ngushtë me 49% në një sondazh të kryer nga CNN përballë Presidentit Joe Biden, i cili gëzon mbështetjen e 45% të votuesve të regjistruar. Ajo çka bie në sy në garën e mundshme mes Biden dhe Trump, është se asnjëri nga kandidatët nuk është rritur në krahasim me sondazhin parardhës nga e njëjta kompani. Gjithsesi, 51% e votuesve në mbarë Amerikën thonë se nuk ka asnjë shans që ata të votojnë për Biden. Pothuajse gjysma, 48%, thonë se nuk ka asnjë shans që të votojnë për Trumpin, dhe vetëm…
Tashmë romani “Kutia e Agatha Christie” nga autorja e mirënjohur Mira Meksi, është botuar edhe në gjuhën tuke. Kjo me përkthimin virtuoz të Ece Dillioglu nga shtëpia botuese prestigjoze “Ketebe”. Një dashuri e jashtëzakonshme feks në sfondin e errët të ngjarjeve politike në Shqipërinë e viteve 1923-27. Mid’hat bej Frashëri, një nga politikanët dhe atdhetarët më aktivë dhe më të spikatur të kohës përjeton një pasion të fuqishëm dashurie për pinjollen e familjes fisnike britanike Herbert, Ninetën leshrakuqe. Magjia e kësaj dashurie rritet në Athinë, në Stamboll, në hotelin e famshëm Pera Palace, në Ekspresin e Orientit… Lojëra politike, interesa…
Këngëtari me origjinë nga Algjeria, Slimane do të përfaqësojë Francën në ”Eurovision 2024” që do të mbahet në maj në Suedi. Ai ka zbuluar këngën që do të performojë në Malmö. Pas dy zhgënjimeve të mëdha në Eurovizion me artistë fillestarë ose në zhvillim, Franca po përgatit një strategji të re me Slimane për edicionin 2024, një këngëtar me një karrierë të vendosur. Këngëtari me pesë çmime ”NRJ Music Awards” zbuloi këtë të mërkurë në mbrëmje në France 2 këngën “Mon Amour”, që do të performojë në skenën në Malmö të Suedisë nga data 7 deri më 11 maj 2024.
3 vjeçarja e cila theu këmbën dhe u dhunua te kopshti pa licencë ”Stinët” në zonën e ”Ali Demit” në Tiranë, ka tronditur mbarë opinionin publik. Ndaj për këtë akt monstruoz nga ana e edukatores Majlinda Dehima, Mjekësia Ligjore bën me dije se ka kryer aktin e ekspertimit. Një njoftim për mediat, Instituti i Mjekësisë Ligjore thotë se ekspertimi është kryer me datë 7 nëntor dhe një ditë më pas, rezultatet i janë dërguar Prokurorisë së Tiranës, e cila po vijon hetimet. “Në lidhje me ngjarjen e fëmijës 3 vjeçe që është dëmtuar në një kopësht privat ju bëj me…
Këtë të enjte do të mbahet seanca plenare në Parlament, ndërsa nuk dihet sesi do të vijojë aksioni i opozitës, ku deputetët e së cilës kanë lajmëruar më herët se nuk do të lejojnë një aktivitet normal të saj. Në seancën e fundit pati përplasje të forta mes deputetëve të opozitës me disa prej atyre të pozitës. Në shenjë protestë opozita ktheu karriget përmbys dhe bllokoi foltoren. Me tensione janë shoqëruar mbledhjet e Komisioneve në Kryesinë e Kuvendit, ku pas bllokimit që u bë nga deputetët e opozitës, pjesa dërrmuese e tyre kaloi në mbledhje online. RENDI I DITËS Në…
Këtë të enjte kryeministri Edi Rama do niset drejt Francës me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron. Vetë Rama kishte paralajmëruar që do të jetë në Paris dhe do të marrë pjesë në Forumin e Paqes, i cili do të zhvillohet më 10 dhe 11 nëntor. Pjesë e diskutimeve në forum do të jetë edhe lufta në Lindjen e Mesme, ku do të flitet mbi mënyrat për rivendosjen e paqes. Në Francë do të jetë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili do të jetë pjesë e darkës me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë Forum. Forumi i Gjashtë…
Këtë të enjte moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta dhe mjegull. Temperaturat minimale do të luhaten 5-14 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 14-16°C në veri, 19 -22°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim veri-perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim te forcës 5-6 ballë në det të hapur.