Author: tirana

WhatsApp është një ndër aplikacionet më të përdorura në botë. Ai ofron shumë shërbime të reja për të bërë eksperiencën e përdoruesve sa më të mirë. Mirëpo një nga shërbimet më të vjetra dhe më të rëndësishme të këtij aplikacioni është bllokimi i një kontakti me të cilin ju nuk dëshironi të kontaktoni më. Nëse ju dëshironi të kuptoni se dikush ju ka bllokuar ju në WhatsApp nuk ka asnjë mënyrë 100% të saktë për ta dalluar, mirëpo ne do t’ju tregojmë disa nga ndryshimet kryesore që mund të konfirmojnë se ju jeni bllokuar nga ai kontakt. Mënyra e parë…

Read More

Një 57-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një autobus në segmentin rrugor Fllak-Bisht Kamëz. Automjeti me drejtues shtetasin A. K., 54 vjeç, ka përplasur për vdekje S. V., 57 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Shoferi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Read More

Një kamera sigurie ka kapur momentin kur një person i maskuar tentoi të hynte në një shtëpinë e një personi në Edinburg, Britani e Madhe. Pamjet tregojnë burrin duke iu afruar derës së përparme të një shtëpie, përpara se të provonte të hapte dorezën dhe të largohej me shpejtësi. Kjo ndodhi në orën 4:20 të mëngjesit të së mërkurës në zonën Corstorphine të qytetit, por nuk dihet nëse burri u përpoq të kishte akses në ndonjë pronë tjetër. Eddie Wong, i cili zotëron shtëpinë, dëshiron që të tjerët në zonë të jenë të kujdesshëm dhe të sigurohen që shtëpia e…

Read More

Teksa prokurorët e SPAK, Enkelejda Millonai dhe Arben Kraja, kërkonin paraqitjen në gjykatë të ish-kryeministrit, Sali Berisha, dhe debati politik ishte ndezur, deputeti i Rithemelimit të PD, Luan Baçi pohoi gjatë një interviste në TV se ishte thirrur në SPAK duke dhënë shpjegime për çështjen e pasurisë. Deklarata e deputetit të PD për qarkun e Fierit, kaloi në heshtje për shkak edhe të vëmëndjes të madhe tek Sali Berisha, nëse duhet të shkonte ose jo për tu përballur me dy prokurorët e SPAK në gjykatë. Përmes burimeve pranë SPAK, “Ora” ka mundur të sigurojë dosjen e verifikimit të deputetit Luan…

Read More

Vetë ndryshimi i klimës dhe luhatjet e temperaturave, bën që virozat dhe bakteriet që janë të pranishme në ajër, të shfaqen dhe të gjallërohen në trupin e njeriut. Ato mund të kalojnë në organizëm në mënyrë të pandërprerë çdo ditë e kur kalojnë në gjak, fillon shtimi i tyre. Virusi qëndron në gjendje qetësie për 3, 4 apo 5 ditë dhe pastaj shpërthen. Njeriu që kapet nga virozat, 2-3 ditët e para fillon të ketë ndonjë këputje, lodhje, dhimbje kockash, kyçesh e kështu me radhë. Më tej, fillon një rritje e lehtë e temperaturës. Ndërsa kur pacienti ka temperaturë e…

Read More

Foshnja që u gjet e braktisur në bodrumin e një pallati në Yzberisht ndodhet në gjendje kritike për jetën. Mësohet se lindja ka ndodhur pikërisht në divanin që ishte në bodrum. Foshnja e sapolindur u gjet paraditen e kësaj të mërkure nga një banor i pallatit, i cili njoftoi ambulancën dhe pastaj policinë. Blutë i kanë ofruar menjëherë ndihmën e parë dhe e transportuan foshnjën në spital me automjetin e Policisë së bashku me stafin mjekësor.

Read More

12 urdhër arreste janë ekzekutuar nga një operacion i Policisë italiane në Romë, për shtetas shqiptarë dhe italianë, të cilët dyshohen se janë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. “Një shoqatë që synon trafikimin dhe tregtimin e drogës”, kjo është hipoteza e drejtorisë së krimit dhe antimafias së Prokurorisë së Romës për 12 subjekte. Hetimi ‘Pilot’ pason operacionin ‘Tritone’, të kryer nga efektivët e njësisë hetimore të Romës, i cili në shkurt 2022 çoi në 65 arrestime dhe që kishte çmontuar ‘Ndrangheta-n’ me rrënjë në Anzio dhe Nettuno. Një grup i angazhuar jo vetëm për trafikun e drogës, por…

Read More

Arkeologët në Himarë kanë bërë zbulime të rëndësishme, të cilat dëshmojnë se në materialet e gjetura kultura e dokumentuar është e njëjtë me pjesën tjetër të Ilirisë. Lajmin e ka ndarë kryeministri Edi Rama. Ai shkruan se përgjatë gërmimeve është zbuluar tuma e tretë, e cila paraqet elemente unikale të arkitekturës së ndërtimit të kodërvarreve, një traditë e hershme Ilire. “Zbulime mbresëlënëse në Himarë. Përgjatë gërmimeve të muajit tetor u zbulua tuma e tretë, pranë varrezës tumulare në Himarë, që paraqet elemente unikale të arkitekturës së ndërtimit të kodërvarreve. Objektet e zbuluara në to i përkasin përiudhës së hekurit të…

Read More

Irani ka dënuar shtetasin francez, Louis Arnaud, me pesë vjet burgim nën akuza që lidhen me sigurinë kombëtare. Familja e tij tha se ai po udhëtonte në Iran si turist. Nëna e Arnaudit, përmes një deklarate, tha se gjykimi ndaj djalit të saj është mbajtur në Gjykatën Revolucionare, dhe atij nuk i është lejuar që të ketë prezent një avokat. Në deklaratë po ashtu u shtua se 36-vjeçari, konsulent bankar, ishte “një udhëtar pasionant” dhe është i pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tij. “Këto akuza që janë bërë kundër atij, veçmas për propagandë dhe minim të sigurisë së shtetit…

Read More

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, është thirrur ditën e sotme në SPAK, ku është marrë në pyetje për aferën CEZ-DIA, e cila i ka shkatuar buxhetit të shtetit shqiptar një dëm prej 414 milionë eurosh. Vetë Meta e cilësoi thirrjen e tij në SPAK si një telenovelë për të cilën është gjykuar dy herë. “Telenovelën CEZ-DIA. Është telenovelë që është gjykuar 2 herë dhe është rihapur në dhjetor të 2019-ës nga një kallëzues i rremë i cili është dënuar 2 herë nga gjykata për shpifje dhe një herë nga gjykata për dhunë në familje”- tha Meta. Kujtojmë që…

Read More

Dy nxënës të moshës 12 dhe 16 vjeç kanë hyrë në një shkollë në periferi të Blankenesee, Gjermani, dhe kanë kërcënuar me armë një mësuese. Makinat e patrullës nga i gjithë Hamburgu mbërritën në vendngjarje, një helikopter policie dhe forca speciale hynë në ambientet e shkollës, duke i drejtuar nxënësit të sigurt drejt daljeve. Në të njëjtën kohë, prindërit janë njoftuar që të shkojnë në objekt për të marrë fëmijët e tyre. Sipas informacioneve të fundit të Bild, autorët e ngjarjes janë larguar në drejtim të panjohur dhe janë shpallur në kërkim.

Read More