Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka akuzuar Sali Berishën dhe grupin e Rithemelimit. Por nga ana tjetër, Berisha i është përgjigjur nga Facebook.
Teksa bëri thirrje që të mos përdoren lëndë kimike në sallë, Balla tha se kjo pamje që ka krijuar opozita në Kuvend përkeqëson marrëdhënien e tyre me popullin. Ai u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të mos lejojnë që të keqpërdoren nga interesat personale të një personi.
“Deputeti ligjvënien e ka detyrë primare. Kjo pamje tregon se këtë punë nuk e keni marrë seriozisht. Përkeqëson marrëdhënien me njerëzit. Thirrja ime ndaj pjesës më të madhe të deputetëve të djathtë, ju lutem mos u keqpërdorni nga interesi dhe halli personal i një njeriu të vetë”, tha Balla.
Lexo edhe https://tirananews.al/seanca-plenare-berisha-paralajmeron-kaos/
