Sekretari organizativ në PD-në e Rithemelimit, Klevis Balliu ka reaguar në lidhje me marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për ngritjen e dy kampeve në Shëngjin dhe Gjadër. Ai thekson se ardhja e refugjatëve në Shqipëri është goditje përfundimtare për sigurinë dhe shëndetin e shqiptarëve. ”Nëse kjo marrëveshje do të zbatohet, Lezha dhe shumë shpejt i gjithë vendi do të ketë pamjen e një shteti të goditur nga një bombë bërthamore. Ekonomia do shkatërrohet, siguria e jetës do të jetë inekzistente, shëndeti publik në rrezik sepse sëmundje të pafundme do të hyjnë në shtëpitë e shqiptarëve. A mundet të…
Author: tirana
Kryetari i Partisë Demokratike së vulës, Lulzim Basha vijon turin e takimeve me qytetarët në mbarë vendin. Ai ndodhet sot në Belsh dhe sipas njoftimit nga PD, do të ketë takime me qytetarë e sipërmarrës të kësaj bashkie dhe do të ndajë me ta problemet që kanë, por edhe alternativat që ofron PD për ndryshimin e situatës së vështirë social-ekonomike. Basha i ka nisur takimet me kafen e mëngjesit me banorë të Belshit. Javët e fundit pas rikthimit në krye të PD-së, Basha ka nisur takime në bashki të ndryshme në vend ku ka zhvilluar biseda me qytetarë, tregtarë, fermerë…
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Levan. Mësohet se dy automjete, një tip “Toyota” dhe një tip “Opel” me targa Kosove janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërkohë që nga informacioni paraprak i policisë raportohet për dëme materiale. Si pasojë e aksidentit janë shënuar radhe të gjata automjetesh pasi aksi njihet për ngarkesën në qarkullim. Një prej shkaqeve dyshohet lagështira në rrugë si edhe fushëpamja e kufizuar për shkak te shiut. Policia ne vendngjarje po heton shkaqet e aksidentit.
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj i cili është në arrati prej kohësh, “troket” sërish në Gjykatën e Lartë. Ndaj tij është dhënë një masë sigurie “arrest në burg” në mungesë, por që kundërshton vendimet e Shkallës së Parë dhe Apelit të Posaçëm, që i sekuestruan pasuritë. Me kërkesë të SPAK janë bllokuar gjashtë pasuri, nga të cilat dy vila në Palasë e Hamallaj, dy apartamente dhe dy llogari bankare në banka të nivelit të dytë me vlerë 124 mijë euro në total. Ndonëse i ka ankimuar në çështje të veçanta Apeli nuk liroi nga sekuestroja asnjë nga pasuritë.
Kreu i PD-së së Rithemelimit, Sali Berisha nuk është paraqitur në seancën e GJKKO që ka nisur në orën 10:00 të mëngjesit të sotëm. Ai ka kërkuar shuarjen e masës “detyrim paraqitje” të marrë nga GJKKO për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, çështje për të cilën Berisha është nën hetim. Në seancë janë të pranishëm avokatët e Berishës, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj, të cilët kërkojnë shuarjen e masës “detyrim paraqitje” me arsyetimin se nuk janë respektuar afatet ligjore për marrjen e këtij vendimi. Kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka.
Ministria e Mbrotjes ka bërë një bilanc për situatën në vend të shkaktuar nga rikthimi i reshjeve intensive, në një pjesë të madhe të territorit të vendit ka krijuar disa problematika. “Po punohet nga forcat në aksin rrugor Skuraj-Burrel, ku ka rënie masive gurësh dhe bllokim të rrugës, në fshatin Shkopet si dhe në njësinë administrative Milot, në Kurbin. Ka prani uji në oborret e disa banesave në Mirditë, për shkak të daljes së përroi të Zmejës nga shtrati. Situata po monitorohet në Durrës, ku ka prani të ujit në disa rrugë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve, kryesisht në zonën…
Ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave bëjnë të ditur se gjatë ditës së sotme do të ketë reshje intensive veçanërisht në qarkun Shkodër. Në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë priten reshje intensive, ndërsa në qarqet Elbasan, Fier dhe Berat priten reshje mesatare. Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike në të gjithë qarqet. Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet…
Një ngjarje e rëndë nga ndodhur në familjen e futbollistit të njohur. Një bandë kriminale ka tentuar të rrëmbejë foshnjën e porsalindur të Neymar. Tre persona janë hyrë në banesën e Bruna Biancardi, në Cotia, në shtetin e Sao Paulos, për të rrëmbyer vajzën 1 muajshe të ish-çiftit, por në shtëpi kanë gjetur vetëm prindërit e saj. Ata kanë marrë peng prindërit e infuencueses braziliane dhe i kanë lidhur. Pasi kanë marrë sende me vlerë dhe para, janë larguar. Autorët janë identifikuar nga automjeti që kanë përdorur për të kryer tentiatiën për rrëmbim. Dy nga të dyshuarit ishin të armatosur…
Këtë të mërkurë, nga moti i keq përroi i Zmejës në Mirditë ka dalë nga shtrati duke përmbytur shtëpi, toka bujqësore dhe vreshta në fshatin Tarazh. Banorët e bllokuar kërkojnë ndihmë nga emergjencat civile.
Dy automjete janë përplasur sot në Elbasan dhe për pasojë, një person është lënduar. NJOFTIMINë aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Vidhas, automjeti me drejtues shtetasin Gj. Z., 32 vjeç, banues në Elbasan, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. K., 30 vjeç, banues në Kuçovë. Për pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi Gj. Z., i cili u dërgua për ndihmë mjekësore, në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Me shtetasin K. K. po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Trekëndëshi i formuar në ”Big Brother Vip Kosova 2”, Lumbardh-Alba-Azem po merr vëmendje të madhe. Temë diskutimit e Lumbardhit këtë herë ishte Alba dhe Azemi. Ai në një moment kishte biseduar për këtë çështje me Lindën, e cila u pajtua me deklaratën e tij. “Mendoj se Alba është duke luajtur edhe me Azemin, po besoj se po e përdorë në maksimum. Unë e kam kuptuar se nuk jam duke i shkuar më mbrapa”, tha Lumbardhi.
Këtë të mërkurë, reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë edhe qytetin e Fierit. Prezenca e ujit ka krijuar vështirësi si për kalimin e qytetarëve por edhe atë të automjeteve. Ashtu si shiu i mëparshëm në këtë qark nuk ka sjellë probleme në të mbjellat e fermerëve, serat, bizneset përveçse ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona ndërsa lumenjtë janë brenda shtratit të tyre. Lexo edhe https://tirananews.al/rreshje-te-forta-shiu-veliaj-qytetareve-skuadrat-jane-ne-terren-te-evitohen-levizjet-e-panevojshme/