Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti, i ftuar në studion e “Open” në News24 ka komentuar marrëveshjen e firmosur mes Shqipërisë dhe Italisë për strehimin e dhjetëra mijëra emigrantëve ilegalë në dy kampe në territorin tonë. Alizoti u shpreh se duke u përfshirë në këtë marrëveshje, Shqipëria po bëhet pjesë e një problemi global, siç është emigracioni. Ai shtoi se Shqipëria nuk ka kapacitetet e duhura për të mirëpritur numrin e madh të emigrantëve që pritet të strehohen në vend për llogari të Italisë. Sakaq, ai zbuloi se ka pasur diskutime edhe për ndërtimin e një centrali bërthamor në Shqipëri,…
Author: tirana
“Tërmeti i 26 nëntorit të 2019-s, do të përsëritet”. Kështu ka deklaruar inxhinierja dhe deputetja, Luljeta Bozo, në studion e emisionit “Mirëmëngjesi Shqipëri” ndërsa ka sqaruar se qytetarët nuk duhet të ndihen të frikësuar, pasi është një fenomen i cili ndodh vazhdimisht për shkak të pozicionit gjeografik të Shqipërisë. “Tërmeti është një dukuri natyrore shumë e frikshme. Njerëzit panikosen aq shumë sa ndonjëherë mund të shkaktojnë dëme më të mëdha se sa vetë ai. Tërmeti i 26 nëntorit do të përsëritet, pasi vendi ynë ndodhet në mes të pllakës euro-aziatike me atë afrikane. Kur këto pllaka lëvizin, çlirohet një energji…
Fenomeni i përdorimit të hashashit nga të rinjtë por edhe nga moshat 10-12 vjeç është kthyer në shqetësues. Kjo për faktin se jo vetëm hashashi, por edhe drogat më të forta gjenden ‘sheshit’. Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës se sa thjesht e lehtë mund të blihet hashashi dhe këtë informacion e kanë edhe fëmijë të moshës nga 8 deri në 12 vjeç. “Fiksi” e gjeti këtë informacion në vendin më të çuditshëm, në varrezat e Tufinës. Fëmijët e mitur të komunitetit rom që lypin në varreza fare mirë e dinë se ku shitet, kush e shet, sa shitet…
Dortmund mbetet një nga skuadrat kryesore kandidate për të kaluar grupet e Champions League. Në ndeshjen e grupit F në “Signal Iduna Park”, verdhezinjtë triumfuan 2-0 ndaj anglezëve të Newcastle. Goli i parë për ekipin e Terzic erdhi në minutën e 26-të nga Fullkrug, i pari për të në kompeticionin më të rëndësishëm për klube. Goli i sigurisë për gjermanët erdhi 10 minuta nga fundi, falë Brandt. Me këtë rezultat, Dortmund kryeson momentalisht grupin me 7 pikë, ndërsa në vendin e 3-të është Neëcastle me 4 pikë. Surprizë e madhe është fitorja e Shakhtar Donetsk ndaj Barcelonës me shifrat 1-0.…
Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar pak çaste më parë në Gumenicë të Greqisë. Raportohet se lëkundjet e tërmetit janë ndjerë deri në Gjirokastër, Sarandë dhe zonat e tjera përreth. Paraprakisht raportohet se tërmeti ka qenë rreth 4.0 ballë i shkallës riter, në një thellësi prej rreth 5 kilometrash dhe vetëm 13 kilometra larg qytetit grek në kufi me Shqipërinë.
Kiara dhe Luizi do të bëhen prindër për herë të parë. Kjo diskutohet prej kohësh, por ditën e sotme është konfirmuar nga Revista Who. Të njëjtat burime thonë se është zbuluar gjinia e bebes dhe Luizi e Kiara presin një vajzë.
Çdo zyrtar apo politikan duhet të zbatojë vendimin e gjykatave. Kështu u shpreh ish-prokurorja Elisabeta Imeraj në “Dita jonë”, duke folur për sistemin e drejtësisë në vend besimin te publiku dhe çështjen Berisha. Ajo tha se ka një rrugë ligjore për ta kundërshtuar vendimin e gjykatës, por e rëndësishme është të mos ndërthuret politika me hetimin. “Çështje të tilla për shkak të rolit 30-vjeçar në shoqërinë shqiptare do të kenë gjithmonë një lloj ngarkese dhe rëndese. E rëndësishme është të mos ndërthuret politika me hetimin. Politikëbërja e secilit individ të mos ndikohet nga hetimet e prokurorive. Shqipëria ka vuajtur nga…
Në fund të shtatorit, Serbia vendosi armë të avancuara në kufirin e saj me Kosovën, në atë që përbënte një nga grumbullimet më të mëdha ushtarake serbe që nga fundi i luftës në Kosovë gati një çerek shekulli më parë. Në Shtetet e Bashkuara, një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare e quajti atë “një inskenim të paprecedentë të artilerisë, tankeve dhe njësive të mekanizuara të këmbësorisë serbe”. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i telefonoi presidentit serb Aleksandar Vuçiç për të kërkuar një “deeskalim të menjëhershëm”. Megjithëse kjo u anashkalua kryesisht nga mediat perëndimore në atë kohë – dhe…
Qeveria ka publikuar protokollin e plotë të marrëveshjes me Italinë për kampin e refugjatëve. Porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë. Afati i marrëveshjes është 5-vjeçar. Shpenzimet do të përballohen nga Italia, e cila do t’i paguajë vendit tonë fondin e parë në shumën 16.5 milionë euro brenda një 3-mujori. MARRËVESHJA E PLOTË PROTOKOLL NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË…
Ministrja e Transportit të Afrikës së Jugut, Sindisiwe Chikunga ka rënë pre e një grabitjeje. Ajo u shpreh se kishte ndaluar makinën në autostradë për të ndryshuar një gomë kur një person i drejtoi armën, ndërsa të tjerë u futën në automjetin e saj dhe morën të gjitha sendet me vlerë. “Ata vodhën laptopë, një telefon dhe armët e truprojave”, tha ajo. Afrika e Jugut është përballur prej kohësh me nivele të larta krimi, por është shumë e pazakontë që një ministër që udhëton me truproja të armatosur të grabitet në automjetin e tij.
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar për herë të parë pas lajmit se në bashkinë e drejtuar prej tij do të strehohen emigrantë ilegalë nga Afrika. Në një reagim në Facebook, Ndreu ironizon opozitën duke i quajtur si “racë e bardhë ariane” që janë shqetësuar për “zezakët nga Afrika”. Ai më tej thotë se Lezha do i mirëpresë afrikanët ilegalë, dhe sugjeron se shumë qytetarë “do bëjnë lekë” nëse punojnë për trajtimin e tyre. Postimi i plotë i Ndreut: Po lexoj që raca e bardhë ariane e shtatë PD-ve pa vulë, po ama akoma me nam e me nishan,…
Ish-reperi Fero u tërhoq nga muzika për t’iu përkushtuar fesë islame. Tani Fero e sheh të ardhmen në botën e biznesit dhe ka njoftuar se do të hapë një të ri. Fero ka bërë të ditur se do të hapë një ‘fast food’ në qytetin e tij të lindjes në Gjilan.