Author: tirana

Janë pamje të dhimbshme ato që vijnë nga Gaza. BBC ka publikuar sëfundmi momentin kur dy motra bëhen bashkë në një spital në Rafah të Gazas pasi shtëpia e tyre ishte bombarduar nga avionët izraelitë. Fillimisht kishte shkuar motra e madhe dhe teksa ajo po merrte shërbimin e mjekëve dërgohet edhe motra më e vogël. Në këtë moment, e madhja ngrihet dhe thotë: “Motra ime e dashur!” duke u gëzuar se ajo ishte gjallë.

Read More

Pas mbledhjes së zhvilluar sot me Sali Berishën dhe deputetët e opozitës, para gazetarëve ka folur edhe Gazment Bardhi. Ai tha se nuk do të tërhiqen nga kërkesat për ngritjen e tre komisioneve hetimore, ndërsa sa i takon zhvillimeve të fundit në Parlament, ai tha se nuk do të pranojnë provokime. Sipas tij nëse do të provokohen do të përgjigjen, teksa shton se nuk do të ketë seancë normale nëse nuk vendosen të drejtat e deputetëve të opozitës në vend. Ai tha se do të përgjigjen “me çdo çmim”. “Komisionet hetimore, 45 deputetë të opozitës kanë depozituar kërkesën në Kuvend…

Read More

Rita Ora dukej elegante teksa po largohej nga restoranti Hotel Costes në Paris me bashkëshortin e saj Taika Waititi. Këngëtarja, 32 vjeç, dhe regjisori i filmit, 48 vjeç, shijuan një darkë romantike pasi ishin të pranishëm për të parë finalen e Kupës së Botës Rugby të shtunën mbrëma. Çifti dukej në formë teksa dolën për një darkë së bashku në kryeqytetin francez. Rita zgjodhi një palë xhinse dhe bluzë të zezë, por e shtoi elegancën me një pallto me lesh të gjatë. Ndërkohë, Taika zgjodhi pantallona dhe një bluzë gri, dhe mabnte një kapele të bardhë, përpara se të hipte…

Read More

Kur flasim për piramidat, shumica prej nesh mendojnë menjëherë për strukturat monumentale prej guri të Gizës, Mbretit Tut dhe ndoshta edhe Sfinksin e famshëm. Dhe pse jo? Egjipti është shtëpia e 138 piramidave, por nuk është i vetmi vend në botë që mban këto struktura magjepsëse – ka afërsisht njëqind apo më shumë piramida në jug të Sudanit, për shembull. Le të shohim disa nga gjërat më të çuditshme që gjenden brenda një piramide, kudo që të jenë në botë. Gjetja e mbetjeve njerëzore brenda një piramide është e zakonshme. Por jo kur disa janë dëshmi e një vakti të…

Read More

Me një doodle, Google nderon sot Halloween, festën që mbahet çdo 31 tetor. Fjala “Halloween” është një shkurtim i “All Hallows Evening”, pra natën para festës së të Gjithë Shenjtorëve, që është 1 Nëntori. Keltët më 31 tetor festuan fundin e sezonit të korrjes dhe fillimin e dimrit. Tradita thotë se në këtë ditë të veçantë ne i afrohemi “botës tjetër”, që mund të kontaktojmë me shpirtrat dhe të vdekurit. Ngjyrat që lidhen me festën janë portokallia dhe e zeza. Portokallia simbolizon të korrat e vjeshtës dhe e zeza simbolizon vdekjen dhe, në përgjithësi, “botën tjetër”. Halloween (anglisht: Halloween), Halloween,…

Read More

Aplikacioni kinez “WeChat”, për të cilën dhe qeveritë perëndimore kanë shqetësime në lidhje me sigurinë e saj, është ndaluar nga Kanadaja të përdoret në pajisjet qeveritare. Ka dyshime se aplikacioni, një nga më të përdorurit të botë, përdoret për të spiunuar përdoruesit. WeChat është i kudondodhur në Kinë dhe gjithashtu i popullarizuar në Azinë Juglindore dhe brenda komuniteteve të diasporës kineze. Edhe pse vendimi për ta ndaluar në Kanada ka hyrë në fuqi menjëherë, nuk ka asnjë provë që informacioni i qeverisë është komprometuar përmes WeChat, tha në një deklaratë presidentja e Bordit të Thesarit të Kanadasë, Anita Anand. “Ne…

Read More

Të zbulojmë disa cilësi, për të kuptuar nëse personaliteti yt ka prirjen të jetë i fortë, apo i dobët Mendërisht e fortë, apo thjesht vetëm në dukje? Është e mundur të kuptohet përmes disa sinjaleve të thjeshta. Zakonisht shumë njerëz kanë tendencë të jenë shumë të sigurt në veten e tyre, duke theksuar gjithmonë se nuk kanë frikë nga asgjë. Ndonjëherë është thjesht një qëndrim manipulues për t’iu qasur situatave të caktuara, në një mënyrë të ashpër. Në fakt, një studim i ri nga psikologët e Universitetit Rutgers ka gjetur se njerëzit që marrin pozicione dhe qëndrime të ashpra mund…

Read More

Deputeti socialist, Vullnet Sinaj fal kolegun e tij demokrat, Bledion Nallbati edhe pse ky i fundit i goditi me grusht në seancën plenare të së hënës. Sinaj ka bërë me dije se e ka hedhur pas si episod, pasi nuk ka asgjë personale me kolegun e tij. “E kam falur Nallbatin. Nuk kam asgjë personale me të”, ka thënë Sinaj, i cili përgjegjës bën Sali Berishën. Nga ana tjetër, më herët vetë Nallbati u shpreh i penduar, duke thënë se gjeste të tilla nuk nderojnë askënd. “Është një incident i krijuar nga Sali Berisha për ti shpëtuar drejtësisë shqiptare. E…

Read More

Partia Socialiste do të kërkojnë përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës pas sherrit të së hënës pasdite në Parlament, ku pati përleshje fizike dhe seanca e cila zgjati 50 minuta ishte në një kaos të madh. Kërkesa e firmosur nga 13 deputetë të PS-së është për deputetët: Flamur NokaGazmend BardhiBledian NallbatEdi PalokaAlbana VokshiLefter GështenjaSaimir Korreshi Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Bledion Nallbati u përjashtua nga seanca pasi tentoi të godiste me grusht deputetin socialist, Vullnet Sinaj, teksa ky i fundit po mbante fjalën e tij. “Nuk ia vlen që të merremi me diçka që nuk nderon askënd”, tha Nallbati një…

Read More

Binjakët Ju e njihni veten mjaft mirë që të dini se nëse vjen një stuhi me të cilën duhet të përballeni, do ta përballoni atë. Keni besim në aftësinë tuaj për të kapërcyer problemet dhe mendoni se këtë javë, ju dhe partneri juaj romantik tashmë keni “përparësinë” e nevojshme. Ju mund të mbijetoni gjithçka së bashku, sepse keni kaluar gjithçka së bashku. 31 tetori ju kujton pse jeni bashkë, dhe kjo për shkak se të dy jeni njerëz unik që ju pëlqen të shprehni veten në mënyrat tuaja. Ajo që ka ndodhur gjatë kohës tuaj së bashku është se ju…

Read More

nsituti i Mjekësisë Ligjore do të ristrukturohet totalisht falë projektligjit të ri që rregullon veprimtarinë e institucionit, dhe që parashikon për herë të parë se kushdo që ka rezerva për një ekspertizë, mund të kërkojë kryerjen e saj privatisht, kundrejt pagesës së një tarife. Ministria e Drejtësisë ka hedhur per konsultim publik projektligjin që ka për qëllim përcaktimin e rregullave për mirëfunksionimin e mjekësisë ligjore në Republikën e Shqipërisë, si dhe unifikimin e procedurave për kryerjen e ekspertimeve në fushën e mjekësisë ligjore. Ndryshe nga çfunksionon deri tani ky institucion, projektligji parashikon krijimin e Këshillit Shkencor, si dhe shtimin e…

Read More