Një shqiptar i ka thënë gjykatës në Britaninë e Madhe se ka qenë nën presion nga një grup trafikantësh shqiptarë, teksa kishte telefonuar policinë britanike për ta shpëtuar nga situata ku ndodhej. Për Muhamet Halilin gjithçka nisi vitin e kaluar, kur teksa ishte duke drejtuar një mercedes në rrugën Cardiff të Barry-t përplasi një person me motor duke e hedhur në anën tjetër të rrugës e duke i shkaktuar plagë të shumta. Halili tha në atë kohë në gjykatë se ndaloi për një moment makinën por më pas i dha gaz dhe u largua me shpejtësi. Gjykatësja vendosi që 36-vjeçari…
Author: tirana
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç sfidoi sërish të martën thirrjet e diplomacisë perëndimore për përmbushjen e detyrimeve nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që nënkuptojnë njohje de fakto të pavarësisë së saj. “Për ne njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje dhe këtë e kam përsëritur disa herë dhe nuk e kam të vështirë as turp ta them dhe përsërisë para presidentes së Komisionit Evropian”, tha ai gjatë një konference të përbashkët për gazetarë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen. “Për Serbinë është e qartë se çfarë nuk mund të bëj kundër Kushtetutës së saj…
Pak ditë më parë, Irma dhe Eranda Libohova gëzuan gjithë shqiptarët kur u shfaqën bashkë duke darkuar, pas 5 vitesh “sherr”. Por duket se motrat do t’i kompesojnë shpejt këto vite të humbura. Eranda na ka treguar pak minuta më parë në një InstaStory se ndodhet gjatë provave me Irmën. Kështu motrat Libohova do performojnë shërish bashkë në skenë, për shqiptarët.
Armando Broja dhe Konor Gallager ishin dy lojtarët e zgjedhur të Çelsit të cilët morën pjesë në një intervistë për njerëzit që komunikojnë me shenja. Ajo që ra në sy ishte shqiponja e bërë me duar, e cila tregon Shqipërinë dhe sulmuesi i Kombëtares u ndal menjëherë që ta bënte: “Ky është gjithashtu dhe festimi im”. View this post on Instagram A post shared by Chelsea FC (@chelseafc)
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, ku ky i fundit u shpreh se duhet të krijohet “Serbia e Madhe”. Kreu i qeverisë shprehet i zhgënjyer nga mosreagimi i BE. “Kanë kaluar tri ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Duhet të rrëfej, jam i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt!” Milorad Dodik deklaroi gjatë një interviste se serbët, këtë shekull, duhet të formojnë një shtet të vetëm…
Mund t’ju duket e çuditshme, por po ka disa raste të personave të cilëve u është hakuar celulari dhe sigurisht që nuk është e lehtë ta zbuloni vetë. Por ka disa shenja që ekspertët janë mbledhur për t’ju vënë nën dyshime. Cilat jane keto? Pajisja juaj dërgon ose merr mesazhe të çuditshme Nëse miqtë tuaj marrin mesazhe që ju nuk i keni dërguar, diçka nuk është në rregull. E njëjta gjë është e vërtetë me emailet. Në mënyrë të ngjashme, marrja e mesazheve që nuk janë të destinuara për ju është një shenjë negative. Aplikacionet e reja po instalohen pa…
Aktori i humorit Rezart Veleshnja, në një intervistë ka thumbuar ish-kolegun e tij Salsano Rrapin. Në studio, ai kishte sjellë edhe nje zhapik, të cilin e quante Sali. “Është prezantues në spektakël humori. E ka emrin Sali. Saliu të lëpin gjatë gjithë kohës. Nuk të bën asgjë. Vetëm flet, të spiunon është si grua e keqe. Nuk të bën asgjë është frikacak. Kam punuar 17 vjet me Salin”, tha Rezarti duke lënë qartë të kuptohet se bëhet fjalë për Salsano Rapin. Kujtojmë që Rezi u largua pas 17 vitesh nga Top Channel dhe vetë pranoi se nuk janë ndarë mirë.
Si ka ndryshuar familja shqiptare dhe çfarë do të thot sot të jesh gjysh apo gjyshe ka qenë pyetja që i është drejtuar sociologut Gëzim Tushi. “Shoqëria e sotme shqiptare, familja tradicionale po shpërbëhet dhe po krijohet familja dinastike në kuptimin burri, gruaja dhe fëmijët. Gjyshi është kthyer në profesion. Nëse më parë gjyshi i ka mbajtur fëmijët e fëmijëvë me rolin e kujdestarit të thjeshtë, sot është një angazhim më i madh. Sot ka ndryshuar edhe koncepti për moshë. Një 65-vjeçar nuk është plak. Plak quhesh pas moshës 85 vjeç. 65 deri në 74 vjeç quhesh i moshuar…
Astrologu Jorgo Pulla ka bërë parashikimit e horoskopit për të gjitha shenjat për muajin nëntor. Ai u shpreh se ky do të jetë një muaj i gjërave të mëdha, por sugjeron që të tregohet kujdes me çështjet e vjetra, por ashtu u shpreh se në nëntor do të ketë probleme me bankat. Gjithashtu në këtë parashikim nuk mbeti pa marrë vëmendjen edhe ish-kryeministri Sali Berisha, kjo për faktin se ish-kryeministri i përket shenjës së peshore. Me nota humori në studion e “ABC e Mëngjesit”, astrologu Jorgo Pulla, i ngacmuar edhe nga gazetari Enkel Demi lidhur me shenjën e tij, tha…
Gjashtë grabitës në Greqi kanë dhunuar një familje shqiptare në zonën e Kolonos në Athinë. 42-vjeçari shqiptar ishte ulur me dy djemtë e tij, 23 dhe 17 vjeç, në një stol në sheshin Petroula, kur papritur u përballën me grabitësit të cilët ishin të maskuar. Kreu i bandës së grabitësve kishte të pambuluara tiparet e fytyrës, teksa iu kërkoi me ton kërcënues 5000 euro. 42-vjeçari shqiptar i është përgjigjur me tone të ashpra atij dhe më pas të gjashtë personat kanë filluar ta godasin me grushte dhe shkelma në kokë, shqiptarin dhe dy djemtë e tij. Mësohet se kreu i…
Numri i pengjeve që besohet se mbahen nga Hamasi në Gaza është deri në 240, tha në një konferencë shtypi të martën zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), admral Daniel Hagari. Hagari tha gjithashtu se 315 ushtarë të IDF kanë vdekur që nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 tetor. Sipas tij, IDF përfundoi të hënën nxjerrjen e parë të suksesshme të pengjeve që nga 7 tetori, duke shpëtuar një ushtar izraelit që u rrëmbye nga Hamasi, raporton CNN. Ori Megidish u shpëtua në një operacion të përbashkët midis IDF dhe Agjencisë Izraelite të Sigurisë (ISA), e…
Tanke izraelite u pozicionuan në pjesën jugore të Izraelit të martën në përgatitje për të hyrë në Gazë ndërkohë që ushtria izraelite vazhdoi sulmet ndaj infrastrukturës së grupit militant palestinez Hamas dhe bombardimet ajrore përgjatë Rripit të Gazës si pjesë e operacionit të zgjeruar. “Njësi të Komandës Jugore – ju flet komandanti. Po nisim sulmin ndaj Hamasit dhe organizatave terroriste në Rripin e Gazës. Qëllimi ynë i vetëm – fitorja. Pavarësisht se sa të gjata do të jenë luftimet, sa të vështira, nuk ka alternativë tjetër përveç fitores,” deklaroi Gjeneral-majori Yaron Finkelman, shef i Komandës jugore të Ushtrisë së Izraelit.…