Author: tirana

Deputetja Blerina Gjylameti, njëherësh dhe kryetare e grupit parlamentar të Miqësisë Izrael –Shqipëri ka sqaruar votën e vendit tonë në OKB për rezolutën që synon një armëpushim në Rripin e Gazës. Në një intervistë për emisionin “Opinion” Blerina Gjylameti deklaroi se Shqipëria mbështet ndërprerjen e sulmeve në Rripin e Gazës dhe lejimin e korridoreve humanitare. “Unë besoj që nëse do të arrijnë të gjithë fuqitë ndërkombëtare të bëjnë presion për të lejuar gjithë korridoret humanitare, të jeni të bindur që do të ndryshojë situata. Shqipëria abstenoi sepse kishte një element. U tentua që rezoluta të modifikohet duke vendosur një apo…

Read More

Policia e Shtetit bën me dije se ka sekuestruar pasuri me vlerë 1 milion euro në zotërim të Fran Merdhoçit, i cili ndodhet në burg, i dënuar me 10 vite. ”Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi Fran Merdhoçi, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burgim, për trafikim lëndësh narkotike, kryer ne bashkepunim”,-informon Policia e Shtetit. Njoftimi i plotë Vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive që e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.…

Read More

Familjet e viktimave të sulmit të 7 tetorit të Hamasit në Izrael i kanë kërkuar Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) që të fillojë hetimet mbi vrasjet dhe rrëmbimet, pavarësisht kundërshtimit të Izraelit ndaj Gjykatës. Avokati ndërkombëtar me seli në Tel Aviv, Yael Vias Gvirsman, i cili përfaqëson familjet e më shumë se 34 viktimave të sulmeve të Hamasit, përfshirë pengjet, personat e zhdukur dhe të vrarë, paraqiti pranë prokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare një dosje në bazë të nenit 15. Izraeli nuk është vend anëtar i gjykatës me seli në Hagë dhe refuzon ta njohë juridiksionin e saj. Kërkesa e avokatit…

Read More

Princesha Leonor u betua për Kushtetutën Carta Magna të Spanjës. Ajo dje mbushi 18-vjeçe, dhe u betua në një seancë solemne ku u zotua për besnikërinë e saj ndaj kushtetutës. Ceremonia u bojkotua nga ministrat e qeverisë republikane dhe deputetët nacianlistë katanalanas dhe baskë. Leonor u shoqërua nga prindërit e saj, Mbreti Felipe dhe Mbretëresha Letizia, motra e saj, Sofía dhe kryeministri në detyrë i Spanjës, Pedro Sánchez. Gjyshi i saj Juan Carlos, ish-mbreti i abdikuar, mungonte. Premtimi i Leonores për besnikëri ndaj kushtetutës spanjolle erdhi 37 vjet pasi babai i saj bëri të njëjtin betim në ditëlindjen e tij…

Read More

Këtë të mërkurë, pritet një përmirësim i lehtë kushteve atmosferike për vendin tonë si pasojë e një situate pas frontale. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime si dhe alternime vranësirash. Pas orëve të mesditës mot me vranësira mesatare dhe të dendura. Në orët e mbrëmjes vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të vendit. Era do fryjë e lehtë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-5m/s, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Read More

Dashi Të mërkurën do përballeni me shkathtësi edhe me situatat më komplekse. Ka ende sfida për të kapërcyer dhe stres për të menaxhuar deri të enjten, por më pas do të përmirësohet. Kujdes me financat, mund të gjendeni në vështirësi me disa shpenzime shtesë. Demi Këto ditë do të përballeni me kundërshtimin e Diellit, Marsit dhe Merkurit. Do t’ju duhet të përballeni me kritikat që keni marrë muajin e kaluar, por do të jeni në gjendje të dilni dhe të hiqni qafe gjërat e këqija që janë thënë për ju. Ju presin vendime të rëndësishme, merrni kohën e nevojshme. Binjakët…

Read More

“Shpresoj që Allahu të më falë”, këto janë fjalët që 41-vjeçari shqiptar Selami Bode tha pasi vrau bashkëshorten e tij Etleva Bode (Kanolja). 31-vjeçarja shqiptare pas gati dy ditësh në koma të thellë, ndërroi jetë mbrëmjen e së dielës e shtruar në reanimacionin e spitalit San Paolo në Savona, Itali. Ajo la jetimë katër fëmijë të moshës 5 deri në 13 vjeç. Ditën e djeshme Selami Bode duhej të merrej në pyetje në burgun e Marasit, ku po mbahet për akuzën e vrasjes së rëndë për shkaqe të parëndësishme dhe për faktin se vepra është kryer ndaj bashkëshortes së tij.…

Read More

Shiu i rrëmbyeshëm dhe shtrëngata kanë pushtuar mbrëmjen e sotme qytetin e Shkodrës duke mbushur fushën e stadiumit “Loro Boriçi” me ujë. Në këtë stadium do të luhej ndeshja mes kombëtares së femrave të Shqipërisë dhe Irlandës. Pas nisjes së shiut ndeshja është pezulluar dhe po presin për rinisjen e ndeshjes dhe për të zhvilluar pjesën e dytë të përballjes.

Read More

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes Izraelite, Daniel Hagari, ka konfirmuar se avionët luftarakë izraelitë kryen sulmin në kampin e refugjatëve Jabalia në Gaza, për të cilin ai tha se vrau një komandant të lartë dhe shkaktoi shembjen e infrastrukturës nëntokësore të Hamasit. “Pak kohë më parë, avionët luftarakë të IDF, duke vepruar në inteligjencën ISA, vranë Ibrahim Biari, komandantin e Batalionit Qendror Jabaliya të Hamasit. Biari ishte një nga udhëheqësit përgjegjës për dërgimin e operativëve terroristë ‘Nukbha’ në Izrael për të kryer terrorin vrasës. sulmi i 7 tetorit. Shumë terroristë të Hamasit u goditën në sulm”, tha Hagri në një…

Read More

Moti i keq me reshje të dendura shiu ka pushtuar qytetin e Shkodrës, mbrëmjen e kësaj të marte. Si pasojë e reshjeve intensive mësohet se janë bllokuar disa segmente rrugore. Konkretisht raportohet se ka vështirësi në qarkullimin e mjeteve në segmentin Isa Boletini-Ura Dervish Beg dhe te Pallati i Rinisë në Parrucë. Gjithashtu, edhe korsia e biçikletave në këto segmente ka pasur vështirësi.

Read More

Raportohet për dhjetëra të vrarë të martën nga një shpërthim i madh në një kamp refugjatësh në Rripin e Gazës. Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e cila udhëhiqet nga grupi militant palestinez Hamas, tha se kampi i refugjatëve Jabalia u godit nga së paku gjashtë sulme ajrore, si pasojë e të cilave u shkatërrua një numër i blloqeve banesore në një zonë banimi. Ajo raportoi për një numër të madh viktimash, por nuk dha hollësi. Ushtria e Izraelit ende nuk e ka komentuar shpërthimin në kampin e refugjatëve në veri të Gazës. I vendosur në Qytetin e Gazës, Jabalia është…

Read More

Kombëtarja shqiptare përpos paraqitjeve pozitive që po bën në fushën e lojës, stafi i kuqezinjve po punon shumë edhe me talentet shqiptarë që luajnë nëpër kampionate të huaja. FSHF-ja duket shumë afër një tjetër risie për ndeshjet e ardhshme. Këtë herë lojtari që ka përfunduar në radarin e Sylvinhos dhe stafit të tij është sulmuesi i Mainz, Nelson Weiper. Ky i fundit është lojtar i Gjermani U-21, por FSHF-ja po tenton ta veshë me fanelën kuqezi. E bujshme pasi tashmë një tjetër talent mund të zgjedhë kuqezinjtë. Në fakt 18-vjeçari ka lindur në Gjermani, teksa vetëm nëna e tij është…

Read More