Në lagjen e re “5 Maji” në Tiranë po ndërtohen dy godina institucionesh publike dhe kulturore, për ta kthyer këtë zonë në një qendër të re policentrike të kryeqytetit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet e dy godinave, për të cilat tha se qëllimi i lagjeve të reja, ku janë strehuar familjet e prekura nga tërmeti, është krijimi i një ekosistemi ekonomik dhe shërbimesh. “Në lagjen ‘5 Maji’ kemi ardhur zakonisht për të inspektuar pallatet e reja, ku po strehohen familjet e prekura nga tërmeti. Janë edhe 70 familje të fundit, të cilat do të strehohen në…
Author: tirana
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho nga kryesia e Kuvendit, ngriti shqetësimet në lidhje për projektbuxhetin e vitit 2014. Ajo tha se nuk parashikohet asnjë paketë mbështetëse për kategoritë në nevojë. ”Me aktin e ri normativ, qeveria ka vendosur të injorojë mijëra familje të varfra që përballen me dyfishimin e çmimeve. Asnjë paketë mbështetëse për asnjë prej kategorive në nevojë. Akti normativ i qeverisë Rama nuk parashikon rritje të pagave, por parashikon ulje të fondit të pensioneve, pasi prioritet për qeverinë mbetet rritja e fondeve operative për shpenzime luksi si dhe shpenzimet kapitale. Ndërsa nuk ngurron të shkurtojë investimet…
Këtë të mërkurë, ish-kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi është futur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai do të japë deklarime për kallëzimet për krime zgjedhore. Maliqi ka shkuar disa herë në SPAK ku ka bërë kallëzime në lidhje me krimet zgjedhore. Më 21 korrik, dorëzoi një tjetër padi ndaj kryetarit të Bashkisë, Kreshnik Hajdari në Prokurorinë e Posaçme SPAK dhe biznesmenit Pëllumb Salillari, si personi që ka financuar në zonë në blerjen e votave.
Një karvan emigrantësh me mijëra njerëz nga Amerika Qendrore, Venezuela, Kuba dhe Haiti u larguan nga Meksika jugore dhe u nisën për në SHBA. Rreth 5 mijë emigrantë filluan duke shkuar drejt kufirit jugor të Meksikës për në SHBA të hënën. Emigrantët janë ankuar se procesi i vizave për refugjatët ose vizat e daljes po zgjat shumë në qendrën kryesore të përpunimit të Meksikës në qytetin e Tapachula, pranë kufirit me Guatemalën. Njerëzit që kërkojnë viza të tilla shpesh presin javë ose muaj pa qenë në gjendje të punojnë, raportojnë mediat ndërkombëtare. Shumë emigrantë po ikin nga varfëria dhe paqëndrueshmëria…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një prononcim për mediat, pas kaosit dhe tensioneve që u krijuan në Kryesinë e Kuvendit ku deputetë të Rithemelimit nuk lejuan që të zhvillohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. ”Në mënyrën më të përsëritur kam paralajmëruar zonjën se ti po e shkatërron Parlamentin. Duke shkelmuar Kushtetutën dhe këtë institucion. Pas një durimi të zgjatur dhe stërzgjatur dhe përpjekjes së tyre për të rivendosur të drejtat, erdhi një moment kur qenia e tyre në Kuvend ishte fiktive. Kur ata 600 mijë votues, që kanë votuar për ta kishin zero përfaqësim në Kuvend, pasi përfaqësuesve të…
Për shkak të kaosit dhe tensioneve që deputetët e Sali Berishës shkaktuan në Kryesinë e Kuvendit, mbledhja e Konferencës së Kryetarëve është shtyrë për në orën 13:00, pasi sot do të prezantojë ministri i Finanacave Ervin Mete, projektbuxhetin për vitin 2024.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç shpalli këtë të mërkurë mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare më 17 dhjetor, të tretat me radhë në tre vjet e gjysmë në Serbi. Duke nënshkruar vendimin për shpërndarjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve, presidenti serb tha se “po jetojmë në kohë të vështira për mbarë botën, në kohën e sfidave globale, luftërave dhe konflikteve, në kohën kur është e nevojshme që të gjithë të jemi të bashkuar në luftën për ruajtjen e interesave jetike kombëtare dhe shtetërore të Republikës së Serbisë, një kohë kur do të përballemi me presione të shumta për shkak…
Disa prej deputetëve të Rithemelimit që u përjashtuan dje nga punimet në Kuvend, nuk janë tërhequr dhe po tentojnë që të hyjnë sot në mbledhjen ku ministri i Financave, Ervin Mete do të prezantojë projektbuxhetin për 2024, siç është Bardhi apo dhe Flamur Noka. Një vazo me lule është rrëzuar në hyrje të sallës ku do të mbahet Konferenca e Kryetarëve.
Grushti që deputeti i PS-së Vullnet Sina mori nga kolegu demokrat në seancën e së hënës në Kuvend, ”djeg” demokratin Bledion Nallbatin. Kjo pasi kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka firmosur një kallëzim penal për deputetin në fjalë. Çuçi thekson se nuk do të tolerohet asnjë akte dhune. Reagimi i plotë “Sot, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste firmosa kallëzimin penal për deputetin Bledion Nallbati për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina. Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk do të tolerojmë asnjë akt dhune dhe refuzojmë këdo që…
Kryeministri Edi Rama bën me dije se që nga dita e djeshme, kompania ajrore Ryanair ka nisur fluturimet nga Shqipëria me destinacionin e parë drejt Romës. ”Kompania ajrore Ryanair ka nisur fluturimet prej ditës së djeshme në Shqipëri, me destinacionin e parë drejt Romës. 200 fluturime në javë në 17 destinacione”,-shkruan Rama.
Skenari i kaosit po vijon edhe këtë të mërkurë në Konferencën e Kryetarëve, ku të pranishëm që duan të marrin pjesë në mbledhje, janë deputetët e përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, mes tyre edhe kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi. Ai pati një debat me kryeparlamentaren Lindita Nikolla. ”Pse me ke përjashtuar ti mua, për çfarë?”,-i tha Bardhi-Nikollës. Deputetët mbështetës të Berishës dhe të Bardhit, duan të bllokojnë edhe mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku do të jetë i pranishëm ministri i Financave Ervin Mete për të prezantuar projekt/buxhetin për vitin 2024. Grupi i Rithemelimit ka…
Një nga viktimat që humbi jetën tragjikisht në kantierin e ndërtimit në Hamburg mëngjesin e të hënës është Albert Zorba nga Elbasani. Shqiptarët, punonjës në të zezë në kantier janë paraqitur me dokumente të rreme bullgare dhe kjo është arsyeja e paqartësisë së identiteteve të tyre nga shteti gjerman. Sipas mediave gjermane numri i shqiptarëve që kanë humbru jetën është 4 dhe një i pestë ka mbetur i plagosur.